Blloku Në Vëmendje
Basha politikë me mesazhin e Kurban Bajramit, Nishani i mërzitur nga sherret, Rama mjaftohet me një kartolinë
Është bërë traditë që paria politike të jetë në pararojë të urimeve për Basha politikë me mesazhin e Kurban Bajramit. Edhe këtë vit presidenti, kryeministri dhe kreu i opozitës uruan që pa gdhirë besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Edi Rama u mjaftua me një kartolinë, ndërsa kryetari i opozitës përcolli një mesazh sa fetar aq edhe politik, duke bërë thirrje për ndërmarjen e akteve që i shërbejnë të mirës shoqërore në kushtet e një ekonomie të tronditur dhe në rrënim.
Po Diana Bejko ç'mendon për skandalin e CEZ? Zv/ministrja u shkarkua se nuk pagoi 13 mijë lekë drita
U bë kokë turku për të legjitimuar moralin e qeverisë përballë ndjesisë së represionit që shkaktoi aksioni kundër debitorëve të energjisë elektrike. Të gjithë e mbajmë mend lajmin e bujshëm të 17 dhjetorit të kaluar kur kryeministri Rama shkarkoi nga detyra zv/ministren e Mjedisit, Diana Bejko pasi rezultoi të kishte 13 mijë lekë detyrime të papaguara për një shtëpi në plazhin e Velipojës. Me këtë akt kryeministri dha shembullin e forcës ose forcën e shembullit për një shtet të së drejtës ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
"Elbasan Arena” kthehet në Gulag për ndeshjen Shqipëri - Serbi
Afrimi i ndeshjes Shqipëri-Serbi ka vënë në gatishmëri shtetin shqiptar. Ka ditë që tani lexohen lajme për angazhim forcash masive, kontrolle nga toka e ajri, angazhim të Shërbimit Informativ e deri në ndalim të tifozëve ultras në disa pjesë të stadiumit. “Panorama Sport” shkruan se çmimi i biletës ka arritur deri në 1000 euro dhe padyshim që përgjegjëse për këtë është Federata Shqiptare e Futbollit. Sikur të mos mjaftonin këto, shqetësimi po rritet edhe për dhunën që po vjen nga policia. Ka disa ditë që ka ankesa nga tifozeria për dhunën e policisë në stadiume e askush nuk do të dijë më.
Kotzias mbetet ministër i Jashtëm, s'ka ndryshim në politikën greke për Shqipërinë
Rikonfirmimi i Aleksis Tsipras si kryeministër fitues i zgjedhjeve mban të pandryshuar kursin e Greqisë edhe sa i përket politkës së jashtme dhe asaj të mbrojtjes. Dy nga emrat që nuk do të lëvizin nga postet janë pikërisht ministri i Jashtëm Nikos Kotzias dhe ai i mbrojtjes Panos Kamenos.
Riformatimi i qeverisë greke nuk ka prekur në veçanti këto dy ministri që lidhen me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë.
Nikos Kotzias, do të jetë në krye të diplomacisë greke të paktën edhe në 4 vitet e ardhshme për të çuar përpara një politikë të Greqisë për Balllkanin.
Këshilltari i Nishanit jep dorëheqjen. I doli pseudonimi si bashkëpunëtor i Sigurimit
Jo pak protagonist, këshilltari për Mbrojtjen i presidentit Bujar Nishani, Piro Ahmetaj, ka dhënë dorëheqjen pas përplasjeve të vazhdueshme me deputetët e mazhorancës mbi implikimet e politikës në çështje kriminale dhe raportin me të shkuarën si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.
Rama i ofron shtetësi shqiptare Gajanit për ta çuar ambasador në Romë
Kryeministri Rama nuk e fsheh afeksionin e tij ndaj Italisë dhe italianëve sa herë që i jepet mundësia. Pas vizitës në Pulja ku komentoi se italianët dhe shqiptarët janë të ngjashëm në shumë gjëra, kryeministri shqiptar nuk e sheh të parealizueshëm edhe një farë bashkimi politik me Italinë fqinje në kuptimin simbolik, duke ofruar gatishmërinë për të emëruar në funksione shtetërore diplomatë italianë të karrierës siç është ambasadori i Italisë në vendin tonë, Massimo Gajani.
“Suksesi” i anti-hashashit, parcela të mbrojtura nga “shefat” në Devoll
A është lufta ndaj hashashit gjatë kësaj vere një histori suksesi? Po, sipas kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri në konferencën mbi luftën ndaj kanabisit, ku u proklamua se tashmë territori shqiptar ishte i “pastër”. Por jo sipas gazetarit Artan Hoxha, i cili ka publikuar në News 24 një video që tregon një fshat në Bilisht të mbjellë me kanabis. Sipas Hoxhës, sipërfaqe të tëra në një zonë të pyllëzuar janë të mbjella me kanabis. Ky territor mbrohet nga disa persona të armatosur që nuk lejojnë të panjohurit të hyjnë.
Njerëzit kanë kujtesën e shkurtër...
Baneri në fjalë është fotografuar në Greqi. Thirrja, dëshpëruese: Votoni Askushin - Mos votoni njeri. Sepse vetëm kështu do të keni garanci se premtimet mbahen. Në fakt, zgjedhjet provuan se dëshira për të ecur përpara, është më e madhe sesa përballja me realitetin, aq sa gënjeshtrat bashkëjetojnë fare mirë me një kategori njerëzish që i denoncojnë ato. Pas një viti zhvillimesh dramatike në Greqi, shumëkush mund të pyesë: Çfarë ndodhi? Për çfarë u bë e gjithë kjo zhurmë?
Kryengritja e lypsarëve të Korçës: Prisni para të vogla që njerëzit të kenë ç’të na dhurojnë!
Ishte vit i lypsarëve. Për çdo ditë që kalonte ata bëheshin më të shumtë. Dukej sikur dilnin nga dheu. Kaq shumë lypsarë nuk ishin parë kurrë. Korça ishte pushtuar prej tyre. I gjeje kudo: në cepa rrugësh, buzë trotuareve, afër kafeneve, te furrat e bukës, në mensa e dyqane. Gjithkund shfaqej një dorë e shtrirë për ndihmë. Ishin fëmijë të vegjël, gra me foshnja në krah, njerëz të të moshuar, të verbër e të gjymtuar, por askush që kalonte pranë tyre nuk jepte gjë.
A po e miraton heshturazi qeveria ikjen e shqiptarëve?
Enver Robelli sillte në opinionin e tij të sotshëm në “Koha Ditore” edhe një fragment nga intervista e kryeministrit shqiptar, Edi Rama me gazetën “Süddeutsche Zeitung”: “Ne nuk jemi si Zvicra. Por ne as që duam të jemi si Zvicra, sepse kjo do të ishte monotone. (...) Është e tmerrshme të shohësh se si disa vende të mëdha dhe të pasura po dështojnë t’i pranojnë refugjatët. BE-ja sot duket si një federatë përplot me egoistë që mendojnë vetëm për kombet e tyre. Jo si familje me vlera të njëjta, e cila bashkëpunon.