Blloku Politikë
Bëhen publike emrat e katër ministrave të rinj
Kryeministri ka bërë të njohur emrat zëvendësues në kabinetin e tij qeveritar pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së. Katër njerëz të afërt me të që nuk ndryshojnë thuajse asgjë në panoramën e përgjithshme. Fatmir Xhafa caktohet ministër i Brendshëm, Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë, Olta Xhaçka në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Eduart Shalsi, ministër për Çështjet vendore. Ata zëvendëosjnë Sajmir Tahirin, Ilir Beqjan, Blendi Klosin dhe Blendi Çuçin.
Versioni zyrtar për ndryshimet në qeveri/Kryeministri: Zëvendësuesit, të katërt nga PS-ja
"Radioaktiviteti" ndaj elektoratit
Bujar Kapexhiu ka kërkuar në protestën e sotme largimin e të vjetërve. Mesa duket Berisha perceptohet si figurë radioaktive ndaj elektoratit.
Ikin dy reformatorë dhe dy anonimë
Ilir Beqja, Sajmir Tahiri, Blendi Çuçi dhe Blendi Klosi. Këta mendohet se janë emrat e larguar nga qeveria. Lajmi raportohet referuar burimeve nga mbledhja e koordinatorëve të PS-së, ndonëse nuk ka asgjë zyrtare. Një vështrim sipërfaqësor na jep një lexim: ideja se ministrat ndryshojnë për të angazhuar ata më shumë në fushatë, formalisht vlen për Beqjan dhe Tahirin, pasi jëta të dy janë ministrat më të përfolur, por edhe më të mbrojtur nga kryeministri. Me punën e tyre Edi Rama ka mbrojtur atë që ai e quan qeverinë e reformave.
Filloni të imagjinoni Shqipërinë nën LSI-në
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka përcjellë përmes një televizioni lokal mesazhin e Ilir Metës për pazarin e rikonfirmimit të koalicionit qeveriës.
Truku me koordinatorët, varka e radhës për kryeministrin
Qesh më mirë kush qesh i fundit-tha kryeministri Rama në një postim të disa orëve pasi u mësua se gati gjysma e qeverisë do të ndryshojë, skenar që deri dje dukej i pamundur nisur nga retorika që atashonte kontratën me shqiptarët dhe përcaktimeve kushtetuese për ligjshmërinë e mandatit të një qeverie.
Ndryshimet në qeveri, PDIU hidhet në veprim
Në ditë pasi në media qarkulloi lajmi për largime dhe ndryshime në qeveri, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka lëshuar disa mesazhe se ai kërkon një post ministror. Gjatë një takimi me struktura rinore të kësaj partie në Dibër, Idrizi citohet të jetë shprehur se marrëveshja e bashkëqeverisjes me shumicën aktuale është zbatuar në masën 1%. Idrizi ka shtuar se për këtë PDIU mban përgjegjësinë e vet para elektoratit, duke nënvizuar se PDIU përfaqëson interesin kombëtar.
Ndryshime të tjera në qeveri përtej Sajmir Tahirit?
Sajmir Tahiri është prej disa orësh kryelajmi i mediave për nëj dorëheqje eventuale të tij nga detyra e ministrit të Brendshëm. Nuk ka asgjë zyrtare por Top – Channel raporton se burime pranë qeverisë shqiptar kanë deklaruar se ditën e hënë do të formalizohen “ndryshime të rëndësishme”.
Amonica dhe Zharrëza, dy standardet e qeverisë për ndotjen nga nafta
Ministri i energjisë dhe industrisë Damian Gjiknuri ka urdhëruar kompaninë shetëtorore të prodhimit të naftës Albpetrol që të marrë në dorëzim puset e naftës në Zona naftëmbajtëse e Amonicës në Vlorë, duke i hequr të drejtën e kërkimit kompanisë me kapital shqiptar Phoenix Petrolium.
"Europa na duhet më shumë për sigurinë e rajonit"
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar nga Fondacioni “Friedrich Ebert” si folës në “Eminent Lectures”, në Berlin. Në një fjalë të ndërtuar mbi pyetjen: “Përse e dëshirojmë Bashkimin Europian, kur euroskepticizmi është rritur në Europë?” kryeministri foli për rëndësinë e integrimit europian për Shqipërinë dhe Ballkanin, si instrument modernizues dhe forcë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.