Blloku Politikë
Ora për t'u futur në kosheren e burgut
Për herë të tretë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrest me burg për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. I akuzuar për bashkëpunim me “Habilajt” në trafik droge, Tahiri po hetohet në gjendje të lirë.
Gjatë kësaj kohe ish-ministri nuk ka hezituar të postojë fotografi nga jeta private, e fundit duke u kujdesur për një koshere bletësh.
Qeveri nën kontrollin e trafikantëve të drogës, Donald Lu: Nuk ka vullnet për arresimin e Klement Balilit
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ka organizuar sot aktivitetin: “Forca e Ligjit në Veprim: Arritje dhe Sfida”. Në këtë takim, ku ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa ka përsëritur premtimin për goditjen e krimit, ambasadori amerikan, Donald Lu, ka akuzuar hapur qeverinë shqiptare dhe organet e tjera ligjizbatuese se nuk kanë vullnet për arrestimin e njerëzve të ndryshëm të kërkuar për trafik droge.
Video/Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar para Parlamentit
Ekspertja e OSBE-së: AMA është e ndikuar politikisht
Mirella Marchese, eksperte e OSBE/ODHIR-it është përplasur këtë të mërkurë me kryetarin e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Genti Sala për shkak të disa konkluzioneve të nxjerra nga OSBE-ja se AMA është e ndikuar politikisht.
Doshi zgjidh ngatërresat me veten, hapet rruga për rikthimin në PS
Me ndihmën e Gjyaktës Tom Doshi doli i palagur nga atentati që i kishte inskenuar vetes, për të cilin akuzoi Ilir Metën. Ndonëse Prokuroria kishte kërkuar dënim me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Gjykata e Tiranës e shpalli atë të pafajshëm, ndërkohë që vendosi 1 vit burgim për ish deputetin Mark Frroku, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i mbeten 8 muaj burg.
Në luftë me mafiozët apo i mbështetur nga mafia?
Ministri i Brendshëm i Italisë i ka deklaruar luftë mafias, duke thënë se do u sekuestrojë deri brekët. Në një shfaqje atipike për një ministër të Brendshëm, Salvini u vetëfimua në pishinën e sekuestruar të një bosi të mafias me premtimin se do do godasë mafian dhe organizatat kriminale.
Ligjin e bën Maliqi, këtë e di dhe Ulsiu (video)
Shumica kaloi në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në Ligjin për Avokatinë që u mundëson të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kaluan vetting-un itë kenë mundësinë të ushtrojnë profesionin e avokatit.
Mendon populli per qeverinë, jo qeveria për popullin
Çdo kritikë ndaj qeverisë, edhe kur takimet e kryeministrit dalin nga skenari, personazhet që kanë denoncuar raste të korrupsionit apo mosfunksionimit të administratës janë rekrutuar më vonë nga zyrat e propagandës për të rehabiltuar imazhin e qeverisë.
Rasti më i fundit është ai i Bukurije Brakës nga Cërriku që në dëgjesën me kryeministrin u ankua për zvarritjet në dhënien e një çertifikatë pronësise. Kryeministri që shkarkoi me një të rënë të lapsit gjithë drejtorët e hipotekave nuk po arrin të bindë se funksionimi i administratës ka ndryshuar realisht.
Velo: PD-ja e pabesueshme për Teatrin. Projekti i ri e vendos Teatrin në ajër
Arkitekti Maks Velo ka deklaruar në protestën e djeshme se pjesëmarrja e PD-së në mbrojtje të Teatrit Kombëtar nuk ka shumë besueshmëri. Velo madje ka deklaruar se ka patur një fond që nuk është shpenzuar ndërkohë që ka kërkuar prononcimin e Sali Berishës për këtë çështje(minuta 19:30). Sipas Velos projekti parashikon një kalim të lirë poshtë godinës që ka sipërfaqe kontakti të reduktuar.
Teatri është në ajër
tha ai.
PD: 3 kulla shkelin njollën e Teatrit (Harta)
Partia Demokratike ka publikuar sot njollën hipotekore, mbi të cilën shtrihet Teatri Kombëtar dhe zonën ku parashikohet të ndërtohen kullat e kompanisë Fusha sh.p.k. Përkundër pretendimeve të qeverisë dhe bashkisë se në projektligjin për Teatrin është marrë parasysh kërkesa e artistëve për të mos u prekull trualli, deputetja Albana Vokshi tha se vërtetimi hipotekor dhe projekti tregon të kundërtën.