Çështja “Tahiri” dhe hapja e negociatave me BE-në

Postuar në 21 Tetor, 2017 16:15

Qevesisë  aktuale të drejtuar nga Edi Rama, nëse nuk do të thyhet në mes të rrugës, I ka mbetur vetëm një objektiv që të mund të përligjë një lloj legjitimiteti mora: hapja e negociatave të anëtarësimit në BE. Magjia propagandistike e të qenit ndryshe nga kundërshtari politik nuk vlen më në kushtet kur dyshimi i përhershëm për implikime në nivel të lartë qeveritar me trafikun e drogës po infekton masivisht besimin e njerëzve.

Për hapjen e negociatave me BE-në Trana zyrtare është e gatshme të lëshojë shumëçka e megjithatë deri më sot nuk ja ka dalë. Në maj të vitit 2016, kryeminsitri Edi Rama deklaronte në një intervistë për TV5 se “në fund të këtij viti do të kemi mundësinë që të prezaontojmë kandidaturën për hapjen e negociatave”. Viti 2016 iku, zgjedhjet parlametare kaluan dhe negociatat nuk u hapën. Kryeministri shprehur pakënaqësinë e vet për këtë duke dhënë intervista, duke theksuar se qeveria e tij kishte bërë çdo gjë që i ishte kërkuar nga Brukseli dhe sërish Europa(Juncker) nuk e kisahte përfillur Shqipërinë. Kaq dëshpëruese është situata, saqë qeveria e tanishme e bashkë me të edhe opozita lëshuan edhe ndaj Bullgarisë duke i bërë dhuratë një pakicë kombëtare. Edi Rama duket të ketë bërë një marsh mbrapa me Greqinë duke hequr dorë nga retorika për çështjen çame, duke negociuar me përfaqësues të OMONIA-s për planin urbanisitik të Himarës dhe së fundmi, duke bërë një lëvizje që përcjell mesazhe të shumëfishta. Ai refuzoi një kërkesë të “mikut Erdogan për ekstradimin e një shtetasi turk”, diçka që solli reagimin e ambasadës turke në Tiranë. Më tej akoma, televizioni pranë qeverisë, Top-Channel, raportonte katër ditë më parë për një takim Bushati – Kotizas në Kretë për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet dypalëshe, përfshirë edhe çështjen e kufirit detar.

Ndaj mund të thuhet se po, qeveria e Shqipërisë ka bërë çdo gjë. Madje duke mos pyetur qytetarët e vet për të marrë hapjen e negociatave. Por jo çdo gjë ka shkuar siç pritej. Së pari, Greqia në mënyrë të përsëritur ka kërkuar mbrojtjen e të drejtave të minoritetit, duke nënkuptuar se shumëçka do të varet nga qëndrimi për këtë çështje. Dje, Ministria e Jashtme greke shkoi më tej, duke lidhur ndërhyrjen e pritshme në Himarë për prishjen e disa banesave me nevojën e heqjes së vëmendjes nga çështja “Tahiri”, diçka që u konsiderua ndëryhyrje në punët e brendshme. Mirëpo vështirë se ky term ka ndonjë kuptim kur je duke negociuar anëtarësimin. Greqi ka në dorë një levë për të luajtur dhe çështja “Tahiri” është shumë delikate për një vend si yni që përflitet dhe akuzohet për krim dhe korrupsion. Sigurisht që kryeministri është në dijeni të të gjitha këtyre lëvizjeve që na thonë se Shqipëria ka jo vetëm shumë probleme me fqinjët, por edhe një problem strategjik me Europën. Ndaj problem është se çfarë vullneti do të demonstrohet, pra deri ku do të lëshohet? Çështja “Tahiri” është një provë e mirë. Gjashtë ditë ditë më parë, Edi Rama, deklaronte ndër të tjera se janë 2 histori suksesi që do ta ndihmojnë Shqipërinë për negociatat: suksesi me zgjedhjet dhe çrënjosja e kanabisit.

Rezultatet për çrrënjosjen e sëmundjes së vjetër të kanabisit dhe nxjerrjen e vendit tonë nga territoret e kultivimit të drogës.. Do ta vijojmë këtë luftë kundër rrjeteve që kanë përfituar nga droga, do identifikojmë e sekuestrojmë asetet e përfituara nga paratë e drogës, e të çojmë prapa hekurave të fortët. Kjo betejë ka nisur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. S’do të ketë tolerancë”, tha Rama.

Ai është sot në vëmendje dhe monitorim nëse do të mbajë fjalën për zero tolerancë. Mbrojtja e djeshme duke bërë vlerësim të kërkesës së prokurorisë është një hap mbrapa, sa kohë që vetë z. Rama pretendon se sistemi i drejtësisë është nën kushtëzimet garantuese të një reforme konsensuale. Do të ishte e udhës që ai të mos pronocohej për një process që mund të kanalizojë një rrugë të mirë për Shqipërinë. Dhe këtu ndahet shteti nga partia.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.