Reagon Kisha Orthodhokse e Shqipërisë: Kryeministrin e kanë keqinformuar

Postuar në 16 Tetor, 2015 17:17

Kisha Orthodhokse Autoqefale ka reaguar sot ndaj disa deklaratave të kryeministrit Edi Rama në interpelancën e djeshme me Vangjel Dulen. KOASH hedh poshtë si të pavërteta pretendimet e kryeministrit se në dy vitet e fundit nuk është restauruar prej saj asnjë kishë. “Në mbrëmjen e datës 15.10.2015, në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë debatit për veprimin arbitrar të shembjes së Kishës së shenjtë të Shën Athanasit në Dhërmi, midis të tjerave, u tha nga ana e Kryeministrit se: “të paktën, këto dy vitet e fundit, Kisha Orthodhokse e Shqipërisë nuk ka dhënë asnjë lek për restaurimin e kishave ortodokse. Është për të ardhur keq që organet kompetente shtetërore e kanë informuar në mënyrë jo të plotë Shkëlqesinë e Tij, Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili pa dashur, duke mos folur për të gjithë situatën e përgjithshme, i bëri një padrejtësi Kishës dhe nuk informoi në mënyrë objektive opinionin publik. Jemi të detyruar të rikujtojmë, se me gjithë se Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nuk i kanë kthyer pronat e saj dhe pavarësisht se është përballur me probleme ekonomike, arriti të grumbullojë për këtë qëllim nga donatorë të ndryshëm në mbarë botën, mbi 11 milionë euro dhe me to ka restauruar mbi 60 manastire dhe kisha të shenjta- monumente kulture – në zona të ndryshme të Shqipërisë. Nuk mund të lihet pa përmendur fakti se vështirësia e mbledhjes së fondeve gjatë dy viteve të fundit, lidhet me faktin se kostot e restaurimeve të mëparshme të Kishës (11 milion euro), u rënduan edhe me taksën 20%-shit, që paguan firmat që morën përsipër realizimin e veprave (duke ndihmuar kështu në fuqizimin e buxhetit të shtetit). Edhe ky fakt i ka dekurajuar donatorët. Është i çuditshëm fakti se i gjithë ky kontribut i jashtëzakonshëm i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë në këto vite për kulturën, lihet në heshtje gjatë informimit zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.  

http://www.lapsi.al/lajme/2015/10/16/janullatos-ankohet-për-taksat-dhe-replikon-me-ramën-të-kanë-informuar-gabim#.ViES_XyNIQc

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.