Majko: Vota e emigrantëve kërkon ndërhyrje në Kushtetutë

Postuar në 03 Gusht, 2018 15:41

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka dhënë sot një intervistë për televizionin personal të kryeminsitrit Edi Rama, përmes së cilës ka bërë të ditur se e drejta e votës për emigrantët shqiptarë do të kërkojë ndërhyrje në Kushtetutë:

Të gjithë janë shprehur pro votës së emigrantëve. Kjo ka shumë rëndësi. Ajo që ne po diskutojmë aktualisht është mënyra sesi do ta realizojmë këtë gjë. Ajo që unë kam frikë është se ne duhet të prekim edhe Kushtetutën për këtë çështje, pasi një nga sistemet, apo një nga modelet e përshtatshme që do të garantojmë pjesëmarrjen permanente të diasporës do të kërkojë ndryshimin e formulës së zgjedhjes së deputetëve në Parlamentin shqiptar. Për fat të keq ne jemi treguar shumë detajst për sa i përket ndryshimeve të Kushtetutës në vitin 2009 mos gaboj, të cilat e fokusuan çdo detaj të ndryshimit të sistemit zgjedhor në Kushtetutë

tha  Majko.

Sipas tij një nga mënyrat më të mira për të zgjidhur çështjet logjistike që kanë të bëjnë me adresën, është detyrimi që të vihet adresa e saktë në procesin e rinovimit të pasaportave biometrike, të cila mbushin 10 vjet që kanë nisur të lëshohen. Po kështu Majko ka hedhur edhe idenë e krjimit të një banke të Diasporës.

Comments

Submitted by Fillestari (not verified) on

Megjithese vete nje shqiptar me banim te perhershem jashte vendit, mua me duket padrejtesi e madhe tu jepet emigranteve mundesia qe te votojne gjithe jeten ne zgjedhjet kombetare, megjithese ne nuk banojme ne Shqiperi. Kjo per dy arsye: teknike dhe nje tjeter me thelbesore.
Arsyeja teknike ka te beje se ne cfare zgjedhjesh do te na jepet ne e drejta e votes: ne ato kombetare, lokale, apo ato te referendumeve qe mund te behen ne te ardhmen? Vota jone ne zgjedhje lokale apo ne referendume te ndryshme do te ishte qesharake sepse keto zgjedhe adresojne ceshtje qe kane te bejne me jetesen e perditeshme atje. Zgjedhjet lokale jane kryesisht ceshtje sherbimesh, "si mund te permireshet furnizimi me uje dhe si mund te pastrohet qyteti nga plehrat". Emigrantet do te votojne thjesh per kandidatin fotografia e te cilit duket me bukur ne interent sepse per sherbimet e perditeshme ata nuk dine gje. Kuse nese na jepet ne nje pale zgjedhje dhe jo ne nje pale te tjera, do te krijohej nje situate qesharake qe shqiperia do te kishte dy elektorate te ndryshme, ne varesi te llojit te zgjedhjes.
Nje arsye me fondamentale tani. Ne Amerike shpertheu lufta e pavaresise nen moton: "Nuk ka taksim pa perfaqesim [ne legjislature]". Nese emigranteve u dhurohet vota, ata do te jene te perfqesuar por jo te taksuar....
Eshte gabim te na japesh te drejten e votes ne ambasada neve, te larguarve te perhershem, pa adrese fikse ne shqiperi eshte gabim dhe rrezik per demokracine. Cilido prej nesh qe do te kthehet, te shkoje e te votoje. Vota nga Amerika dhe Australia per atdheun tone eshte travesti e keqe qe do te demtoje te ardhmen e vendit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.