Blloku Politikë

"Të arrestohet Sajmir Tahiri"

Postuar në 17 Tetor, 2017 09:43

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar përmes një konference për shtyp arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, pas ndalimit në Itali të Moisi Habilajt.

Dinjitarët e replikave!

Postuar në 16 Tetor, 2017 16:55

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme ka dalë në media për të replikuar në distancë me presidentin grek Prokopis Pavlopulos, i cili i quajti amatoreske lëvizjet e Shqipërisë në lidhje me ligjin për minoritetet.

Dimtir Bushati është shfaqur i prerë dhe si të thuash i është përgjigjur drejtëpërdrejtë akuzave duke mos kursyer nënkuptimet. “Amatorizimi kam frikë se duhet kërkuar nëpër kryeqytetet e vendeve të tjera, por kurrësesi në Shqipëri”- ka thënë Bushati.

"Përgjegjësi e Shqipërisë nëse minon rrugën europiane "

Postuar në 15 Tetor, 2017 16:36

Përplasjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për prishjen e disa objekteve në Himarë i shtohet edhe miratimi nga kuvendi i Shqipërisë i ligjit për mbrojtjen e pakicave.

"Meritojmë karrotën"

Postuar në 15 Tetor, 2017 12:08

Në një intervistë për gazetën gjermane, “Frankfurter Rundschau”, kryeministri Rama shprehet i zhgënjyer me trajtimin e Shqipërisë nga Bashkimi Europian 

Reforma në gjyqësor, lidhet gjithashtu me fillimin e negociatave me Brukselin për pranimin në BE. Kur mund të fillojnë ato?

Erdogan në udhëkryq, Tirana ndjen kapistrën e BE

Postuar në 15 Tetor, 2017 11:38

Tirana zyrtare është ndeshur ditët e fundit me kritikat dhe zemërimin e Ankarasë për lirimin nga Gjykata e Durrësit të "gylenistit", Mohamed Jasir Aidognuz. 

Në qiellin e pastër deri dje të vllazërisë dhe partneritetit strategjik shqiptaro-turk duket se janë shfaqur re që lidhen me litarët që tërheqin kapistrin e Tiranës nga Brukseli dhe Uashingtoni. Të dyja këto qendra të politikës globale janë në përplasje me Turqinë e Erdogan. 

Turqia provon shijen e drejtësisë së partnerëve strategjikë shqiptarë

Postuar në 14 Tetor, 2017 19:33

Ambasada turke në Shqipëri ka reaguar sot pas lirimit të shteasit Muhammet Yasir Aydoğmuş nga gjykata e Durrësit. Ai bashkë me familjen e vet ishin ndaluar për përdorim të pasaportave false, por siç u raportua në media lëshimi i tij erdhi pas ndërhyrjes nga Brukseli. Në deklaratën e saj ambasada shpreh zhgënjimin e vet dhe paralajmëron për pasoja që lënia e individëve të tillë të lirë, ka për sigurinë e vendit. 

Më mirë se kushdo e thotë ministri çfarë përfaqëson politika në Shqipëri (Video)

Postuar në 13 Tetor, 2017 16:53

Krimi dhe lidhjet me politikën  janë bërë temë e ditës për shkak të situatës me ngjarjet e fundit në Elbasan, Vlorë, e Lushnjë, por edhe pas publikimit të disa fotove nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, ku pretendohet se ministri Blendi Klosi është mbështetur gjatë zgjedhjeve nga Durim Keçi, person që sipas tij është në kërkim ndërkombëtar. Në parlament pati akuza dhe kundër akuza, por interpretimin më të thjeshtuar dhe më të sinqertë duket se e ka bërë deputeti socialist, njëherësh dhe ministër, Pandeli Majko.

Presidenti kundër kërkesës për nënshtetësi shqiptare për qytetarët e Kosovës

Postuar në 13 Tetor, 2017 13:05

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përsëritur sot refuzimin e tij ndaj kërkesës së homolgut kosovar për dhënie shtetësie shqiptare për qytetarët e Kosovës, si një mënyrë për shmangien e penalizimit në lëvzjen e lirë. Sipas Metës kjo nuk është zgjidhje për qytetarët e Kosovës, as afatshkurtër dhe as afatgjatë.

Fotot e publikuara nga PD, Rama: Presim agjentë të huaj të godasim krimin

Postuar në 13 Tetor, 2017 11:31

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha publikoi disa foto që sipas tij dëshmojnë për lidhjet kriminale të kryeministrit me kontigjentë të shpallur në kërkim nga Interpoli dhe të mbrojtur nga policia shqiptare.

Basha foli me emra, duke përmendur Durim Keçin si personi që shfaqet në një foto me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi. Personazhi në fjalë sipas kreut të PD-së ishte në kërkim nga policia italiane, por i pa përfshirë në sistemin e Interpolit nga policia shqiptare.

Jugosllavizimi i Shqipërisë

Postuar në 12 Tetor, 2017 20:59

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka hartuar një letër publike drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, përmes të cilës sugjeron që ligji për pakicat kombëtare të mos miratohet. Më poshtë letra e plotë:

Projektligji "Për mbrojtjen e pakicave kombëtare" në mënyrën si është paraqitur, nuk duhet miratuar.

I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit!

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë