Blloku Politikë

Sinkronizim opozitar Kosovë - Shqipëri

Postuar në 08 Shtator, 2018 12:17

Diplomacia qorre dhe e urdheruar e Hashim Thaçit që po vendos në diskutim kufijtë e Kosovës ka provokuar zhvillime të pazakonta. Dje Albin Kurti i Vetëvendosjes është takuar në Tiranë, në zyrën e tij, me Sali Berishën, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë.

Cirku i fushatës së radhës

Postuar në 08 Shtator, 2018 11:14

Fushata elektorale për zgjedhjet vendore ka nisur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Lulzim Basha ka propozuar vettingun e politikës, duke synuar që zgjedhjet vendore t’i shndërrojë në bast politik. Basha po na sugjeron të besojmë se politika duhet pastruar nga brenda vetes dhe ne duhet ta besojmë. 
Kryeministri Edi Rama duket se i pëlqen kjo ide që të jep mundësinë e llafeve pa punë. Një deputet i përjashtuar live dhe një kritikë për kryebashkiakët u servirën dje si një formë e parë e zbatimit të vettingut si këndi i emulacionit socialist. 

BE-Qeverisë: S'ka negociata me zullume si Teatri

Postuar në 07 Shtator, 2018 21:54

Shuplaka që BE i dha qeverisë për çështjen e Teatrit Kombëtar ishte pak të thuash e pritshme dhe e merituar.

Ligji "Fusha" për shembjen e Teatrit ishte flagrant dhe nuk qëndronte në asnjë kandar të asaj që mund të quhet demokraci Kushtetuese. Jo se qeveria nuk e dinte këtë fakt, por me shpresën se marifete të tilla që gatuhen nga zanatçinjtë e betonit në Tiranë nuk do mbërrinin deri në Bruksel. 

Meta No Coment

Postuar në 07 Shtator, 2018 12:22

I pyetur për propozimin e Lulzim Bashës që kushtetuta të amendohet për të kaluar në proces vetting-u edhe politikën, presidenti Ilir Meta ka anashkaluar një përgjigje të drejtëpërdrejtë, duke folur teorikisht për sfida dhe lexime të kundërta në politikën që sot përfaqësohet nga Partia Socialiste dhe PD e LSI nga ana tjetër.

Akti i parë i bashkëqeverisjes

Postuar në 06 Shtator, 2018 13:51

Veting në politikë, pas atij në rradhët e gjyqësorit dhe policisë  ka propozuar Lulzim Basha nga Elbasani në mbledhjen e dytë që opozita mbajti në Elbasan, pas asaj në Shkodër.

“Vendimi ynë është ti japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në radhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur.Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin”-ka deklaruar Lulzim Basha

Tjetër Pallat për "Sulltanin" Erdogan

Postuar në 05 Shtator, 2018 20:51

Vetëm me një pallat mund të krahasohet kompleksi rezidencal që po ndërtohet për presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në gjirin Oklouk në detin Marmara, sipas një raporti të Cumhuriyet.

Sipas gazetës turke, edhe pse pallati presidencial me 1.150 dhoma i Erdogan në Ankara ka qenë objekt polemikash në tre vitet e fundit për shkak të luksit, Presidenti nuk hezitoi të urdhërojë ndërtimin e një pallati tjetër pushimesh. 

Rigels Balili: Pas stadiumit fillojmë dhe ujësjellësin (Video)

Postuar në 04 Shtator, 2018 19:40

Të zgjedhurit e bashkive të provincës kanë nisur të mos kompleksohen nga kamerat e televizioneve, madje kanë filluar t’i përdorin si dritare imazhi për ta reklamuar veten si promororë të zhvillimit. Pse jo, nën shembullin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që ka abonuar një grup xhirimi me vete.

Llogaridhënie pa hesap, ministrat nuk lëvizin

Postuar në 03 Shtator, 2018 12:22

Partia Socialiste mbodhi kryesinë ku vendosi të rifillojë një tjetër fushatë me qytetarët, ndonëse nuk ka mbyllur ende turin e llogaridhënies. Taulant Balla që për momentin mbulon edhe çështjet organizative tha se deputetët do trokasin derë më derë për të folur me popullin që është mësuar me rolin e spektatorit.

Kufijtë shqiptarë si politikë dhe plan biznesi i Austrisë

Postuar në 02 Shtator, 2018 16:30

Koha Ditore  publikon sot një opinion të diplomatit të njohur austriak Wolfgang Petrisch. I konsideruar si një njeri i afërt me qëndrimet shqiptare për Kosovën, Petrisch është përfolur së fundmi për ndryshimin e qëndrimit të vet dhe përafrimin me idensë serbo-thaçiane të shkëmbimit të kufijve. Në opinionin e tij, Petrisch përmend dy elementë bazë: së pari se klima në Ballkan po afirmon frymën e kompromisit mes shteteve duke nisur me rregullimet e mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë dhe Greqisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë si dhe Kosovës dhe Malit të Zi. 

Vlahutin pranon: Ligji për Teatrin, problematik. Pyetje shtesë nga Brukseli. Me çeljen e negociatave, situata të tilla do shmangen

Postuar në 01 Shtator, 2018 16:42

Ambasadorja në largim e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, ka dhënë sot një intervistë për Top-Channel ku flet për momentet e fundit, punën e bërë etj. Ajo është pyetur edhe për ligjin e Teatrit Kombëtar, për të cilin ka deklaruar se do të ketë një përgjigje nga BE. Vlahutin ka pranuar nëpër të se ligji ka krijuar një situatë të papëlqyeshme dhe në momentin kur Shqipëria të çelë negociatat  çdo ligj do të duhet të kalojë më parë nga Brukseli. Pra situta të tilla do të shmangen. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë