Blloku Politikë
Nisin votimet për zgjedhjet parlamentare, probleme në disa zona
Ka nisur në mbarë vendin procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare. Siç po raportohet nga të gjitha burimet problemet nuk kanë munguar, duke evidentuar dhe sulme fizike mbi disa komisonerë, djegie makinash, apo edhe mungesë komisionerësh. Për të përmbledhur situatën zyrtarisht do të duhet të priten raportmet e para nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por duhet thënë se problemet në terren nuk paralajmërojnë diçka të mirë. Procesi më delikat është numërimi dhe para tij dorëzimi i bazës materilale në mënyrë të rregullt.
Gjeti si flamur devijimin në nacionalizëm
Motoja e fushatës së kryeministrit ishte tepsia dhe lugët që fusnin në të parti si LSI apo aleatë që iu bashkuan qeverisë socialiste. Shoqëruar edhe me ngjyrat e rreme të nacionalizmit, Edi Rama po tenton të manipulojë misionin e zgjedhesve, të cilët i orientoi drejt tifozllëkët për udhëheqësin që po ringjall idealet e Skëndërbeut dhe Ismail Qemalit, ndonëse ishte shprehur rëndom në fushatë se mbështetja për partitë nuk është si brohoritja për skuadrën e zemrës.
Epilogu i fushatës
Partitë mbyllën zyrtarisht fushatën zgjedhore dhe tashmë gjithçka do të varet nga vota e 25 qershorit. Dilemat janë të shumta nëse masiviteti i mitingjeve të tre partive kryesore do të reflektohet edhe në rezultatin e së dielës. PS kërkon 71 mandate dhe në funksion të këtij qëllimi ka rritur ndjeshëm retorikën nacionaliste dhe luftën kundër LSI-së, çka do të thotë se Edi Rama në këtë garë shesh si kundërshtar partinë e Ilir Metës dhe jo Partinë Demokratike.
Një votë që duhet matur mirë që mos të tallen me ne më 26 qershor
Zgjedhjet e 25 qershorit kanë tanimë vetëm një të panjohur: rezultatin. Koalicionet nuk ishin realitet i kësaj fushate, sikundër paqja PS-PD zhbëri mundësinë e një debati të nevojshëm për ekonominë e këtij vendi. Duket se kriza që ka mbërthyet ekipin politik po imponohet si prioritare përkundrejt kërkesës së qytetarëve për një analizë të asaj që ndodhi këto katër vjet, pa akuza në erë dhe pa fajësime. Thjesht analizë reale dhe një bilanc.
Ç'të thotë për ekonominë dhe taksat, debati që e nxjerr lakuriq
Të dielën do të gjykojmë me votë qeverisjen e 4 viteve dhe alternativat që na parashtrohen për 4 vitet që vijë. Gjysma e qeverisë në përpjekje për t'iu shmangur përgjegjësive në mënyrë tinzare ka marrë flamurin kombëtar dhe kërkon votën mbi një premisë që lidhet me heronjtë kombëtarë, çka nuk përputhet fare me kontekstin demokratik për të zgjedhur ose hequr me votë ata që mirë ose keqqeverisin.Kryeministri që drejtoi Shqipërinë për 4 vjet nuk iu përgjigj asnjëherë seriozisht çështjeve që kanë të bëjnë me ekonominë e vendit dhe politikën e taksave.
Stoltenberg: Shqipëria me rol të rëndësishëm në NATO. Kërcënimet ruse për Ballkanin, jo të afërta
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dhënë një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Ai vlerëson rolin e Shqipërisë në Aleancë, duke theksuar se ka takuar trupat shqiptare në Letoni. Sipas zyrtarit në fjalë, rritja e prezencës së NATO-s në Europë lidhet me aktivitetin rus në Ukrainë, në shenjë paralajmërimi se Aleanca do të veprojë ndaj çdo agresioni eventual ndaj një vendi anëtar.
I pyetur mbi kërcënimin rus ndaj Ballkanit, Stoltenberg ka përjashtuar një kërcënim eminent.
Nuk ka rëndësi votoni PS-në apo PD-në. Do jenë bashkë në qeveri
Kryeministri Edi Rama ka qenë më i hapur dje në emisionin “Opinion” sa i përket çështjes së koalicioneve paszgjedhore. Ai është pyetur disa herë dhe në finale ka përjashtuar koalicionin me LSI-në, por jo atë me PD-në.
“Jo, me LSI-në unë e përjashtoj koalicionin. Nuk do të ketë koalicion PS-LSI”, tha ai.
I pyetur për koalicionin me Bashën, Rama në mënyrë tinzare tha se kjo do varet nga vota e popullit, inkurajim i hapur ky që votuesit e lëkundur të PD-së të votojnë këtë parti.
Albin Kurti: Si qeveri, do t'i japim popullit të drejtën e referendumit për bashkim me Shqipërinë
Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë sot një intervistë për “shqiptarja.com” përmes së cilës përcjell disa komente për zhvillimet në Kosovë. Kurti është fitimtari i madh i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, pasi VV-ja njohu rritjen më të madhe nga të gjitha partitë. Ai thotë në intervistë se premisat e një qeverie nga Haradinaj ofronnë skemën e vjetër të koalicioneve që u provua si e dështuar. Koalicione që çedojnë në gjithçka programore.
Një votë që duhet të jetë llogari dhe përgjegjësi për familjen. Asgjë më shumë
Pse duhet të votoj kur nuk mu dha asgjë? Kjo është pyetja të cilës sot kryeministri Edi Rama ka tentuar t’i përgjigjet pas një shkëmbimi mesazhesh me një qytetar nga Vlora. Dhe siç mund të pritet, përgjigja është teorike, se vota nuk është mall shkëmbimi, por detyrë patriotike. Kjo demagogji që merr formën e lutjes vetëm në kohë fushate, është e gënjeshtërt dhe thuajse e pacipë. Është e vërtetë që vota është detyrë patriotike, por nëse dikush në 2013-ën votoi për ndryshime, sot nuk i sheh ato. Jo ndryshime që i sjell koha, por politika.
Video/Shantazh me vendin e punës në bashkinë Kolonjë
Ish-kryeministri Sali Berisha publikon sot një video ku sipas denoncimit të qytetarit dixhital shfaqet kreu i FRESSH në Kolonjë, që shantazhon me vendin e punës një punonjës të Bashkisë.