Thirrje që NATO dhe SHBA të rishikojnë vendimin për bazën e Kuçovës
Në një opinion të publikuar në gazetën greke “Kathimerini”, Michael Rubin nga “American Enterprise Institute” paralajmëron SHBA dhe Perëndimin mbi politikën e jashtme të Shqipërisë, manifestuar kryesisht si qëndrime të kryeministrit Edi Rama. Rubin vendos një paralele – klasike nëse mund të shprehemi kështu në politologjinë amerikane – mes natyrës së shtetit dhe pushtetit dhe politikës së jashtme që do të jetë patjetër refleks i të parëve. Dy shembuj sillen në këtë kuadër për ta kuptuar mesazhin: Turqia e Erdoganit dhe Katari. Turqia që përdor bazën ajrore të Incirlikut si kartë shantazhi ndaj SHBA, duke mundësuar kështu politika agresive ndaj Qipros, Irakut, Sirisë, Greqisë dhe Armenisë pa u ndëshkuar.
Incriliku i jep Erdoganit imunitetin ndaj shtrëngimit amerikan
shkruan Rubin.
Katari vjen në vështrim të ngjashëm me bazën al-Udeid, vënë në dispozicion për SHBA pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, të cilën madje e rikonstruktoi për të akomoduar më mirë ushtaratë amerikanë. Mirëpo sipas Rubun, kjo liçencë e partneritetit strategjik solli që Katari të tolerohet në mënyrë të detyrueshme nga sekretarët e Mbrojtjes, ndonëse është provuar se financon organizata terroriste, përfshirë ato që kanë vrarë amerikanë.
Në këtë suazë, autori bën nëj analogji me Shqipërinë, sipas tij një vend që burgos njerëz për çështje politike, si rasti i Belerit dhe rasti i Arben Ahmetajt, mënjanimi i të cilit ka sjellë “anashkalimin e programeve antikorrupsion të SHBA”. Kjo e fundit mbetet diçka e paqartë dhe e pashpjeguar në shkrim.
Hiq ideologjinë islamike të Erdogan dhe Rama është një sozi e tij
shkruan Rubin.
Asi nën mëngë këtu mund të jetë baza e Kuçovës, që ka marrë rëndësi për NATO-n pas lëvizjeve alla Lukashenko të Aleksander Vuçiçit. Mirëpo nisur nga përvoja e mësipërme Perëndimi duhet të konsiderojë nëse do të japë karta bianka për Erdoganin e dytë në Ballkan në emër të një aseti si Kuçova.
Një paralajmërim që nuk dihet sesa qëndron për shkak se Shqipëria dhe as Rama nuk duket të kenë fuqinë e dy shteteve në fjalë, as asetet financiare dhe infrastrukturore të tyre. Nga ana tjetër, SHBA ka opsione ushtarake në Ballkan duke nisur që nga baza e Kosovës, por edhe disponibiliteti i Bullgarisë. Megjithatë duhet thënë se shkrimi bën pjesë te një politikë e Athinës zyrtare për të ndërkombëtarizuar çështjen Beleri, por edhe për të zhvilluar një politikë kundër qeverisë në Tiranë me idenë e një vendi që po humbet karakterin demokratik.
Comments
Thua te jete kaq i mencir ky
Thua te jete kaq i mencir ky Rama? Tia kete bo me hile amerikes? Duhet ta rrezojme qe te shpetojme Aneriken nga nje katastrofe e sigurt. Rrofte Sal' Berisha.
Shba do sjelle arme berthamore ne Kucove:)
Qe ky tipi qe shkruar kete gjene nuk e di se nga bine ceshtjet shqiptare me shtepi, kjo nuk do shume mend. Qe nuk njeh fare as Belerin e as Ahmetajn as se ckane bere te mire a te keqe, edhe kjo shihet lehte. Po qe te arrije Rama, mbeshtetur ne bazen e Kucoves qe eshte si furrik pulash, ku vetem 50 milion jane hedhur ti beje presion amerikaneve, vetem ky Rubini mund ta mendoje.
Incirliku disa miliardesh e me protokoll nuklear, apo ajo e Katarit qe mund ta bejne te veshur me ar e argjend po te duan, as ka shans te krahasohen jo me Kucoven, po me gjithe ballkanin me Bondstill e Souda Bay brenda.
Me cfare asi nen menge do u flase Rama amerikaneve?
Kaq qesharak arsyetim sme kishin zene veshet ndonjehere
Shume e sakte Vasel.
Shume e sakte Vasel.
Te njejten gje mendova dje ne mengjes te po e lexoja kete shkrim kaq te varfer, pa asnje intelekt gazetarie.
Hera e pare qe lexoja tek kathimerini nje shkrim qe as femijet e ciklit te fillores nuk do t'a shkruanin si Diktim.
Add new comment