Blloku Politikë
Takim i "shfryrë" Kotzias-Bushati në Athinë
Takimi i radhës mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias, duket se futi në një hulli normaliteti marrëdhëniet mes dy vendeve, të provokuara nga retorika e fortë nacionaliste e kryeministrit shqiptar mbi çështjen çame dhe ligjin e luftës. Takimi mes tyre nuk u shoqërua me një konferencë për shtyp, për të mos i dhënë karatkter mediatik kësaj vizite siç thonë burime të Ministrisë së Jashtme Greke. Shkak, evitimi i çdo ndikimi në prag të fushatës zgjedhore në Shqipëri.
Rusia: “Shqipëria e Madhe” kërcënon destabilizimin e Ballkanit
Ministria e Jashtme ruse, në një deklaratë për shtyp i bën thirrje perëndimit për t'i dhënë fund ndërhyrjeve në punët e brendshme të Maqedonisë. Në mënyrë të veçantë, ministria e jashtme ruse thotë se "kriza politike në Maqedoni është shkaktuar nga ndërhyrjet brutale në punët e brendshme të këtij vendi ".
Lu jep mesazhe informale për Çadrën dhe Vetingun
Faktori Ndërkombëtar e ka bojkotuar si të thuash protestën e opozitës aq më tepër që dalja në rrugë e Partisë Demokratike u shoqërua me largimin nga parlamenti, cc’ka nuk mirëkuptohet nga partnerët europianë dhe ata amerikanë.
Heshtja, sado që të interpretohet si një lloj neutraliteti lexohet si një mbështetje ndaj qeverisë, e cila ka ndonjëherë ka shkarë nga bataku dh ka folur edhe në emerë të ndërkombëtarëve. Gjithsesi pritej me shumë interes, qëndrimi i ambasadës amerikane, e cila në fakt vetëm sa lajmëroi qytetarët e saj të kishin kujdes ditën e protestës në 18 shkurt.
Incident gjatë fjalës së Berishës në çadrën e protestës
Reagimi i parë jozyrtar nga Tirana për qëndrimin e Presidentit maqedonas
“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s'është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”
Vettingu si tapi elektorale(video)
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në universitetin e Shkodrës ku ka "lektuar" për vettingun si proces ekskluziv për gjyqësorin.
Presidenti: Pavarësia fetare, kolona e dytë e lirisë së vendit
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka marrë dje pjesë në konferencën shkencore kushtuar 25 vjetorit të revistës “Drita Islame” në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të shumtë. Presidenti e ka dekoruar revistën me titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Për kontributin e saj të shquar në zgjimin e ndërgjegjes fetare e kombëtare, me anë të promovimit të atdhedashurisë, harmonisë, mirëkuptimit, kulturës e vlerave humane të besimit islam në mbarë kombin shqiptar”.
Dëshmia e penalitetit dhe parrullat proletare të ambasadorëve
Dorërëheqja e deputetit socialist Armando Prenga nga parlamenti erdhi si produkt i ligjit të dekriminalizimit dhe pamundësisë që ai kishte për të mbrojtur ligjërisht mandatin e tij. Argumenti me të cilin është mbrojtur kryeministri për futjen në listat e kandidatëve për deputetë të individëve të inkriminuar është se ata kishin dëshmi të pastër penaliteti.
Vetëm 30% e votuesve e quajnë protestën/qeverinë teknike të domosdoshme
Nga një sondazh elektronik i kryer nga Questia.al (https://www.questia.al/), me 730 të anketuar të moshës 18-64 vjeç, rezulton se vetëm 30% e të anketuarve e quajnë protestën/qeverinë teknike të domosdoshme për sigurimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ndërsa 60% e quajnë të panevojshme dhe 10% nuk kanë një opinion rreth kësaj çështje.
Këto rezultate janë llogaritur pasi kampioni u ripeshua, për të përfaqësuar sa më mirë ndarjen e popullsisë në rurale e urbane, dhe sipas gjinisë e moshës.
Alfred Sereqi përgënjeshtron “Gazeta Shqiptare”: "Intervista nuk është e imja"
Në datën 20 shkurt në “Gazeta Shqiptare” u publikua një intervistë e Alfred Sereqit, ish-ministër i Jashtëm në vitet ’92-’97 me titull: Ish-ministri i Jashtëm: Shkëputja nga PD në 1997, Berishën do e gjykojë historia.
http://www.balkanweb.com/site/intervista-ish-ministri-i-jashtem-shkeputj...