Purjet "e reja" dhe seriali humoristik: Do ta rrëzojmë Ramën me protesta

Postuar në 25 Korrik, 2017 11:24

Shikoni se çfarë thotë në emisionin “Fol me mua, fol me ata” në TVSH, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ne patëm ministra teknikë, por jo drejtorët. Ata bënë ç’është e mundur që votat të mos vidheshin. Njëra nga palët në marrëveshje shpërdori besimin. Rama s’iu përmbajt marrëveshjes”.  

Ky është një nga ata që "mbijnë" në politikë. Çfarë përfaqëson ky zotëri për shoqërinë përveç preferencës nga Lulzim Basha, di njeri ta thotë?

Por megjithë anonimatin e plotë, mundësia që të jepet për të folur dhe mbrojtur politkat apo debatuar, ofron shansin që ti të prezantosh veten në raport me publikun. “Kjo prurje e re” në fakt shqetësohet që të prezantohet përherë si sekretar i kryetarit, pasi “mbrojtja” e mësipërme duket se i ka thënë lamtumirë logjikës më elementare.

Mjafton të kujtohet se z. Basha, dështakut kronik – iu propozua nga kryeministri që të propozonte drejtorët e policsë në qarqe. Gjë që nuk ndodhi, pasi siç thotë Salianji “ne me Çadrën rrëzuam gjysmën e qeverisë”. I talentuar për të thënë gjysmë të vërteta, zotëria harron se me braktisjen e Çadrës rrëzuan edhe PD-në në greminë.

Problemi këtu me këtë soj “politikanësh” është se me Bashën në krye ata kanë një hall të madh: duhet të shtiren edhe ca kohë sikur janë opozitarë, ndërkohë që ministrat nuk lëvizin nga detyra. Ky teatër vështirë se funksionon më, sidomos me pretendimin e nisjes së protestave. Një mundësi e mirë që të gjithë të qeshin me Lulzim dhe ata të cilëve u bëri nder duke i futur në lista. Fundja lëruani bulevardin edhe ca muaj, se kështu përfitojnë të gjithë një pedonale më shumë, përveç serialit humoristik: Ne do ta rrëzojmë Ramën me protesta.

http://www.panorama.com.al/deputeti-i-pd-se-salianji-basha-sakrifikoi-kj...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.