Blloku Politikë
Problemi është me Prishtinën, jo me komentet online
Në një intervistë të dhënë gjatë një aktiviteti në samitin e Granadës, kryeministri Edi Rama, ka folur edhe për situatën e fundit në Kosovë, raportet me të dhe Serbinë. Zoti Rama ka mbrojtur pikëpamjen se Shqipëria është përherë në funksion të Kosovës, duke shtuar se situata si kjo që ndodhi u shfrytëzua nga patriotizmi i rremë.
Kapitali i dyanshëm i pakicave të zhurmshme
Në një opinion të vetin, kryeredaktori i gazetës greke “Kathimerini”, Alexis Papachelas, vë në dukje një dukuri të kohëve të fundit që prek Greqinë. Sipas tij, një pjesë e madhe izraelitësh “progresivë dhe jofetarë” kanë lënë Izraelin dhe po vendosen në Greqi. Shkak është dominimi i jetës politike dhe publike nga Beniamin Netanyahu dhe perceptimi se tashmë në Izrael mundësia e krijimit të një qeverie liberale, e aftë të shkëputet nga kufizimet ultra fetare është e paarritshme.
Sikur Republikën e KFOR-it ta propozonte Berisha...
Intervista e z. Rama në Financial Times ka prodhuar edhe një incident. Nëse në tekst thuhet se z. Rama ka deklaruar se “Kosova është bërë tokë e askujt”, më pas gazeta ka sqaruar se z. Rama e ka patur fjalën për Veriun e Kosovës.
Përtej këtij skrupoloziteti të gazetës në fjalë që tregohet kaq indulgjente me z. Rama, ne mund të imagjinojmë p.sh se çfarë do të ndodhte nëse një gjë të tillë do ta deklaronte Sali Berisha. Nëse ky i fundit do të kërkonte që KFOR të merrte kontrollin e Veriut.
Schmitt: Ngjarja në Banjskë tregoi lidhjen e grupeve kriminale me Beogradin
Historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, thotë se ata që kanë interes t’ia ndalojnë aksesin Policisë së Kosovës në veri të vendit janë ata që qëndrojnë pas krimit të organizuar. Në një intervistë për Swissinfo.ch, Schmitt thotë se çdo veprim i policisë kosovare tentohet të paraqitet si dhunë etnike.
Vuçiç justifikon sulmin në Banjskë: Lindi nga nevoja për vetëmbrojtje
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë një intervistë për CNN, ku është pyetur për sulmin në veri të Kosovës dhe situatën e tensionuar atje. Vuçiç thotë në intervistë se gjithçka nisi nga nevoja e serbëve për t’u vetëmbrojtur, ndërsa jep një përgjigje përgjithësuese për «të gjithë ata që kanë kryer vepra kriminale».
Ministri serb i Mbrojtjes: Nuk e sulmuam Kosovën, por e bëjmë nëse na kërkohet
Ushtria serbe hedh poshtë përfshirjen në sulmin e Banjskës më 24 shtator, por shprehet e gatshme për agresion ushtarak ndaj Kosovës, nëse i kërkohet.
Në një deklaratë të përbashkët me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ministri serb i Mbrojtjes, Miloš Vuçeviç, tha se në një rast të tillë, para se ndërmarrë këtë hap, Serbia do të njoftonte fillimisht KFOR-in.
“Edi Rama, kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikolla Pashiç"!
“Edi Rama mund të jetë kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikolla Pashiçit”.
Gazetari i FAZ, Michael Martens, e komenton kështu qasjen e kryeministrit shqiptar ë raport me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Një njohës i mirë i Ballkanit dhe sidomos i zhvillimeve gjatë periudhës së luftës së Kosovës, Martens është gazetar i Frankfurter Allgemeiner Zeitung prej vitit 2001.
Raportime për tërheqjen e trupave serbe nga kufiri me Kosovën
Serbia ka nisur tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri në veri të Kosovës. Mediat e Kosovës raportojnë për një autokolonë ushtarake në jug të Serbisë, e cila është parë të lëvizë nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit, afër qytetit të Predejanës.
Predejana ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Merdarë.
Në një mendje: Veriu t'i dorëzohet KFOR-it!
Në kuadrin e mbështetjes së Shqipërisë për garantimin e sigurisë në veriun e Kosovës dhe marrjen e kontrollit nga KFOR-i, në këtë fazë kur rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është alarmant, kemi komunikuar në nivelet më të larta të aleancës euro-atlantike e kemi gjetur një gatishmëri maksimale.
Përgjigje Ramës: Nuk nevojitet kontrolli i KFOR-it në veri
Ministra të qeverisë së Albin Kurtit iu përgjigjën deklaratës së kryeministrit Rama, i cili tha sot se situatën në veri të Kosovës duhet ta marrë nën kontroll KFOR-i.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një postim në Facebook tha se kjo është e panevojshme, por shtoi se patrullime të përbashkëta mund të kryhen në vijën kufitare, pasi “prej andej vjen armatimi, municioni dhe mercenarët që duan luftë”.
Deklaratën e Ramës për KFOR-in, ministrja Haxhiu e quajti kërkesë “të stërvjetëruar të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç”.