Blloku Politikë
Thaçi mbron idenë e tij për kufijtë me Serbinë: Kemi mbështetjen ndërkombëtare
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur sot qëndrimin e tij për korrigjim të kufijve me Serbinë, duke akuzuar me këtë rast edhe ata që kundërshtojnë këtë ide. Sipas tij çdo vonesë në këtë drejtim do të përsëriste gabimet e së shkuarës dhe do të bënte të humbiste një rast historik. Thaçi ka replikuar edhe me ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, i cili gjatë një takimi me përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës bëri thirrje që të mos ketë asnjë cedim në çështjen e kufijve. Më poshtë postimi i Thaçit në faqen e tij në Facebook:
Thirrje për bashkëqeverisje edhe nga Presidenti?
Gjatë një vizite në Shkodër Presidenti Ilir Meta u prononcua edhe për situatën politike në vend dhe specifikisht për marrëdhëniet mes qeverisë dhe opozitës.
Prononcimi i tij përforcon një axhendë që parashtron si zgjidhje një pakt të ri politik mes dy kampeve politike, në funksion të integrimit Europian të vendit.
Majko: Vota e emigrantëve kërkon ndërhyrje në Kushtetutë
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka dhënë sot një intervistë për televizionin personal të kryeminsitrit Edi Rama, përmes së cilës ka bërë të ditur se e drejta e votës për emigrantët shqiptarë do të kërkojë ndërhyrje në Kushtetutë:
A po çon kolapsi i Gjykatës së Lartë në lirimin e personave me rrezikshmëri të lartë?
Ngecja në rrjetën e vettingut të gjyqtarëve të gjykatës së lartë Artan Broci dhe Sheklzen Selimi, ka nxjerrë jashtë funksionit edhe Gjykatën e Lartë. Ndërkohë Avokat Baftjar Rusi në një intervistë për Televizionin TemA ngriti alarmin se ky ngërç me Gjykatën e Lartë ka bërë që kriminelë që mund të dënoheshin edhe me burgim të përjetshëm të lirohen për shkak se humb fuqia e paraburgimit.
Lëvizje në disa ambasada të Shqipërisë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar lirimin dhe emërimin në detyrë të disa ambasadorëve shqiptarë që lëvizin për shkak të përfundimit të mandatit të tyre.
Ilir Melo, Kastriot Robo, Qirjako Kureta, Riza Poda, Ilir Abdiu dhe Ridi Kurtezi janë liruar nga detyra e ambasadorit, përkatësisht në Kroaci, Danimarkë, Bullgari, Çeki, Finlandë-Norvegji dhe Spanjë.
Ndërkohë që disa prej tyre janë riemëruar në vende të tjera. Konkretisht Riza Poda dhe Ridi Kurtezi janë emëruar si ambasador në Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi.
Një marrëveshje e dytë, vdekjeprurëse për PD-në
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot gjatë një interviste në emisionin “Përballë” në RTSh dy nisma që ai synon t’i materializojë në muajin shtator: së pari janë ndryshimet e mundshme në kabinetin qeveritar, siç tha ai “pas një analize të thellë dhe një bilanci” dhe së dyti është oferta që do të vihet në tavolinë për opozitën. Për këtë të dytën z. Rama ndër të tjera tha:
Bëjini një retweet dekretit të Presidentit z. Veliaj!
Teksa Erion Veliaj sajon aktivitete lart e poshtë për të rikuperuar goditjen nga mosdekretimi i ligjit të kompanisë “Fusha.sh.p.k” gjendja e tij sa vjen e rëndohet. Ai e ka kthyer në replikë personale me Ilir Metën çështjen e Teatrit, duke mos dhënë asnjë shpegim për 8 pikat ku presidenti thotë se shkelen ligjet, Kushtetuta dhe Konventat Ndërkombëtare.
Daçiç: SHBA kërkon zgjidhje kompromisi për Kosovën
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic ka dalë i kënaqur nga takimet që kishte në Uashington me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Ëess Mitchell dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John R. Bolton.
Sipas tij ndryshimi më i madh që erdhi me administratën e re amerikane të Donald Trump është se ata janë “të gatshëm të dëgjojnë argumentet e Serbisë”.
"BE nuk e kupton logjikën tonë për Teatrin"
Qeveria po përpiqet ta kalojë me një lloj serioziteti që nuk i përshtatet aspak diskretitimit publik që po pëson për çështjen e Teatrit pavarësisht buzëqeshjeve manekine qe shpërndan lart e poshtë Erion Veliaj.
Presidenti i Republikës kthen ligjin për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar
Më poshtë arsyetimi i Presidentit të Republikës: