Blloku Politikë
Partia qesharake e Shqipërisë
Dje, televizioni “Abc News” solli në vëmendje një koment të deputetit demokrat, Edmond Spaho, njeri i Lulzim Bashës, sipas të cilit pjesë e reformës kushtetuese është edhe sanksionimi i votimit si detyrim. Në lajmin e publikuar në faqen e televizionit në thelb thuhet se detyrimi për të votuar sipas Spahos rregullon marzhin e shitblerjes së votës dhe rëndësisë që fiton vota e blerë nëse një pjesë e madhe nuk shkon në votime. Pra nëse pjesëmarrja rritet, pavarësisht sesi votohet, blerja e votës humbet kuptimin pasi pesha specifike në totalin e votave bie apo neutralizohet.
Një shtet që nuk funksionon jashtë rrugëve nacionale
Sot kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e vet në Facebook ankesat dhe kërkesat e qyetarëve të qarkut Gjirokastër. Duke patur parasysh se çfarë kemi lexuar deri më tani në këto drafte ankesash në qarqe të tjerë, këto të Gjirokastrës janë padyshim serioze. Prona, papunësi, mjete transporti për fëmijët, ndriçim i qendrave të fshatrave, pensionet, problemet me ALUIZNI-n, subvencionet në bujqësi, mosnjohja e viteve të punës në kooperativat bujqësore, pesticidet, këto dhe të tjera janë çështjet kryesore që ngrihen nga qytetarët.
Opozitë që mbahet pas pushtetit
Qëndrimi i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, përmes një procedure që legjitimoi formalisht vazhdimësinë e tij si kryetar i opozitës dhe konfirmimin si palë në marrëveshjen e 18 Majit, duket se ka një konsensus që përmbush interesa të vogla politike, të cilat përputhen me pushtetin ndonëse shfaqen si përfaqësues të zërit opozitar. Është Fatmir Mediu, deputet i dalë nga listat e PD-së në zgjedhjet e 25 Qershorit që e sheh si të natyrshëm një bashkëpunim me kryeministrin Rama për çështje që sipas tij kanë të bëjnë me interesat e vendit.
Qeveria teknike, mburojë e PD-së për enturazhin e saj në drejtësi
Pikëpyetjeve për qëndrimin në qeveri të ministrave teknikë të Partisë Demokratike nuk u ka dhënë asnjëherë përgjigje të qartë kryetari i saj, Lulzim Basha, ndërsa kryeministri bën sikur nuk e ka mendjen për bashkejetesën verore me ata që i quajti gardianë të zgjedhjeve deri në 26 qershor. Argumenti është se ministrat teknikë po përgatisin një raport për zgjedhjet, por nga ana tjetër konsumojnë dhe akte që nuk kanë të bëjnë vetëm me teknikalitete, por me mbrojtje politike për njerëz të sistemit të drejtësisë.
Dy artistë, dy shpirtra binjakë dhe një palë atlete që po "bëjnë" gjeopolitikën europiane
Revista “Shenja” që botohet në Maqedoni hapet këtë numër me titullin: “Fenomeni Rama”. Në foto qendrore kryeministri i Shqipërisë i cili gëzon suksesin e padiskutueshëm e të qenit lajmi ndër shqiptarë. Përtej kësaj, vijnë lajme dhe propagandë shtesë që ngatërrojnë miletin në analiza dhe fantazi të cilat vetëm sa provojnë se janë pre e provokacionit që është showman politik Rama. Në shkrimin e gjatë, autori Rizvan Sulejmani kulitivon bindjen se atletet e bardha të kryeministrit të Shqipërisë kanë një domethënie gjeopolitike të caktuar.
Konfiskim pasurive që nga 1991? Ligje që do bëjnë koka turku dhe do flenë në sirtar
“Konfiskim që nga ’91, ‘anti-mafia’ efekt prapaveprues”. Me këtë titull trajton sot gazeta “shqiptarja.com” disa dispozita të reja të Kodit Penal që e fuqizojnë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit me kompetencën e veprimit edhe mbi pasuri të vëna përmes aktivitetit kriminal dhe korruptiv që nga viti 1991.
Biznesi i 18 majit
Lulzim Bashës po i kërkojnë nga brenda vetë partisë së tij dhe nga e djathta që të tërheqë ministrat teknikë nga qeveria. E bëri Fatmir Mediu dhe sot e ka përsëritur Dashamir Shehi. Arsyetimi është i thjeshtë: votuesit e lanë në opozitë Partinë Demokratike. Votuesit e lanë në pushtet të vetëm Edi Ramën ashtu siç kërkoi gjatë zgjedhjeve. Për këtë arsye PD-së i takon të rimarrë rolin e opozitës, madje si forcë e përgjegjshme që duhet të ishte ta forcojë atë rol. Mirëpo nuk ka sesi të jesh opozitë e besueshme kur vijon të qëndrosh në qeveri.
Shkelet Kushtetuta në zgjedhjen e kandidatëve për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Afrim Krasniqi sjell sot në një shkrim që publikohet në gazetën “Panorama” shkeljet kushtetuese që po konsumohen në kuadër të reformës në drejtësi. Në dijeni është edhe Operaconi Ndërkombëtar i Monitorimit që është një si biçim policie morale në Shqipëri.
Shkruan Krasniqi:
“Komisioni Ad-Hoc parlamentar për përzgjedhjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka votuar dhe zgjedhur një emër, – Pal Shkambi. Zoti Shkambi ka qenë për vite më radhë kryetar i Partisë Popullore Kristiandemokrate. Ai është regjistruar së fundi (2015) edhe në zgjedhjet lokale në Shqipëri.
Tillerson, 20 minuta në telefon dhe dy urdhëresa për Ramën
Zyra për shtyp e qeverisë ka shpërndarë një njoftim mbi një telefonatë të kryeminstrit Rama dhe sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson. Biseda që zgjari 20 minuta sipas zyrës për shtyp të kryeministrisë u ndal në pritshmëritë e qeverisë amerikane ndaj Partisë Socialiste, pritshmëri që përmblidhen në dy porosi apo urdhëresa, luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
Sulme dhe akuza edhe për situatën e zjarreve. Basha kujtohet për të folur përmes RD-së
Gazeta “Rilindja Demokratike” është hapur sot me një titull akuzues për ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, për shëprdorim fondesh. Sipas gazetës zyrtare të PD-së, Kodheli ka shpenzuar 1 miliardë lekë për zyra dhe 300 milionë për shuarjen e zjarreve. Mbulimi vizual i shkrimit është edhe më goditës dhe parqet ministren në një foto plazhi krah zjarreve.
Ministrja ka reaguar duke bërë një paralajmërim në profilin e vet në Facebook: