Blloku Politikë

Ministria e Kulturës pranon prezencën e minoritetit kombëtar grek në Dhërmi

Postuar në 27 Korrik, 2017 12:19

Dje u bë e ditur se Ministria e Jashtme greke kishte reaguar zyrarisht për prishjen e dy shtëpive në Dhërmi të Himarës, të cilat ajo I konsideron se I përkasin pjesëtarëve të minoritetit grek.

Sipas deklaratës bëhet e qartë se mënyra si procedon Tirana zyrtare është e papranueshme dhe se ajo bie ndesh me vetë ligjet e shtetit shqiptar. Këtu ka rëndësi se ndërhyrja e Greqisë që I kujton Tiranës zyrtare pasojat në procesin e Integrimit, përligjet me faktin se sipas Athinës, po preken prona të minoritetit kombëtar grek.

Çmimi i ujit pagëzon mandatin e dytë të Rilindjes - LSI-ja "del sërish në semaforin" e politikës

Postuar në 26 Korrik, 2017 18:31

LSI-së iu plotësuan të ashtuquajtura kushte për çmimin e ujit në Tiranë. Shtresat në nevojë nuk peken, as bizneset e mallrave të shportës, ndërkohë që prezupozohet se do të priten lidhjet e paligjshme, të cilat me siguri që do të vazhdojnë.

Në këtë kuadër është për t’u sqaruar se a preket “plani i biznesit” të Erjon Veliajt nga ky ndryshim dhe nëse po si do të pasqyrohet kjo në të ashtuquajturën kërkesë për kredi. Pasi siç pamë në rastin e CEZ, një nga arsyet që çuan në atë sjellje të kompanisë, ishte pikërisht mosfaturimi i një pjese të konsumatorëve.

Gënjeshtari që luan kryepozitarin: Nuk bëjmë Pazar

Postuar në 26 Korrik, 2017 13:34

Lulzim Basha pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së.

Lulzim Basha flet pas mbledhjes se pare te... by news-al

Rama përkthen Vuçiçin. Kryeministri shqiptar kërkon një protagonizëm të vockël në një debat që lidhet me Kosovën

Postuar në 25 Korrik, 2017 13:49

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në profilin e vet në Facebook një shkrim të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili u bën thirrje serbëve që të nisin një dialog të brendshëm për Kosovën. I vlerësuar si një hap që do të çojë patjetër në njohjen e Kosovës si shtet, Vuçiç po synon të neutralizojë kundërshtitë iracionale, duke nënvizuar disa herë se “Serbia nuk është më e dobët”.

Paradoksi i PD-së, zgjedhjet për kryetar denoncohen nga kundërshtarët, por jo nga “rivali” i kryetarit

Postuar në 25 Korrik, 2017 12:19

Prej disa ditësh po denoncohen në disa media por edhe nga politikanë të ndryshëm në PD, raste të prekjes së votës në procesin e votimit për kryetar të PD-së. Zgjedhjet e mbajtura më 22 korrik vijnë kështu përtej farsës së tyre si një proces të cilit i mbivendosen akte që dyshohen se kanë manipuluar vullnetin e zgjedhësve të partisë.

Purjet "e reja" dhe seriali humoristik: Do ta rrëzojmë Ramën me protesta

Postuar në 25 Korrik, 2017 11:24

Shikoni se çfarë thotë në emisionin “Fol me mua, fol me ata” në TVSH, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ne patëm ministra teknikë, por jo drejtorët. Ata bënë ç’është e mundur që votat të mos vidheshin. Njëra nga palët në marrëveshje shpërdori besimin. Rama s’iu përmbajt marrëveshjes”.  

Ky është një nga ata që "mbijnë" në politikë. Çfarë përfaqëson ky zotëri për shoqërinë përveç preferencës nga Lulzim Basha, di njeri ta thotë?

Ilir Meta betohet si President i Republikës(video)

Postuar në 24 Korrik, 2017 18:38

Spekullimet në media: Katër deputetë të PS-së janë njerëz të Ilir Metës. Pakti me Edi Ramën bashkë me çështjen e Presidencës

Postuar në 24 Korrik, 2017 13:36

Sot pasdite është parashikuar ceremonia e betimit të Ilir Metës si president i Shqipërisë. Nëse e shohim nga një plan strikt politik, Meta është pas Sali Berishës, presidenti i parë joaksidental dhe që ka përvojën e duhur. Ish-kryeministër, ish-ministër i Jashtëm, zv. Kryeministër dhe kryetar Kuvendi, kryetar partie, Meta nuk është zgjidhje e ndërmjetme dhe spontane si Rexhep Mejdani, Alfred Moisu apo Bujar Nishani.

Damir Fazlliç në Twitter: Në PD fitoi Forrest Gump

Postuar në 24 Korrik, 2017 12:56

Binznesmeni i përfolur në Shqipëri e cilëson zgjedhjen e Lulzim Bashës në stilin e Koresë së Veriut. 

Në BE pakkush e beson Shqipërinë zyrtare

Postuar në 24 Korrik, 2017 12:35

Stefan Albani, anëtar i Partisë Unionit Kristian Demokratik në Gjermani, deputet dhe kryetar i Grupit Parlamentar Gjermani –Europa Juglindore, ka dhënë një intervistë sot për “European Western Balkans” përmes të cilës jep disa komente për vendet e rajonit tonë dhe perspektivën e integrimit. Sipas tij ka një ngadalësim shqetësues në kursin e reformave, duke theksuar me këtë rast se Serbia si vendi me popullsinë dhe ekonominë më të madhe ka përgjegjësi kryesore në rajon. Albani thotë se anëtarësimin në BE mund ta marrin vetëm vendet që përmbushin kriteret e Kopenhagenit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë