Slideri Kryesor
Sulmohet në rrugë kryeministrja daneze
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, u sulmua fizikisht nga një burrë në një rrugë në Kopenhagë të premten, vetëm dy ditë para zgjedhjeve evropiane.
Policia daneze nuk ka dhënë detaje për sulmin, por njoftoi se ka arrestuar një burrë 39-vjeçar, i cili del sot para gjykatës së kryeqytetit.
Sulmi vjen përpara se danezët të shkojnë në kutitë e votimit në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
Incidenti u dënua menjëherë nga politika europiane.
Utopia europiane e Stefan Cvajgut
Veprat dhe mendimi i autorit hebreo-austriak, Stefan Cvajg, janë të pandashme nga ideja e tij për Evropën. Vizioni i tij përfshin një vajtim nostalgjik për një botë të humbur (së bashku me një mënyrë për ta parë dhe për ta jetuar), pritshmërinë për një ëndërr që nuk është realizuar ende, dhe ndërtimin e hapësirave utopike përmes përvojës dhe kujtesës.
Ky, që ankohet sot për djegie gomash!(video)
Spartak Ngjela, që nuk ka nevojë të prezantohet, e ka cilësuar protestën me djegie gomash të PD-së si "degradim mendor të Saliut". Mund të jetë. Por z. Ngjela pak kohë më parë i quante hiçmosgjë edhe mijëra të vrarë. Ka shqiptarë që duhet të rrinë në pushtet, ka ca që duhen të vriten për këta, ka edhe ca që nuk bëjnë. Njësoj si Ngjela mendon edhe një farë Lorenc Vangjeli, autori i veprës së njohur për Rruzhdien.
“Ambasadori amerikan po mbështet kriminelët që mbajnë rob Serbinë”
Opozita në Serbi akuzon ambasadorin amerikan se mbështet hapur qeverinë dhe presidentin Vuçiç. Kreu i Partisë Opozitare për Liri dhe Drejtësi (SSP), Dragan Djilas, thotë se sjellja e ambasadorit Christopher Hill flet qartë për mbështetjen e "grupit të krimit të organizuar që po mban rob Serbinë".
Rusia dërgon një nëndetëse bërthamore në Kubë
Ministria e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kubës njoftoi se "një nëndetëse me energji bërthamore dhe tre anije të tjera luftarake ruse do të ankorohen në ishullin e Karaibeve javën e ardhshme". Havana saktëson se ndër mjetet lundruese që priten në Kubë janë nëndetësja Kazan dhe fregata raketore Admiral Gorshkov.
Votën për të hequr Berishën ta dhanë më 2013-n. Tani e Keqja je Ti!
Në një status në rrjetin X, kryeministri Edi Rama, bën këtë parashtresë që mbyllet me një proklamatë:
Hristijan Mickoski mandatohet si kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, ka ngarkuar kreun e VMRO-DPMNE me formimin e qeverisë së re. Hristijan Mickoski është mandatuar si kryeministër si kreu i partisë më numrin më të madh të votave.
Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, VMRO DPMNE-ja fitoi 58 vende në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Pas mandatimit, Mickoski ka një afat prej 20 ditësh për paraqitjen në Kuvend të kabinetit të ri qeveritar dhe programit të punës.
Pritet që emrat e kabinetit të ri të bëhen publikë brendas këtij muaji.
Metsola, Plenkoviç dhe Mitsotakis, kandidatë për të zëvendësuar Von der Leyen
Shanset e Ursula von der Leyen për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian janë në dyshim për shkak të fërkimeve mes peshave të rënda të BE-së. Zgjedhjet e Parlamentit Evropian këtë fundjavë do të jenë preludi i një periudhe intensive të diskutimi mbi postet kryesore të BE-së për pesë vitet e ardhshme dhe se si ato ndahen mes familjeve politike të bllokut.
Vendimmarrja në Perëndim lë shumë për të dëshiruar. Zelenskiyn do ta heqin më 2025-n
Rusia do të punojë me çdo president që zgjidhet nga populli amerikan
Kështu është shprehur në një bisedë me drejtues të agjencive ndërkombëtare të lajmeve, presidenti rus, Vladimir Putin.
Biba i Konkurencës: Nuk e hetuam kompaninë One se humbi klientë ngaqë iu prish serveri
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, u është përgjigjur pyetjeve lidhur me konkurrencën e munguar për tarifat celulare, por duke i dalë në mbrojtje kompanisë One.
Kompania në fjalë kishte humbur një numër domethënës klientësh për shkak të një problemi teknik. Ndërruar serverat dhe patën probleme. Kur ti humbet treg, humbet para, nuk e di si mund të identifikohet shkelje e ligjit nga autoriteti i konkurrencës. Në këtë pikë vlerësuam se nuk ishte e nevojshme për të shkuar në hetim.