Blloku Politikë
Njëri gozhdës, tjetri patkoit: "Policia sulmohet nga mediat". Ministri: "Vetting policisë nga të inkriminuarit"
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa kanë organizuar sot një takim me trupën e policisë për të përcjellë disa mesazhe pas asaj që po ndodh me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Fjala e kryeministrit, përveç faktit se merr në mbrojtje policinë, nuk ka asnjë rëndësi në raport me seriozitetin që pritej në këtë rast. Z. Rama është marrë me mediat, të cilatbsas tij kanë dhjetëfishuar sulmet ndaj policisë në këto katër vjet.
Për Tahirin vendos parlamenti
Ashtu siç pritej Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve nuk arriti të dalë me një raport të përbashkët mbi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Me argumentin se nuk ka prova që implikojnë Tahirin, anëtarët e mazhorancës vendosë në pranojnë pjesërisht kërkesën e prokurorisë për hetim në gjendje të lirë ndërsa anëtarët e opozitës ishin pro kërkesës për arrestimin e Tahirit.
Çështja “Tahiri” dhe hapja e negociatave me BE-në
Qevesisë aktuale të drejtuar nga Edi Rama, nëse nuk do të thyhet në mes të rrugës, I ka mbetur vetëm një objektiv që të mund të përligjë një lloj legjitimiteti mora: hapja e negociatave të anëtarësimit në BE. Magjia propagandistike e të qenit ndryshe nga kundërshtari politik nuk vlen më në kushtet kur dyshimi i përhershëm për implikime në nivel të lartë qeveritar me trafikun e drogës po infekton masivisht besimin e njerëzve.
90% e shqiptarëve mbështesin reformën në drejtësi
Ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri duke dalë sot nga Kryesia e Kuvendit ku është pëshëndetur nga ata që në media quhen mbështetës të tij. Në këto vitet e fundit politika dhe diplomatë të caktuar kanë shprehur shpesh si statistikë faktin se 90% e shqiptarëve mbështesin reformën në drejtësi.
Me këtë rast po sjellim atë që deklaronte para dy vitesh ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu:
"Memeci nuk foli", tradhëtia ka mbrojtje politike
Që të enjten pas mesditës në shtëpinë e Saimir Tahirit u mblodhën mbështetës të ish-ministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës.
Ky ishte sinjali i parë se Tahiri kishte marrë garanci për mbrojtje politike nga strukturat e Partisë, duke nisur nga baza e deri lart në kupolën drejtuese.
Mediat e Saliut
Opozita, LSI-ja dhe Sali Berisha po arrijnë një fitore të madhe. Po godasin një nga njerëzit kryesorë të Edi Ramës në katër vjet, një nga etiketat e Rilindjes, një superministër të cilit i kanë prerë fletë arrestin. Ky është mesazhi dhe perceptimi që mediat pranë qeverisë po tretin me vështirësi në këto orë, duke riaktivizuar imagjinatën propaganduese kundër të keqes Sali Berisha, që tërthorazi është mbrojtje për Sajmir Tahirin dhe PS-në.
Cilin ministër të besojmë?
Dëgjojeni ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se çfarë thotë dy ditë më parë për çështjen “Tahiri”.
“Kur flet drejtësia nuk ka pse flet ministri”, thotë ai ndër të tjera, duke mohuar kategorikisht se kjo çështje e nxehtë, që është çështje e shtetit shqiptar, politikës, shoqërisë dhe më në fund edhe partive parlamentare, të jetë detyrim edhe për të për ta komentuar dhe reaguar.
Ambasadori italian një mesazh për çështjen "Tahiri: ‘Ka ndryshim në vullnetin për të luftuar krimin”
Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo thotë se sipërfaqja e mbjellë me kanabis në Shqipëri është reduktuar shumë. Sipas tij, qeveria aktuale ka vullnetin që të luftojë krimin e organizuar që siç u shpreh ai është interes jetik i Shqipërisë, por edhe Italisë.
Per llumin, miqtë dhe armiqtë (Video)
Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i ftuar mbrëmjen së enjtes në “Opinion” nuk pranoi se ka qenë mbështetje për rrjetin kriminal të Habilajve dhe as të ketë përfituar financiarisht nga trafiku i drogës.
Ai tha se kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e tij ishte suprizë, por nuk mund të thoshte se e njëjta gjë vlente edhe për kryeministrin. Tahiri mohoi të jetë takuar dhe të ketë drekuar me Mosi Habilajn, por tha se mund të ketë qenë i pranishëm në festa familjare ku ishin dhe Habilajt.
"Shkarkimet duhet të kishin nisur nga Çako"
LSI deklaroi se shkarkimi i zinxhirit drejtues të policisë së Elbasanit u bë për të hequr vëmendjen nga çështja "Tahiri". Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha në një deklaratë për mediat se i shkarkuari i parë për ngjarjet e Elbasanit dhe trafikut duhet të ishte drejtori i Përgjighshëm i Policisë së Shtetit, Haki çako.