Blloku Politikë
Qeveria në sulm për të mbrojtur marrëveshjen me CEZ: "Shpëtuam nga Vaterloja financiare në Arbitrazh"
Çështja CEZ po rezulton patatja e nxehtë e qeverisë. Në hapjen e saj perceptimi kryesor, madje edhe akuza publike, u adresua ndaj Ilir Metës. U diskutua një manovër për mbledhje borxhesh, kurse sot, në rrugë zyrtare flitet për qindra milionë euro dëm të shkaktuara me një firmë te vetme. Marrëveshja e Mirëkuptimit mes qeverisë aktuale dhe CEZ është vënë nën akuzë zyrtare nga institucione të shtetit shqiptar, duke kaluar praktikisht në hetim penal nga organet e akuzës në Shqipëri.
Reforma në Drejtësi/ PD-ja i drejtohet Venecias me mendimet e ekspertëve të vet
Partia Demokratike ka shpërndarë sot opinionin e ekspertëve të saj për reforën në Drejtësi që burojnë nga ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë. Materiali, i përgatitur nga Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, merr në shqyrtim pikat e propozuara nga shumica një për një dhe parashtron vërejtjet e veta, drejtuar këto Komisionit të Venecias dhe selive diplomatike në Tiarnë.
Kallëzimi i KLSH, Prokuroria nis verifikimet për Gjiknurin dhe Hickën
Katër ditë pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokaten e Shtetit, Alma Hicka, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur zyrtarisht verifikimet. Prokuroria regjistroi zyrtarisht kallëzimin e KLSH-së ndaj ministrit të Energjisë dhe Avokates së Shtetit, të cilët akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 479 milionë eurosh nëpërmjet marrëveshjes me kompaninë CEZ.
Maxhoranca miraton ligjet me 71 deputetë, humbet fuqia e 84 votave
Maxhoranca ka “hyrë në ujë¨. Ajo ka humbur për të disatën herë kuorumin e 84 votave në Parlament. “Panorama” shkruan se në seancën e kësaj të enjteje mazhoranca vërtetoi edhe një herë se largimet dhe arrestimet e deputetëve të maxhorancës e bëjnë të pamundur grumbullimin e 84 votave. Projektligjet që janë diskutuar gjatë ditës së djeshme kanë kaluar me shumicë të thjeshtë prej 71 votash, ku krahas mungesës së disa eksponentëve të majtë, ra në sy edhe mungesa e deputetëve të PDIU-së. Por në pamundësi për t’u përfaqësuar me të gjithë numrat në Kuvend ka qenë edhe opozita seancën e djeshme.
Basha i qëndron marrëveshjes kushtetuese Rama-Berisha të vitit 2008
Partia Demokratike duket se nuk do të kërkojë ndryshim të sistemit zgjedhor, duke lënë në fuqi atë aktual, ku listat e kandidatëve hartohen nga kryetarët e partive sipas marrëveshjes kushtetuese Rama-Berisha të vitit 2008. I pyetur në emisionin “Top Story” për mundësinë e ndryshimit të sistemit sipas ligjit grek ku partia fituese merr një bonus deputetësh që i sigurojnë mazhorancën e thjeshtë, Basha tha se opozita i mëshon një vullneti të ri politik dhe jo përmirësimeve teknike në ligj.
Degjeneron debati në “Opinion”/Stefani: “Ti Preç ke qenë spiun”. Replika: “Do marr vendimin e gjykatës të ta ngul mu në lule të ballit”(video)
Ka degjeneruar në fyerje dhe akuza debati mes Andrea Stefanit dhe Preç Zogaj në “Opinion”. Tema e emisionit ishte afera e CEZ-it, por qëndrimet e kundërta mes të dyve kanë degraduar në sulme dhe akuza, të cilat moderatori Blendi Fevizu i ka toleruar deri në fund. “Ti ke qenë spiun”, i ka thënë Stefani Zogajt. Zogaj ka reaguar duke thënë se për këtë akuzë të vjetër ka folur gjykata dhe se kur flet gjykata të tjerët duhet të heshtin. “Herë tjetër do marr vendimin e gjykatës me vete dhe do të ta ngul me gozhdë mu në lule të ballit”, ka replikuar Zogaj.
Propozimi: Fletë votimi në gjuhët e minoriteteve
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka folur sot pas një takimi që ka patur me kreun e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të vitit 2015 në Shqipëri, Audrey Glover. Dule ka kërkuar që komisionerët të mos jenë më partiakë, por njerëz profesionistë të fushave që zgjidhen në mënyrë të përhershme. Një kërkesë spcifike e Dules ka qenë përdorimi i gjuhëve kombëtare në fletët e votimit, në ato zona ku banojë minoritete.
Reagimi i qeverisë për akuzat e fundit: krijon portalin "transparenca.al"
Qeveria ka vendosur të krijojë një portal të ri: transparenca.al. Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, sqaron në këtë video se aty do të publikohen të gjitha informacionet e nevojshme, në mënyrë që "gazetarët të informohen përpara se të shkruajnë". Portali vjen pas akuzave të fundit për CEZ dhe për ministrin e Brendshëm, të cilat qeveria nuk ishte në gjendje t'i sqaronte plotësisht. Duket se qeveria ndjen një peshë nga informimi masiv i portaleve online për cilësinë e të cilit ka rezerva të mëdha.
Avokatja e Shtetit e bindur se ka shpëtuar Shqipërinë me qëndrimin e mbajtur në marrëveshjen me CEZ
Një ditë pas kallëzimit penal nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre në përgatitjen e marrëveshjes së mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe CEZ ka reaguar edhe avokatja e shtetit Alma Hicka, e cila është një nga dy personat e akuzuar. Hicka po ashtu si ministri Gjiknuri flet për sulm politik, duke e mbështetur reagimin e saj në insinuata që vijnë prej Sali Berishës, por pa argumentuar ligjërisht ku çalon kallëzimi i KLSH.