"Shkarkimet duhet të kishin nisur nga Çako"
LSI deklaroi se shkarkimi i zinxhirit drejtues të policisë së Elbasanit u bë për të hequr vëmendjen nga çështja "Tahiri". Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha në një deklaratë për mediat se i shkarkuari i parë për ngjarjet e Elbasanit dhe trafikut duhet të ishte drejtori i Përgjighshëm i Policisë së Shtetit, Haki çako.
“Shkarkimet e fundit në Elbasan, janë të vonuara që duhet të bëheshin dy muaj më parë, sot bëhen nga Çako, për të shmangur vëmendjen nga droga që ka përmbytur vendin dhe për të hequr vëmendjen nga ngjarje të tjera tepër të rënda. Po u bihet më qafë edhe drejtuesve të ndershëm duke i përziere me ata që janë mes llumit, si ishte rasti i Dritan Zaganit, kur policë të ndershëm burgosen e largohen se i bëhen pengesë krimit dhe trafikut. I shkarkuari i parë duhet të ishte Cako si mbështetësi dhe frymëzuesi i trafikut të drogës në vend dhe shkatërrues i krimit elektoral të 25 qershorit, me atë në krye të policisë rendi është pa elementë sigurie. Kryeministri shqiptar nuk do e kryejë kurrë këtë, pasi trembet për vdekje nga një shkarkim i tillë, se si është ajo batuta e një filmi shqiptar, Kryeministri ka ngrënë një kusi të corbës së krimit dhe trafiqeve deri në lugën e fundit”- deklaroi Vasili.
Add new comment