Blloku Politikë
Guberna e SPAK-ut
Raportohet se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko po udhëton drejt SPAK-ut për çështjen e mikrokredive. Në SPAK është edhe presidenti i Republikës, ndonëse e mohon, në SPAK ministra e ish-ministra, në SPAK Zdromsi i Tiranës.
Dhe të mendosh që sistemi korrupton njeriun, ndërkohë që në 11 vjet ne e ndryshuam sistemin, e rilindëm vendin dhe bëmë shtet. Kush i shtyu këta në gabime të tilla?
Drejt urdhër-arrestit ndërkombëtar për Netanjahun. Për çfarë i përdorte raketat Izraeli?
Media të ndryshme raportojnë se tashmë urdhër arresti ndërkombëtar për kryeministrin izraelit Beniamin Netanjahu dhe anëtarë të kabinetit të luftës është çështje kohe. BBC-ja raporton madje se në TelAviv janë vënë në alarm nga ky lajm që duhet ende të konfirmohet, pasi kjo do të shënonte ngritjen e akuzës ndërkombëtare për krime lufte nga Izraeli në Gaza.
Ministri që të shkul veshët
Deputeti Agron Shehaj është përplasur gjatë seancës së sotme me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për shkak të Amnistisë Penale, të miratuar disa javë më parë.
Kërkesës së Shehajt për dorëheqjen e Manjës, ky i fundit iu përgjigj me një kërcënim. Përgjigjja e Manjës nuk dëgjohet për shkak të mikrofonit të mbyllur, ajo reflektohet në replikën e Shehajt.
Albin Kurti i jep çmim Ali Ahmetit dhe çon Edi Ramën në Bashkinë e Tiranës
Edi Rama është shfaqur sot në Bashkinë e Tiranës për të marrë rolin e dollibashit në dhënien e një çmimi për Ali Ahmetin. Çmimi është dhënë nga Erjon Veliaj, kalon si çmim për të cilin është menduar gjatë gjithë këshilli dhe ceremonia merr vëmendjen maksimale nga kryeministri bashkë me një shpurë shtetarësh qesharakë të tranzicionit që luajnë dekorin e përjetshëm.
Vetëm Ali Ahmeti mund të më sillte sërish në Bashkinë e Tiranës
Në Athinë vënë në dyshim vizitën e Ramës. U kërkua 12 maji, përkon me arrestimin e Belerit. Të shtyhet!
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan sot për vizitën e afërt të Edi Ramës në Athinë. Ose më saktë: për dilemat për realizimin e saj.
Zdromsi i mbeti në dorë opozitës. Po s'e hoqi as tani, le të shesë fiq
Erjon Veliaj me aferën “5D” dhe më tutje inceneratorët ia ka mbetur në dorë opozitës. Asaj në Parlament dhe asaj të Dritares. Këtu nuk duhet të quajmë opozitë Bashën dhe sorrollatjet e tij.
Pse i ka mbetur në dorë? Sepse skandali është shumë i madh: mjafton akuza që çoi në arrestimin e drejtorëve të Bashkisë për të kuptuar se për çfarë po hetohet. Dhe është jashtë çdo imagjinate politike që një opozitë të rrijë e të bëjë sehir derisa drejtësia të flasë dhe të mos kërkojë largimin e kryebashkiakut.
Qeveri e re me emra të vjetër
Kryeministri i emëruar serb ka propozuar emrat e kabinetit të ri qeveritar. Qeveria e re serbe, e dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit të vitit të kaluar, të kontestuara nga opozita, në 2/3 e saj ka ministrat e qeverisë së mëparshme.
Millosh Vuçeviç, i cili drejton Partinë Progresive Serbe (SNS) u mandatua nga presidenti serb në detyrën e kryeministrit në fund të muajit të kaluar.
Në pritje të dezinformimit!
Gazeta amerikane “The New York Times” ironizonte në një shkrim të vetin të ditëve të fundit, lajmin e disa arrestimeve në Europë nën motivin e spiunazhit në favor të Kinës. Befas Europa është zgjuar dhe ka nisur të veprojë ndaj Kinës dhe rrjetit të saj operativ që sipas vlerësimeve të agjencive të specializuara ka interes edhe për informacione politike të nivelit të lartë dhe ndikimin e vendimmarrjes.
Plani i Jared Kushner në Beograd kundërshtohet nga serbët
Plani i Jared Kushner për një kompleks luksoz në qendër të Beogradit nuk është pritur mirë nga serbët.
Për shumë prej tyre, do të ishte njësoj sikur talebanët të ndërtonin një kompleks apartamentesh luksoze në vendin e Kullave Binjake në Nju-Jork.
"Babalja" e radhës provon se demokracia nuk vetvepron
Duket se aktorë të opozitës shqiptare janë trishtuar me shtyrjen apo mostransmetimin nga RAI3 të pjesës së dytë të një reportazhi për Shqipërinë. Reportazh që në pjesën e parë zbuloi me disa të dhëna të reja për opinionin publik Italian se çfarë lloj burri shteti është Edi Rama dhe Engjëll Agaçi. Dhe për pasojë se çfarë bën Giorgia Meloni me marrëveshjet e saj.