Blloku Politikë
“Edi Rama, ose do të pranojë shantazhin e Ilir Metës, ose duhet të bëjë zgjedhje të parakohshme”
Shenasi Rama i ka dhënë sot një intervistë gazetës “Sot”. Rama i përmbahet tezës së vet të njohur të parisë që gllabëroi çdo gjë, që lozi teatër me demokraci dhe zgjedhje, por që në fund është e njëjta fytyrë.
PD: “Eurocol”, fituese me ofertën më të lartë edhe në Ministrine Arsimit
Partia Demokratike ka vijuar sot me një tjetër shembull nga ajo që e quan favorizim në tendera. Fjala është për subjektin që u përfol si fitues i tenderit për rikonstruksionin e godinës së OSHEE-së, që është po ai që ndërton vilën e Edi Ramës në Surre,l. Kësaj radhe, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, thotë se firma në fjalë ka fituar me të njëjtën mënyrë – pra duke paraqitur ofertën më të lartë – një tender në Ministrinë e Arsimit.
Avokati i Popullit: Kemi probleme me politikën. Rekomandimet konsiderohen sulme
Avokati i Popullit adreson kritika të hapura për sjelljen institucionale të drejtuesve shqiptarë që sipas tij, nuk ofrojnë bashkëpunim me zyrën e Avokati. Gjatë fjalës së tij në Kongresin e 9-të të Shoqatës së Ombudsmanëve dhe Ndërmjetësuesve Frankofonë (AOMF), që u mbajt në datat 13-15 tetor 2015 në Quebec të Kanadasë, Igli Totozani, deklaroi se në vende si Shqipëria ka vërtet një rend kushtetues demokratik, por kultura e njerëzve dhe politikës është larg tij. "Puna e Ombudsmanit në vendet me demokraci ende të pakonsoliduar është një sfidë e madhe.
"Shqiptarja.com" shkruan se janë 110 ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit në radhët e politikës
Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan se janë rreth 110 pseudonimet që politika apo media ka denoncuar gjatë viteve si etiketa të dosjeve të bashkëpunimit të personave që sot janë aktiv në politikë apo në institucione të ndryshme. Dhe kjo listë është bërë e njohur nga akuza të herëpashershme mes politikanëve që aludojnë për ish-bashkëpunëtorë të Siigurimit të Shtetit. Çështja është prezente pasi ndonëse u miratuan disa ligje, shumëkush arriti të vijonte karrierën. Këtu nuk përmenden njerëz që kanë qenë pjesë e vendimmarrjes së asaj kohe, por vetëm ata që kanë dosje, e që janë të shantazhueshëm.
“Reforma në drejtësi, një shans kritik për Shqipërinë”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin e tyre për rëndësinë e reformës në drejtësi në Shqipëri. Duke iu përgjigjur disa pyetjeve të shtruara nga televizioni “Ora Neës”, ambasada amerikane në Tiranë, përmes zëdhënësit Ryan Roberts ka dhënë këtë përgjigje: “Procesi i reformës në drejtësi paraqet një shans kritik për Shqipërinë dhe nëse do të jetë i suksesshëm, mund të përbëjë reformën më të rëndësishme që prej rënies së komunizmit. Në sistemin e drejtësisë ka nga ata që duhen shkarkuar për korrupsion dhe disa duhet të shkojnë në burg.
Progres raporti do të jetë pozitiv, por negocatat vitin tjetër
Para disa ditësh ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, deklaronte në media, se qeveria shqiptare priste një progres raport pozitiv nga Komisioni Europian. Sot, raportuesi i PE-së për Shqipërinë, Kurt Fleckenstein, thotë për “Top-Channel” se shqiptarët nuk duhet të presin shumë nga raporti. “Unë do ju thoja mos prisni shumë. Kësaj radhe do të përmendet vetëm se ku ka patur progres, sigurisht, për 5 prioritetet kyçe ka patur progres, dhe se cilat janë hapat e radhës për t'u marrë, që ju i dini më mirë se Komisioni.
PD: Artan Lame i dha tenderin burrit të drejtoreshës së tij (faksimile)
Partia Demokratike vazhdon të denoncojë atë që quan skandal të kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame. Në vijim te akuzave për korrupsionin me tenderat e ALUIZNIt, ka deklaruar sot se, fituesi i tenderit prej 650 milione lekësh është bashkeshorti i Drejtoreshes së Sherbimeve Mbështetëse të Artan Lames. Në një deklaratë për media, kreu i Departamentit Antikorrupsion, Lealba Pelinku tha se afera e përlarjes së parave, për të blerë një produkt që ALUIZNI e ka, për Shkodren, Fierin, Elbasanin, Tiranën 1, Tiranën 3 dhe Tirana 5, shkon në shumën 1 miliardë e 100 milione.
Polemika me ortodoksët, qeveria i përgjigjet reagimit të Kishës ne portalin e transparencës
Në një përpjekje për të sqaruar pozicionin e qeverisë pas deklaratave të kryeministrit në parlament dhe reagimit të kishës ortodokse, stafi i kryeministrit ka përgatitur një njoftim të publikuar në portalin e hapur me iniciativën e këshilltarit të kreyministrit, Endri Fuga, transparenca.al
Qeveria thotë se qëllimi i deklaratave të kryeministrit nuk ka qenë inventari i investimeve të Kishës Ortodokse për mirëmbajtjen e objekteve të saj të kultit, por marraveshja mes tyre për restaurimin e disa kishave dhe manastireve, pjesë e trashëgimisë kukturore.
Reagon Kisha Orthodhokse e Shqipërisë: Kryeministrin e kanë keqinformuar
Kisha Orthodhokse Autoqefale ka reaguar sot ndaj disa deklaratave të kryeministrit Edi Rama në interpelancën e djeshme me Vangjel Dulen. KOASH hedh poshtë si të pavërteta pretendimet e kryeministrit se në dy vitet e fundit nuk është restauruar prej saj asnjë kishë.
Mandati i Arben Ndokës dhe Mark Frrokut, PD-ja kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve
Partia Demokratike i është drejtuar zyrtarisht me një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, lidhur mme konstatimin e përfundimit të mandatit të deputetit për Mark Frrokun dhe Arben Ndokën. Arben Ristani shkruan se kjo çështje duhet të zgjidhet pasi siç është konstatuar asë fundmi zotërinjtë në fjalë, de facto vijojnë të jenë deputetë. “Sot, edhe pse i dorëhequr, Arben Ndoka, i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për favorizim prostitucioni dhe rrëmbim personi, vijon ende të jetë deputet.