KLP vendos përfundimin e mandatit të Alfred Ballës

Postuar në 27 Maj, 2024 18:24

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë shkarkuar nga detyra kryetarin Alfred Balla. Vendimi u mblodh në mbledhjen e pasdites me shumicë dërrmuese: 9 pro dhe 2 kundër. Vendimi vjen pas vendimit të marrë një javë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili e përjashtoi Ballën nga sistemi për 15 vjet.

Balla u zgjodh në KLP nga radhët e shoqërisë civile. Pas largimit nga kjo detyrë, ai nuk mund të ushtrojë më as funksionin e gjyqtarit. Ballës i përfundoi mandati pesëvjeçar si anëtar i KLP-së dhe njëherazi kryetar i saj më 18 dhjetori 2023. Ai vijoi të qëndrojë në detyrë, në pritje të zëvendësimit nga anëtari i ri, përfaqësues i shoqërisë civile, që duhet të zgjidhet nga Kuvendi.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.