Blloku Opinion
Lufta ndërinstitucionale e Shqipërisë për politikën e jashtme
Përse presidenti Meta e pa të arsyeshme ta godasë kryeministrin Rama pikërisht me rastin e emërimit ministrit të Jashtëm? Për këtë ka disa arsye. Ndryshimi i ministrave me më shumë ndikim brenda Partisë Socialiste me ata me më pak ndikim brenda partisë është tregues i arrogancës së Edi Ramës për ta përqendruar pushtetin personal brenda partisë që e drejton. Këtë lëvizje politike të kryeministrit, presidenti Meta do ta ketë parë si një moment ku Rama ka krijuar mjaftueshëm armiq (të heshtur) brenda Partisë Socialiste.
Morali i shimpanzesë
I dashur Palokë!
Amendamentet kushtetuese janë vepër politike e jo, profesionale
Autorët e Marrëveshjes së Prespës kanë qasje bashkëkohore ndaj shtetësisë. Me të kuptuarin e tillë të shtetësisë shoqëria e Maqedonisë më shpejtë do të transformohet nga shoqëri multietnike në shoqëri civile dhe në mënyrë me të sigurt do të lëviz drejt UE.
Provokimi i zë vendin politikës në Itali
Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se i vjen keq për provokimet e vazhdueshme të populistëve në Itali. Ai ka heshtur shumë kohë, por tani ai ka thirrur përkohësisht ambasadorin nga Palazzo Farnese, përfaqësia franceze e tij në Romë. Deklarata e Pallatit Elysée për aksionin dënues diplomatik, që nuk duhet të ndodhte midis vendeve anëtare të BE-së, u morr shumë për keq. Zërat thonë se marrëdhëniet midis qeverive të Parisit dhe Romës janë aq të këqija sa kurrë më parë pas Luftës së Dytë Botërore.
Kur të përçudnon Elisa, me porosi të Endrit edhe në emër të Edit
Shoqëritë e qytetëruara”, u fliste dje Elisa Spiropali prindërve dhe gjyshit të vajzës së dhunuar në Kavajë, “dallohen nga mënyra se si përballen me sfidat, si përballen me raste të tilla dhe si e trajtojnë dinjitetin e njeriut”.
Mirëpo gjuha e trupit e atyre njerëzve fliste më shumë se Spiropali dhe veshjet e saj të zeza.
Nëna e vajzës kishte kryqëzuar këmbët edhe duart, një komunikin ky jo verbal që ulëret padëshirën e personit për tu hapur ndaj çdo mesazhi apo ngacmimi të jashtëm, si mesazhet që po përpiqej Spiropali të përcillte.
Shënime për Levantinizmin
Më 22 nëntor 2017 një ndër lajmet kryesorë të mediave në Shqipëri ishte reagimi i Ben Blushit, atëherë kryetar i partisë LIBRA, ndaj votimit të Shqipërisë në OKB pro rezolutës që dënonte vendimin e presidentit Donald Tramp për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem. Blushi thoshte se Shqipëria nuk kishte asnjë interes për të votuar pro rezolutës dhe as nuk e bëri këtë për të mbrojtur ndonjë parim, por sepse vota pro e Shqipërisë i vlente Turqisë. Reagimin e tij në rrjetet sociale Blushi e mbyllte me fjalinë: “Një shtet levantin, do të thoshte Faik Konica”.
Korporata e Investimeve, një shans apo rrezik?
Gjetja e mënyrave efikase për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik, duke shfrytëzuar të gjitha potencialet që disponon një vend, kanë qenë gjithnjë një preokupim për shoqërinë dhe motive të tilla kanë shërbyer si burim inovacionesh menaxheriale, organizative apo financiare. Kur Franca e shekullit të tetëmbëdhjetë ishte në një gjendje të pashpresë vështirësish financiare për shkak të borxheve publike të mëdha që kishte shpërdoruar familja mbretërore e Burbonëve, një gjeni skocez i financave, John Law, vuri në jetë një prej inovacioneve financiare më të famshme në histori.
Përsheshtrojka ballkanike*
Për ne të cilët jemi Made in 1950 - 1960 - 1970 dhe të cilët e mbajmë ndërmend Mikhail Gorbachev, presidentin e BRSS-së (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike) së atëhershme, jemi në dijeni për angazhimet e tij për demokratizimin dhe avancimin ekonomik të Bashkimit Sovjetik. Mikhail Gorbachev nëpërmjet programit për reforma politike dhe ekonomike - PERESTROJKA (rindërtim, riorganizim) synoi që t’i bënte ndërrimet dhe reformat në kuadër të Partisë Komuniste të BRSS-së si dhe politikave të demokratizimit të brendshëm, si dhe reformave të ndryshme ekonomike dhe politike.
Faji kolektiv, përgjegjësia individuale
“Ai që nuk ka mëkate le të gjuajë gurin e parë”- thoshte Krishti, në një përpjekje devocioni e përuljeje për t’u hequr moralistëve fondamentalistë e hipokritëve armën nga dora.
Politika e sotme, një sport ekstrem që mban larg njerëzit seriozë*
Një nga problemet më të mëdha të kohës sonë është fakti se shumë pak njerëz të respektuar duan të përfshihen në politikë apo në jetën publike në përgjithësi.
Politika është bërë një sport ekstrem i përshtatshëm vetëm për njerëz me stomak dhe nerva të forta. Në erën e medias sociale, ajo që ne zakonisht e quajmë se është detyrë me presion të madh është shndërruar në Koloseum. Ne po dëshmojmë vrasjen e karaktereve në internet, qoftë sepse dikush i ka urdhëruar ato, qoftë sepse spektatorët duan të shohin “gjak”në arenë.