Blloku Politikë
Votën për të hequr Berishën ta dhanë më 2013-n. Tani e Keqja je Ti!
Në një status në rrjetin X, kryeministri Edi Rama, bën këtë parashtresë që mbyllet me një proklamatë:
Hristijan Mickoski mandatohet si kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, ka ngarkuar kreun e VMRO-DPMNE me formimin e qeverisë së re. Hristijan Mickoski është mandatuar si kryeministër si kreu i partisë më numrin më të madh të votave.
Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, VMRO DPMNE-ja fitoi 58 vende në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Pas mandatimit, Mickoski ka një afat prej 20 ditësh për paraqitjen në Kuvend të kabinetit të ri qeveritar dhe programit të punës.
Pritet që emrat e kabinetit të ri të bëhen publikë brendas këtij muaji.
Thirrje që NATO dhe SHBA të rishikojnë vendimin për bazën e Kuçovës
Në një opinion të publikuar në gazetën greke “Kathimerini”, Michael Rubin nga “American Enterprise Institute” paralajmëron SHBA dhe Perëndimin mbi politikën e jashtme të Shqipërisë, manifestuar kryesisht si qëndrime të kryeministrit Edi Rama. Rubin vendos një paralele – klasike nëse mund të shprehemi kështu në politologjinë amerikane – mes natyrës së shtetit dhe pushtetit dhe politikës së jashtme që do të jetë patjetër refleks i të parëve. Dy shembuj sillen në këtë kuadër për
Izet Haxhia, Ilir Meta, Arben Ahmetaj/Cili është dallimi mes këtyre dëshmitarëve - protagonistë?
Shumëkush e pa intervistën e kryeministrit Edi Rama për RAI3. Pa edhe videomesazhin e tij. Disa të tjerë kanë lexuar edhe diarenë e gazetarëve që janë gjithmonë gati të jenë sifoni i tij. Nëse e shohim si do z. Rama ta shohim ne këtë situatë duhet të ndajmë botën në dy pjesë: ata që kanë kundër Shqipërisë dhe të tjerë që punojnë për të. Varianti ideal për këtë delirant karabush do të ishte: Të ligjtë dhe Edi përballë.
SPAK nuk (duhet të)merret me motivet e Ahmetajt, por provat dhe dëshminë e tij
Arben Ahmetaj është i poshtër. Pse Arben Ahmetaj foli? Si e inskenoi intervistën me gazetarët e RAI 3?
Këto janë disa “pyetje” mbi daljen e fundit të ish-zv.kryeministrit në mediat italiane, prej nga ku u hodhën akuza sipas të cilave në zyrën e kryeministrit Edi Rama ai ka parë mafiozë të hyjnë e të dalin.
SHBA-BE, konsensus për antikorrupsionin: Të mos preket reforma në drejtësi
Ambasada e SHBA në Shqipëri dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian vërejnë një nxitim të mazhorancës në nismën për ngritjen e komisionit të posaçëm i cili synon një cikël të ri reformash.
Dy përfaqësitë kryesore diplomatike në vend ai I SHBA dhe BE-së kanë reaguar për Zërin e Amerikës ku kanë konstatuar nxitimin e PS-së në miratimin e rezolutës dhe brenda 5 ditësh vendimin për ngritjen e komisionit të posaçëm.
Skandali 5D, Veliaj braktis mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës i ka paraprirë një kontroll fizik i anëtarëve para se të futeshin në sallë. Pamjet e kontrolleve të ushtruara nga efektivë të Policisë Bashkiake u publikuan në rrjetet sociale nga këshilltari demokrat, Dorian Teliti.
Efektivët e motivojnë këtë masë me situatën e krijuar ditët e fundit, pas protestave të opozitës lidhur me skandalin 5D, pavarësisht mungesës së një urdhri të shkruar.
Ndërkohë, me fillimin e mbledhjes, ka pasur debate mes këshilltarëve opozitarë edhe kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.
Humbasim më shumë sesa fitojmë nëse prishim marrëveshjen e Prespës
Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe një nga nënshkruesit e marrëveshjes së emrit me Greqinë në vitin 2018, Nikola Dimitrov, është optimist i matur se Marrëveshja e Prespës do t'i mbijetojë ndryshimit të fundit në peizazhin politik në Shkup.
KLP vendos përfundimin e mandatit të Alfred Ballës
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë shkarkuar nga detyra kryetarin Alfred Balla. Vendimi u mblodh në mbledhjen e pasdites me shumicë dërrmuese: 9 pro dhe 2 kundër. Vendimi vjen pas vendimit të marrë një javë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili e përjashtoi Ballën nga sistemi për 15 vjet.
Vëllai i zëvendëskryeministrit të Bosnjë-Hercegovinës dhunohet për vdekje në Beograd
Gjorgje Mijatoviç, vëllai i zëvendëskryeministrit të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës (FBiH) dhe Ministri i Zhvillimit, Sipërmarrjes dhe Artizanatit, Vojin Mijatoviç, është dhunuar për vdekje të dielën në Beograd.
Lajmin e konfirmoi ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç.
Mediat e Beogradit raportuan se Mijatoviç u rrah për vdekje nga huliganë në një park për fëmijë në zonën e Vozdovacit.