Blloku Opinion

Formësimi i një kushtetute materiale për Shqipërinë

Postuar në 09 Tetor, 2017 09:20

Pas rënies së komunizmit, tekstet tona kushtetuese janë përmirësuar në vite, por konstitucionalizmi shqiptar ende është i paaftë të qëndrojë në mënyrë solide mbi këmbët e veta, d.m.th të jetë i pavarur nga tronditjet me efekt negativ që shkaktojnë mbi të ngjarjet e jetës politiko-shoqërore, të cilat pengojnë shfaqjen, afirmimin dhe zhvillimin e një identiteti kushtetues kombëtar, si dhe të një rendi të lirë demokratik.

Mbi përfshirjen e biznesit të vogël në regjimin e TVSH-së

Postuar në 07 Tetor, 2017 16:18

Ditët e fundit, personalisht jam përfshirë modestisht në debatin publik rreth propozimit më të fundit të qeverisë për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Së pari, përfshirja në skemën e TVSH-së e biznesit të vogël, nuk presupozon domosdoshmërisht 20%. D.m.th, interesi primar publik është përfshirja në sistem, gjurmimi i lëvizjes së mallit dhe detyrimi i biznesit të madh që të deklarojë të gjithë transksionet e veta. Ky grupim është burimi i vërtetë i evazionit dhe jo biznesi i vogël.  

Lufta për mesin e shtresës së mesme të shoqërisë

Postuar në 07 Tetor, 2017 11:04

Deklarata është dramatike. Robert Vehrkamp flet në lidhje me zgjedhjet në Bundestag për një "linjë të re konflikti të demokracisë midis skeptikëve të modernizimit dhe mbështetësve të modernizimit." Kjo linjë manifestohet në "copëzimin" e elektoratit. Shkencëtari është njëri nga autorët e një studimi për zgjedhjet në Bundestag, të cilin Fondacioni Bertelsmann e paraqiti këtë të premte nën titullin "Zgjedhje popullore".

Mistifikime dhe fiasko

Postuar në 06 Tetor, 2017 18:15

Poet amerikan, përkthyes dhe kryeredaktor i New Poetry in Translation, Brian Sneeden nga Universiteti i Connecticut-it ishte ftuar në Festivalin e Letërsisë në Orllan të Kosovës, për çka edhe shkroi përshtypjet dhe përsiatjet në World Literature Today.

Egocentrizmi dhe akreditimi i Universitetit të Tiranës

Postuar në 04 Tetor, 2017 08:39

Dikur, Át Gjergj Fishta shkruante se në çështje të arsimit, të gjithë: popull, qeveri e parlament kanë qenë të një mendjeje dhe një zëri.

Rektori...Kule 3!

Postuar në 02 Tetor, 2017 14:26

Mbasi për tetë vite i shkaktoi tragjedinë Universitetit të Tiranës, ish-rektori Dhori Kule rikthehet në skenë si komedian. Komedia shoqërohet me humor. E humori, zakonisht, shkaktohet nga e papritura e sjelljes së personazhit, nga përgjigje logjikisht të papritura, por që nuk janë krejt-krejt pa logjikë: veçse është logjikë absurde. Dhe kjo shkakton të qeshurën.

Duhet të mësojmë të dëgjojmë

Postuar në 01 Tetor, 2017 11:24

Gazetarët – dhe sidomos ata grekë në veçanti – kanë shumë dëshirë të flasin. Shumë. Por është  e rëndësishme që ne të mësojmë po ashtu të dëgjojmë, siç është zbuluar, shpesh në mënyrë brutale nga mediat e huaja në botë. 

Nevoja për një politikë të re industriale

Postuar në 29 Shtator, 2017 08:20

Politika industriale ka qenë një temë dilematike në debatin e politikës ekonomike. Transformimi i vazhdueshëm strukturor, zhvillimi industrial dhe kërkimi shkencor e inovacionet teknologjike janë veçoritë kyçe për zhvillimin ekonomik. Përpara krizës financiare globale, politika industriale, si një instrument për të ndihmuar zhvillimin industrial në veçanti dhe atë ekonomik në përgjithësi, u mënjanua gjerësisht nga shumë ekonomistë që dyshonin në bazat e saj analitike dhe duke vënë në dukje rekordin e dobët të saj.

Kullat, qendrat e reja tregëtare dhe opozita që bën sikur nuk kupton*

Postuar në 28 Shtator, 2017 10:16

Lexova para disa ditësh një lajm që buron nga revista  ekonomike “Monitor”, e cila, duke iu referuar agjencisë ndërkombëtare të real estate “Collier International”, zbulon se Shqipëria paska 235 m² sipërfaqe qendrash tregtare për çdo 1000 banorë, çka tejkalon edhe vende si Gjermania, Franca, Italia Spanja. Duke u nisur nga kjo e dhënë, komentohej bumi i lejeve të ndërtimit që po jep së fundmi dyshja Rama-Veliaj, si për kulla të larta e pallate banimi, si për ndërtimin e qendrave të reja tregtare.

Më mirë deputet apo koordinator?

Postuar në 26 Shtator, 2017 20:22

Ju kujtohet projekti për zyrat e deputetëve socialistë në rrethe në vitin 2013. (Po shkrihen në një zyrë të vetme në vitin 2017! ) U kthyen në zyra pune, por funksionuan vetëm në momentin e fillimit, sepse vendet në administratë janë të kufizuara. Deputetët duke mos pasur akses në qeveri dhe administratë nuk arrinin të zgjidhnin asgjë, madje edhe hallet e tyre. Disa prej tyre ikën dhe bënë parti, të tjerë shpërthenin herë pas here në Kuvend, duke u kthyer në një problem për qeverisjen e majtë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Opinion