Në luftë me mafiozët apo i mbështetur nga mafia?
Ministri i Brendshëm i Italisë i ka deklaruar luftë mafias, duke thënë se do u sekuestrojë deri brekët. Në një shfaqje atipike për një ministër të Brendshëm, Salvini u vetëfimua në pishinën e sekuestruar të një bosi të mafias me premtimin se do do godasë mafian dhe organizatat kriminale.
“Luftë mafies, një impenjim që do i dedikoj çdo energji timen, me çdo mjet të nevojshëm! Bashkë me ju nga Toscana e mrekullueshme. Për mafiozët argëtimi mbaroi! Tani duhet të tregojmë që Shteti është më i fortë. Do më pëlqente që në fund të udhëtimit, të kujtohesha si dikush që më shumë se të tjerët ka luftuar Camorra-n, Ndrangheta-n dhe mafian, duke u impenjuar të shkoj në çdo rrugë dhe rajon”- ka thënë Salvini.
E justifikushme deri diku për një rishtar në politikë të vetësugjestionohet me mundësitë që të jep teknologjia, por për të qëndruar të mesazhi që ka dashur të japë, lideri i Lega Nord nuk është personi më i besueshëm për ta bërë këtë. Mediat italiane shkruajnë se fitorja e Mateo Salvinit në rajonin e Kalabrisë në zgjedhjet e pranverës erdhi ndër të tjera për shkak të kontakteve të tij me ish-kryebashkiakun e Reggie Calabria, Giuseppe Scopelliti, i cili - sipas autoriteteve - dyshohet se ka lidhje me organizatën kriminale Ndrangheta, e cila kontrollon shumicën e tregtisë së kokainës në të gjithë Evropën.
Giuseppe Scopelliti në kohën që ishte kryetar bashkie u arrestua për falsifikimin e dokumenteve publike. Në të vërtetë, aktakuza ishte për sponsorizim nga organizatat kriminale. Prokurorët që kanë hetuar çështjen kanë pohuar se përmes të dhënave që u paraqitën nga Guardian arritën në përfundimin se organizata e fuqishme kriminale ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën e Scopellitit.
Video e ministrit të Brendshëm italian që i shpalli luftë mafias ngazëlloi shumë PD-në dhe kryetarin e saj Lulzim Basha që e përcollën këtë performancë në publik si paralajmërim ndaj kryeministrit Rama. Askush nuk mendon se fijet e pushtetit të sotëm nuk janë të lidhur me krimin, por nga PD s'është depozituar asnjë kallëzim për emrat që ajo ka denoncuar, si Vangjush Dako apo Qazim Sejdini. Nëse presin që këtë ta bëjë Salvini, kuptohet sa serioz është edhe paralajmërimi për kryeministrin.
Add new comment