Shënime për një "Traktat mbi budallallëkun"
Po risjell tesktualisht atë që lexoj në internet siç është publikuar më 21 gusht, ora 08:32:
“Carugate, letra e turpit kundër personit me aftësi të kufizuar: identifikohet autori. “Përtej mungesës së qytetarisë. Jo vetëm që parkon në një vend të rezervuar për personat me aftësi të kufizuar, pot edhe ka shfryrë kundër një të pamunduri për shkak të një gjiobe, me një dhunë verbale tronditëse. E gjitha e shkruar në një letër. Ngjarja ka ndodhur në Carugate, në hyrje të Milanos.
“Ty handikapat, që dje thirrje rojet vetëm për të mos bërë dy metra më shumë, po të them këtë: mua 60 euro nuk më ndryshojnë asgjë, por ti mbetesh përgjithnjë një handikapat o mjerë…Jam o kënaqur që të ka ndodhur kjo fatkeqësi!!!”
Kjo lexohet në letrën e lënë në parkimin nëntokësor të një qendre tregëtare dhe që u postua në Facebook. Të gjitha komentet shprehnin indinjatë. Claudio Sala që ka fotografuar letrën dhe e ka postuar në Facebook, shpjegon se o ka nisur të njëjtin mesazh qendrës tregëtare dhe sqaron se është kontaktuar nga shërbimi o rojes. “Letra me shënimin nuk është më – shkruan – po verifikojnë regjistrimet dhe shpresojmë se do ta gjejnë”.
Gjithnjë nga interneti:
“Milano, 27 gusht 2017 – Është madje I diplomuar, pavarësisht atij gabimi ortografik trashanik, vënë aty ndoshta posaçërisht për të lënë idenë e një të huaji me zotërim jo të mirë të italishtes: “handiçapato” shkruar me dy “c”. Është e qartë se niveli o shkollimit nuk shkon përherë në një vijë me qytetarinë, nëse është e vërtetë se është autori o letrës së trupshme që u gjet të shtuën e shkuar në parkimin e një qendre tregëtare në Carosello di Carugate.
Nuk dihet emri dhe mbiemri – hetuesit duan gjithësesi të ruajnë privatësinë – por dimë, nga sa u njoftua dje, që është identifikuar nga Kuestura e Milanos dhe është denoncuar në Prokurorinë e Monzës për shpifje/fyerje të rëndë. I kapur nga kamerat e vëzhgimit dhe nga kryqëzimi i të dhënave të drejtuesit të gjobitur nga policia lokale e Carugate për parkim të gabuar në një vend të rezervuar për të pamundurit…”.
Deri këtu shkojnë informacionet e pakta që kam për momentin, në thelb të gjitha të justifikuara nga budallallëku absolut i sjelljes dhe të gjitha të përqendruara rreth pritjes së një dënimi shembullor që nuk është e thënë të ndodhë. Sepse mund ta shohim të gjithë këtë që ndodhi si një reagim të një handikapati mendor që ka zënë një vend të caktuar për handikapatët, e që rojet e kanë gjobitur pse nuk e kanë njohur si të tillë. Të shpresojmë se do ta bëjë gjykata, duke e shfajësuar, sepse duke zënë një vend të rezservuar për njerëz me aftësi të tjera, apo me paaftësi absolute, ai ka ushtruar një të drejtë të vetën. Duke mos u njohur si i metë nga ata që e kanë gjobitur, do të thotë vetëm se këta të fundit nuk kanë qenë profesionalisht të përgatitur në kryerjen e një detyre në praktikë të pamundur: të njohësh pra me të parë një budalla dhe ta kualifikosh si handikapat, vetëm nëse nuk kapet – nëse shprehemi kështu – në flagrancë. Që do të thotë: budallain e njeh vetëm pasi fakti ka ndodhur.
Unë nuk do ta nënvlerësoja këtë konsideratë, sidomos për lidhjet që ka me terrorizmin, i cili është e mundur që të ketë instrumentalizuar pikërisht budallenjtë. Këta vihen në veprim vetëm për kënaqësinë e të bërit diçka të rëndësishme, më mirë nëse do të ishte diçka më shumë se ajo apo ato që janë kryer më parë. Nuk pretendojnë mirënjohje të rastit, u mjafton që dihet se e kanë bërë dhe fakti që flitet në të gjitha mediat e mundshme dhe të imagjinueshme. Përbëjnë pra një krah pune me kosto shumë të ulët, që ka përpos të tjerave, avantazhin se nuk ndjejnë nevojën e lavdeve dhe parashikimeve të rastit, përveç përjashtimeve shumë të rralla. Dhe gjuetia është më pak e vështirë. Por nuk duket se ka ndonjë vështirësi të veçantë edhe mundësia e “çarmatosjes” së gjithkujt, natyrosht përveç të ashtuquajturave forca të ruajtjes së rendit. Unë mendoj se një kontroll i hollësishëm që synon sekuestrimin e gjithaçkaje që katalogohet si armë, përfshirë prodhimet e nevojshme për artizanatin, do të sillte rezultate interesante. Do të hiqte nga qarkullimi një numër të madh instrumentesh dhune; më pas do të mundësonte penetrimin në vendet ku fshihen, jo vetëm terroristët e mundshëm, por edhe në zonat e mafieve që infektojnë territoret për qëllime ekonomike, duke lejuar ndërhyrjet e favorshme. Jo vetëm: është e imagjinueshme që përballë një aksioni të shtetit si kjo që thamë më sipër, mafiet e armatosura të mund të bashkëpunojnë, të paktën sa për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet për interesin e tyre, të kompromentuar gjatë kërkimit për armë dhe terroristë.
Dhe pastaj, heshtja e mediave. Nëse budallait i mjafton që thjesht të flitet për veprimet e tij, është e mundur që, duke ditur se ajo që ai bën nuk ka jehonë, të drejtojë vëmendjen e vet drejt objektivave të tjerë. Apo edhe të heqë dorë.
Në fund: mes budallait të Careugates, budallait terrorist dhe budallait dictator, ka vetëm dallime niveli. Budallenjtë e tipit të parë jaë njerëz që mendojnë vetëm për veten e tyre, maksimumi lëndojnë tjetrin për të siguruar gjëra të vogla, si një parkim më të lehtë. Ata madje as që duan të njihen për atë që bëjnë.
Budallenjtë e nivelit të dytë punojnë; pikërisht sepse veprimet e tyre marrin faamë dhe përhapje, ata veprojnë përgjithësisht për të imituar. Kopjojnë nga të tjerë, kryesisht duke u përpjekur që t’u ngjajnë apo t’i tejkalojnë. Kjo vlen për nivelin e “njerëzve” për terroristët, të shtetit dhe të historisë për diktatorët dhe të ngjashmit.
Një shënim i fundit: budallenjëtë e kategorisë më të ngritur sociale, janë lehtësisht të identifikueshëm: çfarë i pengon për t’i bërë të paadëmshëm?
Ndoshta ajo “kulturë dhe arsimim demokratik” që po dëshmon dobësinë e vërtetë të demokracisë? Kujdes: arsimi, ndershmëria, përballja e ideve kanë vlerë vetëm mes të ngjashmëve dhe vetëm në mjedisin e një kulture që këto vlera I kanë dalluesin, por edhe fundin e tyre.
Shënim: Ndonëse shënimi në fjalë merr shkas nga një ngjarje e fundit në Itali, ai vlen për të karakterizuar në mënyrë ironike budallallëkun e përditshëm edhe në Shqipëri, apo kudo, meqë budallallëku, përveçse ka natyrë universale, po universalizohet si dukuri në atë që kuptohet si ushtrim i të drejtave dhe shprehive demokratike. Nga poshtë e deri lart, ku merren vendimet.
Përshtati me shkurtime: ResPublica
Burimi: Storiain.net
Comments
Eshte vertet per te ardhur
Eshte vertet per te ardhur keq per handikapet, (per te paralizuarit dhe cdo kend tjeter me te meta fizike), mirpo njerezit teper emocionale leshojne c'u mban barku! Keshtu dhe Muahameti ne Kuran i leshon disa merira ndaj handikapeve; dhe ajd ta besojme ne te tjeret, qe Zoti i gjithe ketij Universi, flet si njeriu emocionalisht!
Add new comment