Doshi zgjidh ngatërresat me veten, hapet rruga për rikthimin në PS
Me ndihmën e Gjyaktës Tom Doshi doli i palagur nga atentati që i kishte inskenuar vetes, për të cilin akuzoi Ilir Metën. Ndonëse Prokuroria kishte kërkuar dënim me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Gjykata e Tiranës e shpalli atë të pafajshëm, ndërkohë që vendosi 1 vit burgim për ish deputetin Mark Frroku, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i mbeten 8 muaj burg.
Gjate pretencës, prokurorja theksoi se tre të pandehurit akuzohen se kanë deklaruar të dhëna të rreme në lidhje me një atentat, që supozohej se ishte organizuar për eliminimin fizik të deputetit Tom Doshi. Çështja në fjalë bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij.
Deputeti Doshi publikoi përmes mediave, një intervistë të kryer nga ai vetë me Durim Bamin, i cili pretendonte se ishte porositur për të eliminuar fizikisht Doshin dhe ish-deputetin e PD-së, Mhill Fufin.
Asokohe kryemistri Rama përjashtoi deputetin nga grupi parlamentar duke thënë se duhet të ishte vetë Doshi që kishte barrën për të provuar pafajësinë. Meqënëse kjo ndodhi, Doshit i hapet dera për t'i rikthyer në Partinë Socialiste.
Comments
Faktori Doshi
Tani po hapet rruga qe Tom Doshi ti rikthehet partise Socialiste duke e fuqizuar me teper kete parti, vecanerisht ne Shkoder ku mund te jete edhe deciziv qe PS te marre bashkine e Shkodres qe nga koha e monizmit! Duhet vetem LSI lokale te bashkepunoje me PS e Tom Doshin dhe opozita del jashte cdo loje politike edhe ne bastionin e fundit te saj! E ardhmja e pluralizmit politik shqiptar tashme eshte ne doren e Tom Doshit!
Add new comment