Blloku Politikë
Zgjedhjet i fituam, tani të bëjmë programin bashkë me popullin....
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Rama lajmëroi një tur dëgjesash me qytetarët për të kuptuar siç tha ai "me sa më shumë vërtetësi, çfarë duhet të korrigjojë e përmirësojë forca e madhe dhe e suksesshme politike, por me jo pak të meta si Partia Socialiste".
Kompetencat e Lulzim Bashës si puna e titujve në përdorim
Pretendimeve për shkelje stauti, Partia Demokratike i është përgjigjur me një deklaratë përmes së cilës referon në mënyrë interpretiave statutin e partisë për veprimet e kryetarit Lulzim Basha. Sipas këtij interpretimi kompetencat e kryetarit i kalojnë nënkryetarëve dhe sekretarit në mungesë të kryetarit dhe me autorizim të tij. Pra jo në mungesë të kryetarit, OSE me autorizim të tij. Nga kjo pikëpamje, PD-ja e sotme i ngjan atyre titujve të pronësisë në përdorim që kaq shumë i mbolli në Shqipëri ai ligji i famshëm nr. 7501.
Prokuroria kërkon 9 vjet burg për Shpëtim Gjikën
9 vjet burg. Kaq kërkon Prokuroria e Vlorës për ish-kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Shpëtim Gjika, i rikthyer në Partinë Socialiste me ndjesi shumë pozitive për kryeministrin që e largoi.
Ristani: Nul urdhri për rihapjen e garës në PD
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani, i ka dhënë një tjetër goditje përpjekjeve të Lulzim Bashës për të rilegjitimuar qëndrimin e tij në krye të PD-së përmes zgjedhjeve që u shpallën në 22 korrik. Në një deklaratë për mediat Ristani sqaron se delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nenkryetaret eshte jo statutor dhe pa permbajtje, sepse kompetencat organizative i takojne ne baze te statutit Sekretarit te Pergjithshem dhe kësisoj edhe hapja e garës për kryetar të Partisë Demokratike nga dy nënkryetarët është nul.
LSI, partia e parë parlamentare me kryetare një grua
Petrit Vasili ka deklaruar se largohet nga drejtimi i LSI-së për t'i hapur rrugë Monika Kryemadhit, bashkëshortes së Ilir Metës.
Pas Bojaxhiut, edhe Vasili i LSI-së jep dorëheqje. Humbësi më i madh, Lulzim Basha, thjesht Vetë - Ngriu
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka dhënë dorëheqjen. Sipas një njoftimi që raportohet në media të ndryshme, Vasili thotë se dorëheqja bëhet për t’i dhënë hov riorganizimit të kësja partie pas zgjedhjeve të 25 qershorit. LSI-ja deklaroi se do të dilte forcë e tretë, ndërkohë që doli forcë e tretë. Vasili erdhi në krye të LSI-së, pas dorëheqjes së Ilir Metës, i zgjedhur president i Republikës. Do të shihet në vijim nëse Vasili do të rikandidojë, apo ky është thjesht një largim.
PS përjashton koalicionin me LSI-në. Kreu i LSI: Të hapur për aleancë me PD. Nga do shkojnë demokratët?
Gramoz Ruçi i ka dhënë sot një intervistë “Gazeta Shqiptare” në të cilën konfirmon qëndrimin paraelektoral të PS-së për një “Jo” ndaj koalicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
“S’ka koalicion me LSI-në. Kemi zhvilluar një fushatë për të vetëqeverisur Shqipërinë dhe nuk kemi pse ta diskutojmë këtë. Diskutimet do të bëhen në kohën e duhur”, tha Ruçi.
Sipas tij propozimet për qeverinë e re dhe organet e legjislativit do të bëhen publike në shtator, kur edhe përfundon mandate i kësaj qeverie.
Kreu i ri i Bashkisë Kavajë: Konkurs mbarëkombëtar për obeliskun e ri të qytetit
Kreu i ri u Bashkisë Kavajë. Demokrati Isa Sakja, ka dhënë disa prononcime për Top-Channel përmes të cilave flet për herë të parë për zgjedhjet e fundit.
“PD është parti e madhe në Kavajë dhe duhej të ishte forca kryesore, pavarësisht gabimeve shumë të mëdha që u bënë këtu. Ishte një revoltë që Kavaja bëri kundër krimit, një rebelim kundër trysnisë dhe presionit. Si Kavaja nuk ka në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka patur në ’90. Nuk kishte as në 2011 pavarësisht se ishte PD në pushtet, Kavaja u rebelua dhe s’mund të ishte ndryshe në 2017”, shprehet ai.
Rimodelimi i PD, Berisha një hap para reformatorëve online
“Kërkoj heqjen dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit dhe funksionimit të PD-së. Nga një mënyrë që e ka në përmbajtjen e saj vetëshkatërrimin e ngadaltë, por të pandalshëm të çfardo organizate, pavarësisht emrit që ka”- shkruan Majlinda Bregu nga fejsbuku për debatin që ka shpërthyer në PD, nëse duhet të ikë apo jo Lulzim Basha pas humbjes në zgjedhje.
"Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, të tjerat plotësohen rrugës"
Në intervistën për Abc News raporteri, Knut Fleckenstein i është përgjigjur edhe dy pyetjeve që kanë të bëjnë me hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Eurupian. Të para si test për afrimin me BE-në, zgjedhjet plotësuan pritshmëritë dhe bashkë me Vettingun mund t'i hapin rrugën qeverisë Rama të hapë negociatat e anëtarësimit që në vitin e parë të mandatit të dytë.