Blloku Opinion

"Objekti më i shtrenjtë, penda" - replikë me Përparim Kabon

Postuar në 26 Shtator, 2017 08:37

Situata faktike: Pyetja e parë: “Cili është objekti më i shtrenjtë që ke blerë?”

Përgjigja “Një penë ose pendë, bashkë me kallamarin e bojës”, madje kur fillova edhe ta shpjegoja vendin ku e kisha blerë dhe të bëja arsyetimin përse e vlerësoja atë objekt si më të shtrenjtin, personi që pyeste më ndërpreu, duke kaluar menjëherë te pyetja e dytë:

“Po sa kushtonte ajo pena me gjithë kallamarin?”.

Vendosa t’i them çmimin e tregut, “70 dollarë”.

Pyetësi, ndoshta i pakënaqur nga përgjigjet e pyetjes së parë, vazhdoi:

“Sa kushton makina juaj?”.

Cigaret tradicionale, kërcënim për shëndetin publik

Postuar në 25 Shtator, 2017 11:16

Përhapja e epidemisë së duhanit është një problem kombëtar me pasoja të rënda për shëndetin publik, që kërkon bashkëpunimin më të gjerë ndërsektorial të mundshëm në një reagim efektiv, të përshtatshëm dhe gjithëpërfshirës në nivel vendi, duke reflektuar shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar rreth pasojave shkatërruese shëndetësore, shoqërore, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit në shkallë botërore. Faktet shkencore kanë konstatuar qartë se konsumimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit shkaktojnë vdekje, sëmundje dhe paaftësi.

Çmim tavan për tregtimin e ujit të pijshëm

Postuar në 24 Shtator, 2017 12:03

Për sa kohë qytetarëve nuk iu sigurohet uji i pijshëm në banesat e tyre, është e nevojshme që autoriteti kompetent vendimmarrës (qeveria), të vendosë çmim tavan të detyrueshëm për t’u aplikuar, deri në këtë nivel, por jo më shumë, në tregtimin e tij nga çdo njësi tregtare (mini, super, hipermarket, qendër tregtare, dyqan artikujsh ushqimorë etj.), përjashto ato me objekt aktiviteti ekonomik si: bare, restorante, hoteleri, diskoteka, qendra argëtimi e të tjera.

Prishja e marrëveshjes bërthamore, një mundësi e humbur për botën*

Postuar në 21 Shtator, 2017 16:22

Katër muaj më parë, më shumë se 41 milionë njerëz që përbëjnë 73% të qytetarëve iranianë që kanë të drejtë vote iu drejtuan kutive të votimit për zgjedhjet e 12-ta presidenciale dhe sërish, ata shprehën besim për platformën time, që bën thirrje për moderim në respekt të të drejtave të njeriut,  prosperitetit dhe ringjallërimit ekonomik në Iran si dhe angazhimit konstruktiv në botë.

Gjermania mban vulën e tensionimit kronik*

Postuar në 21 Shtator, 2017 08:24

Në dallim nga shtete të tjera evropianoperëndimore, Gjermania është e kuptueshme historikisht për rusët. Mentaliteti gjerman është i afërt me tonin, megjithatë i paarritshëm për ne. Nganjëherë na duket se mund të bëheshin pa problem gati si gjermanët, po të fillonim më në fund një jetë të re, të hiqnim dorë nga zakonet tona të këqia dhe t'i përvishisheshim punës.

Komunizëm dhe Punk Rock në Jugosllavi*

Postuar në 20 Shtator, 2017 15:36

 

Pse Rama e nis programin me “çekun bebe”?

Postuar në 12 Shtator, 2017 16:57

Mundësi të barabarta për secilin, zhvillim ekonomik dhe social shumë më domethënës për njeriun e zakonshëm”, kjo është një frazë e shprehur dje në Kuvend nga kryeministri Edi Rama, në prezantimin e programit ekonomik. Këtu të vjen në mend një personazh i romanit të George Orwell, “Animal Farm”, që thotë se “disa janë më të barabartë se të tjerët”. Mund të mos e marrësh seriozisht një program qeverie, por kryeministrin Rama, që është një lider socialist, herë-herë as i majtë, as i djathtë, duhet analizosh se çfarë flet, sepse mes rreshtave mund të mësosh se ku fle djalli.

Shënime për një "Traktat mbi budallallëkun"

Postuar në 12 Shtator, 2017 10:58

Po risjell tesktualisht atë që lexoj në internet siç është publikuar më 21 gusht, ora 08:32:

Carugate, letra e turpit kundër personit me aftësi të kufizuar: identifikohet autori. “Përtej mungesës së qytetarisë. Jo vetëm që parkon në një vend të rezervuar për personat me aftësi të kufizuar, pot edhe ka shfryrë kundër një të pamunduri për shkak të një gjiobe, me një dhunë verbale tronditëse. E gjitha e shkruar në një letër. Ngjarja ka ndodhur në Carugate, në hyrje të Milanos.

Të mos i besosh Makiavelit!

Postuar në 11 Shtator, 2017 11:39

Është për t’u habitur si erdhëm kaq shpejt në këtë situatë, kur me gjuhën tonë nuk arrijmë ta shprehin të saktë atë që e mendojmë, sepse për shumë gjëra e kemi tejkaluar kuptimin e fjalëve që përdorim. Fjala Kosovë nuk thotë më asgjë nga ato që i kemi menduar dikur, nuk shpreh më asnjë nga idealet e dikurshme, më shumë është shndërruar në një përzierje fatale të krizës së përhershme të vlerave dhe e konfuzionit politik, identitar, historik, botëkuptimor, fetar dhe kulturor; një përzierje fatale e moralit të gënjeshtërt dhe e derivateve të tij me snobizmin, padijen dhe injorancën.

Një Akademi për publikun apo për hir të vetvetes?

Postuar në 07 Shtator, 2017 16:17

Debati publik mbi Akademinë e Shkencave që mori shkas nga zgjedhjet në institucionin që simbolizon (fiktivisht) majën e piramidës së kërkimit shkencor, rizgjohet sërish pas disa muajsh diskutimi për reformën e kërkimit shkencor.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Opinion