Slideri Kryesor

Europa kalon djathtas. Macron njofton zgjedhje të reja në Francë

Postuar në 09 Qershor, 2024 21:55

Europa është kthyer djathtas duke konfirmuar të gjitha parashikimet e bëra për zgjedhjet e 9 qershorit. Është një tërmet që ka dhënë dëmin e parë  e rrëzimin e qeveriaë franceze pasi presidenti I vendit, Emmanuel Macron, vendosi të shpërndante Parlamentin sapo dolën rezultatet.

Franca ka nevojë për një shumicë të qartë në qetësi dhe harmoni. Të jesh francez në zemër do të thotë të zgjedhësh të shkruash histori, jo të udhëhiqesh prej saj

Video/Regjim i lirë lundrimi për plehrat në Koman

Postuar në 09 Qershor, 2024 16:50

Pamjet tregojnë ndotjen urbane në Liqenin e Komanit, përndryshe një pasuri e vërtetë natyrore dhe mundësi turistike. Ironike nëse mendon se debati kryesor i këtyre viteve janë pikërisht mbetjet. 

Të shpresojmë se do shohim futboll! Tallavaja dhe "gazetaria" aty do jenë në mijëvjeçarë

Postuar në 09 Qershor, 2024 15:46

Janë përcjellë sot pamjet e mbërritjes së ekipit kombëtar të futbollit në Gjermani ku pritet të nisë kampionati europian.

Qeleshe, flamuj, festë, e gjitha sipas një zakoni të ri tonit që zhurmën dhe kapardisjen ta quajmë festë globale. Si pak kush në botë. Ndjesë: bota ka shansin të kuptojë si bëhet festa!

Borrell, joparimor me Kosovën. Shpresoj të zëvendësohen institucionet e BE-së

Postuar në 09 Qershor, 2024 15:14

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka shprehur hapur dëshirën që zgjedhjet europiane të sjellin ndryshime në institucionet e BE-së. ajo ka akuzuar kreun e politikës së jashtme europiane, Josep Borrell, se ka ndjekur një politikë jo parimore ndaj Kosovës në ndërmjetësimin e dialogut me Serbinë.

Luftë ekonomike ndaj Kyriakos/Ide për një taksë 200€ për shqiptarët që zgjedhin të pushojnë në Greqi

Postuar në 08 Qershor, 2024 20:08

Ne një shkrim me titull "Mitsotakis dhe kërcënimet pa bukë për shqiptarët", analisti Dritan Hila, hedh ndër të tjera idenë hipotetike të një takse për ata që pushojnë në Greqi, si formë lufte ekonomike ndaj shtetit fqinj.

Dodik dhe Vuçiç firmosin Deklaratën...mbi të Ardhmen e Përbashkët të Popullit Serb

Postuar në 08 Qershor, 2024 17:04

Qeveria e Serbisë dhe ajo e Republikës Srpska kanë nënshkruar sot në Pallatin e Serbisë në Beograd, Deklaratën mbi Mbrojtjen e të Drejtave Politike dhe Kombëtare dhe të Ardhmen e Përbashkët të Popullit Serb. Sipas presidentit serb, Aleksander Vuçiç, dokumenti adreson Kosovën dhe respektimin e Rezolutës 1244 të OKB-së, pjesëmarrjen në dialog dhe zbatimin e marrëveshjeve.

Inteligjenca artificiale ka mësuar të gënjejë

Postuar në 08 Qershor, 2024 17:01

Modelet e inteligjencës artificiale, me sa duket, po përmirësohen në gënjeshtra të qëllimshme.

SHBA po minon rendin bërthamor ndërkombëtar

Postuar në 08 Qershor, 2024 14:35

Një ditë më parë ndihmësi kryesor i presidentit amerikan për kontrollin e armëve, Pranay Vaddi, deklaroi se SHBA mundet që në vitet e ardhshme të dislokojë më shumë armë bërthamore strategjike në vende të tjera si pasojë e kërcënimeve në rritje nga Kina, Rusia dhe kundërshtarë të tjerë. Lidhur me këtë deklaratë, përfaqësuesi kinez në SHBA ka reaguar duke cilësuar se SHBA po minon regjimin e çarmatimit bërthamor ndërkombëtar dhe atë të mospërhapjes së armëve, duke vënë në pikëpyetje sigurinë globale.

Stoltenberg tërhiqet nga plani 100 miliardë euro për Ukrainën

Postuar në 08 Qershor, 2024 13:48

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka hequr dorë nga një plan pesë-vjeçar për t'i ofruar Ukrainës 100 miliardë euro (108 miliardë dollarë) ndihmë ushtarake pas kundërshtimit nga anëtarët e bllokut, raporton Bloomberg, duke cituar njerëz që kanë dijeni mbi këtë çështje.

Sulmohet në rrugë kryeministrja daneze

Postuar në 08 Qershor, 2024 11:03

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, u sulmua fizikisht nga një burrë në një rrugë në Kopenhagë të premten, vetëm dy ditë para zgjedhjeve evropiane.

Policia daneze nuk ka dhënë detaje për sulmin, por njoftoi se ka arrestuar një burrë 39-vjeçar, i cili del sot para gjykatës së kryeqytetit.

Sulmi vjen përpara se danezët të shkojnë në kutitë e votimit në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Incidenti u dënua menjëherë nga politika europiane.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor