Slideri Kryesor
Paralajmërimi i Kokëdhimës: Ndryshimi i kastës do të ndodhë edhe në Shqipëri. Puna është si, me dhunë, apo paqësisht?!
Pas ikjes së Ben Blushit dhe krijimit të formacionit LIBRA, një tjetër iniciativë kundër ekipit drejtues të Partisë Socialiste, është zyrtarizuar dje. Ish-deputeti Koço Kokëdhima, njofton se ka mbledhur në Sarandë, rreth 400 mbështetës të tij për të nisur lëvizjen për ndryshim në PS. Një ndryshim i cili deri më sot që flasim thjesht artikulohet, por nuk po zbulon shprehi programore, apo organizative. Gazeta “Shekulli", pronë e Kokëdhimës, publikon të plotë fjalën e tij në aktivitet, në të cilën, mbyllja përbën ndoshta momentin më të rëndësishëm:
Nishani refuzon rimandatimin e Shefit të Shtabit, ka vepruar pa lejen e Presidentit për pronat e ushtrisë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka refuzuar propozimin e Kryeministrit Rama për dhënien e një mandati të dytë shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazos. Propozimi ka mbërritur pak ditë më parë në zyrën e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit trevjeçar të gjeneralmajor Bazos. Panorama shkruan se Presidenti Nishani ka refuzuar t’i japë një mandat të dytë shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazos, për shkak të shkeljeve kushtetuese që ky i fundit ka kryer gjatë mandatit të tij 3- vjeçar.
Britania, demokraci nën survejim
Britania e Madhe është kthyer së fundmi në vendin perëndimor që aplikon survejimin më të thellë ndaj njerëzve. Një ligj i miratuar nga Parlamenti, i quajtur Ligji për të Drejtat Hetimore kërkon ndër të tjera nga faqet online që të ruajnë për një vit historikun e kërkimeve në faqe nga përdoruesit dhe t’ia vënë atë në dispozicion agjencive ligjzbatuese.
Data 18 "i shtohet" festave të nëntorit
Në Tiranë po mbahet këto dy ditë Samiti i Diasporës. Një emër që tingëllon mirë e që ndihmon në institucionalizimin e marrëdhënieve me emigracionin shqiptar, të harruar për 25 vite. Por duhet thënë se organizimi i këtij samitit është kundërshtuar nga disa drejtime, qoftë për mënyrën sesi po thirreshin njerëzit, qoftë edhe për mungesë të një programi, objektivi etj..Këto janë normale në një vend që nuk është mësuar të ketë shtetin e vet si referencë të besueshme.
Ish-drejtori i CIA-s në administratën Obama, David Petraeus, mund të jetë sekretar për Veteranët në presidencën Trump
Në një intervistë për Al Jazeera, ish-drejtori i CIA-s nën administratën Obama, gjenerali me katër yje, David Petraeus, nuk ka mohuar që ka një ofertë për sekretar për Çështjet e Veteranëve. Trajtimi i tyre ka qenë një nga premtimet e vazhdueshme të Trump. Më poshtë intervista, minuta 05:00"
“Ndikim në zgjedhjet amerikane, por Putin nuk dëshironte Trump si president të ri”
A ndikoi Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale amerikane? Nga sa na thotë leximi i shfaqjes politike, përgjigja është “po”. Por a u investua presidenti i Rusisë për një ndryshim krahu në Shtëpinë e Bardhë? Kjo është një pyetje që ka përgjigje më komplekse.
Në një intervistë për “Reuters”, eksperti i Rusisë, Mark Galeotti, thotë se “jo”. Vladimir Putin nuk dëshironte që Donald Trump të vinte në pushtet. Sipas tij, Kremlini po luante për një kushtëzim të fortë të presidencës amerikane të Hillary Clinton, të cilën e shikonin si favorite të padiskutueshme.
Reagon Ministria e Jashtme për dënimin e dy nëpunësve: Janë shkelur procedurat, kemi ofruar konsulencë ligjore
Ministria e Jashtme ka reaguar më në fund për incidentin diplomatik me dy nëpunësit e saj që u ndaluan teksa transportonin në Greqi libra shkollorë, të cilat Gjykata e Janinës i çmoi si material propagandistik. Në reagim thuhet se Ministria po e ndjek çështjen në rrugë diplomatike dhe se procedura e ndjekur nga autoritetet greke bie në kundërshtim të plotë me rregullat e së drejtës ndërkombëtare.
Reagimi i Ministrisë së Jashtme:
Njё Europё e lёnduar duhet tё tregojё veten
Kёto ishin ditё tranzicioni. Barack Obama ishte pёr herё tё fundit si president i SHBA-sё nё Europё. Me tё u takuan nё zyrёn e kancelarit nё Berlin kryetarёt e shteteve dhe qeverive tё vendeve kryesore europiano-perёndimore. Secili prej tyre i lёnduar apo i sfiduar nё llojin e vet.
Gjyqi ndaj dy shoferëve të Ministrisë së Jashtme, si gënjyen për pasaportat dhe materialin që transportonin. Shteti shqiptar nuk caktoi avokat
Dënimi i dy nëpunësve të ministrisë së jashtme shqiptare nga Gjykata e Janinës për futjen në Greqi të materialeve ku propagandohej Shqipëria e Madhe ka gjetur jehonë edhe në mediat e vendit fqinj, të cilat kanë zbardhur detaje nga seanca gjyqësore në ngarkim të Agim Asllanit dhe Altin Tafës.
Spitali i fëmijëve bombardohet gjatë raportimit live (Video)
Skena terrori ka regjistruar ekuipazhi i rrjetit televiziv arab Al Jazeera në Aleppo të Sirisë. Gazetari i ishte duke raportuar mbi kushtet në spitalet e qytetit, kur zona afër ndërtesës u bombardua nga aviacioni sirian. Bombardimi ndodhi herët në mëngjes të premten. Spitali për fëmijët, në të cilin trajtohen edhe të plagosurit e luftës ka funksionuar normalisht. Papritmas, ndërsa gazetari i veshur me një jelek antiplumb raporton nga brenda godinës, spitali është tronditur nga themelet, energjia elektrike shkëputet dhe materialet e ndërtimit bien mbi kokat e mjekëve dhe infermierëve.