Në një mendje: Veriu t'i dorëzohet KFOR-it!

Postuar në 29 Shtator, 2023 18:18

Në kuadrin e mbështetjes së Shqipërisë për garantimin e sigurisë në veriun e Kosovës dhe marrjen e kontrollit nga KFOR-i, në këtë fazë kur rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është alarmant, kemi komunikuar në nivelet më të larta të aleancës euro-atlantike e kemi gjetur një gatishmëri maksimale. Nga ana tjetër u kemi ripërcjellë aleatëve arsyet e moslinjëzimit tonë me deklaratën e fundit të BE-së, duke vazhduar të kërkojmë qëndrimin e tyre publik, lidhur me grupin e armatosur kriminal që vrau efektivin e policisë së Kosovës dhe lidhur me zinë kombëtare në Beograd për pjesëtarët e asgjësuar të atij grupi.

Atyre në Prishtinë që në vend se të fokusohen 100% tek sfida e jashtëzakonshme që kanë, gjejnë kohë edhe për të fryrë me fejsbuk, përmes profilesh politike apo profilesh fallco, tullumbacin e konspiracionit të “vëllaut të Vuqiqit”, duke ngatërruar për arsyet e mosarsyes së tyre kërkesën time të shpjeguar publikisht dje për KFOR-in, me paralajmërimin tim të para disa muajve për “Republikën e KFOR-it”, u kujtoj sot se:

1. KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, e as një fuqi ndarëse e territorit të Republikës së Kosovës, po përkundraze një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi!

2. Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më pare

Këto deklaron sot sërish kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Këmbëngulës, padyshim nga dëshira dhe vullneti i mirë, që Veriu t’i ikë Prishtinë nga kontrolli faktik. Mirëpo përpara sesa palët të ulen në dialog, legalizimi i një realiteti të tillë do të provokonte dobësi thelbësore të Kosovës në tryezë, pasi për Veriun dhe sigurinë aty palë duhet të jetë edhe KFOR, ose vetëm KFOR. Kjo do të përmbushte kërkesën serbe se Prishtina nuk duhet lejuar të drejtojë hapësirën serbe dhe që këtej deformimi i negociatave.

Zoti Rama është duke bërë këtu një lojë politike personale, me një protagonizëm që vetëm nxit keqkuptime. Dhe është e çuditshme sesi përherë keqkuptohet politika e jashtme e këtij njeriu!

Po ashtu, z. Rama e ka të qartë se çdo deklaratë e tij ka vlerë vetëm në hapësirën shqiptare dhe eventualisht në Serbi, ku ajo do të përkthehet, për të dalë në ballinat e mediave serbe që po kërkojnë po ashtu të njëjtën gjë. Dhe siç ka të qartë këtë, ai ka të qartë edhe faktin se KFOR është në gjendje të bëjë vlerësime të sigurisë më mirë sesa kryeministri i Shqipërisë, sikurse edhe qeveria e Kosovës e njeh më mirë situatën sesa ky.

s.zaimi

Comments

Submitted by Shqiptari (not verified) on

Perse e keni problem kryeministrin tone te nderuar. Perse prisni qe ai te beje ate qe kerkon Kosova? Kur ka bere ai ate qe eshte e domosdoshme, apo e nevojshme per interesat tona kombetare? Ai eshte flori, dhe floririn e do kushdo, perfshire serbet dhe Vucicin. Ai eshte i mencur. Perbuz katnoret, tallet me ruset, ben Melonin te paguJe faturen e nje te pafetyri italian. Eshte flori. Shqiptar? Nuk e di. Duhet me e pyete cfare gjaku i rrjedh ne damre.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ka 30 vjet qe kryeministrat na i cakton bota!
Boti i ben nje cerre ketyre palaçove te Tiranes dhe lepe-peqe!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.