Blloku Në Vëmendje

Këshilltari i Ministrisë së Financave po hetohet nga FBI(përditësuar)

Postuar në 11 Mars, 2016 10:24

Knidi (Kssidi) Bashari, këshilltari i Ministrisë së Financave, është vënë nën lupën e Byrosë Federale të Hetimit në SHBA, pasi rezulton i implikuar në një megamashtrim kompjuterik dhe mashtrime me transferta elektronike. 41-vjeçari Bashari është gjurmuar prej janarit 2015 nga FBI dhe Seksioni i Krimit Kompjuterik dhe Pronës Intelektuale i Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të cilët kanë zbuluar 5245 veprime elektronike të cilësuara si kriminale, duke infektuar 475.532 adresa IP në 225 shtete, të cilësuara nga FBI si viktima, pasi i kanë sjellë dëme të shumta financiare dhe jo vetëm.

Ish-ministri Ksera kërkon lirimin: Nuk kam rrezikshmëri shoqërore

Postuar në 11 Mars, 2016 09:57

Spiro Ksera, ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, i dyshuar për “vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për lirim nga qelia. Ish-ministri qëndron në paraburgim që prej 29 janarit të këtij viti, pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.
Përmes avokatit të tij ish-ministri ka bërë rekurs vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë ku pretendon se Apeli i Tiranës ka gabuar në caktimin e masës ekstreme të sigurisë “arrest burg” ndaj tij dhe kërkon prishjen e këtij vendimi raporton Panorama.

9 xhami problematike sipas KMSH-së. Lista i dërgohet Prokurorisë dhe SHISH

Postuar në 10 Mars, 2016 15:58

Një listë me 9 xhami të përcaktuara nga Komuniteti Mysliman, zbulon problemet që hasen brenda këtij të fundit. Xhamitë në fjalë janë jashtë kontrollit të Komunitetit dhe ndodhen në Tiranë tek Unaza e Re dhe në Mëzez, në Cërrik, Pukë, Bulqizë dhe të Librazhd. Nuk jepen arsye zyrtare se përse këto xhami janë problematike, por nga përmbajtja e shkresës që publikohet nga “Vizion Plus”, rezulton se një arsye është mungesa e kontrollit dhe më tej, mungesa e informacionit se çfarë ndodh në këto objekete kulti.

Shëndetësia me zgjedhje, propozim i ri i PD

Postuar në 10 Mars, 2016 12:21

Partia Demokratike ka dalë me një propozim të ri për sistemin shëndetësor. Nga Durrësi, Departamenti i Shëndetësisë prezantoi platformën e PD në këtë sektor, ku u theksua vënia në qendër të sistemit shëndetësor të pacientit, parim që sipas demokratëve do të jetë motori lëvizës i reformës në shëndetësi.

Klori në ujësjellësin e Tiranës, ISHP-ja: “Bëjmë analiza çdo ditë. Çlirohen kimikate, por nuk është verifikuar që janë kancerogjene”

Postuar në 09 Mars, 2016 15:09

Ka disa ditë që mediat italiane të Jugut, po merren me çështjen e furnizimit me klor në ujësjellësaj e zonës së Pulias, ku ka rezultuar se ka substanca që mund të rezultojnë kancerogjene në një përqendrim të caktuar. Kompania që është nën hetim ka qenë pjesë edhe klorizimit të ujit në Tiranë ndaj shqetësimi është transferuar edhe këtu. Mirëpo, shefi i Departamentit të Shëndetit dhe Mjedisit në Institutin e Shëndetit Publik, Arben Luzati thotë për “ABC NEWS”se “nga klori çlirohen kimikate, por nuk është verifikuar që të jenë kancerogjene”.

Kriza e refugjatëve, ‘Economist’: Shqiptarët u mirëpritën kur emigruan

Postuar në 09 Mars, 2016 11:01

Prestigjiozja ‘The Economist’ i ka kushtuar një artikull problemit të refugjatëve të bllokuar në Greqi si dhe mundësisë që ata të strehohen në Shqipëri, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët evropiane për çështjen e azilit dhe kthimin e tyre në origjinë.
‘The Economist’ shkruan për vitet ’90, kur shqiptarët emigruan në Itali dhe Greqi. Shkrimi thekson se shqiptarët u mirëpritën nga këto shtete.

Kriza e refugjatëve/Trupa ushtarake italiane në kufi me Greqinë po qe e nevojshme

Postuar në 08 Mars, 2016 10:44

Në një intervistë për “Tv Report” Sekretari i Shtetit për çështjet europiane në Qeverinë italiane Sandro Gozi, ka deklaruar se Italia do të asistojë Shqipërinë në kuadër të krizës së refugjatëve edhe me trupa po qe e nevojshme. “Ne duam të finalizojmë sa më shpejt të jetë e mundur një memorandum bashkëpunimi me qeverinë shqiptare që do të na mundësonte t’i jepnim një ndihmë konkrete Shqipërisë.

E njëjta praktikë, ndalohen drejtuesit e INUV në Vlorë për pazare me pronën e tjetrit

Postuar në 08 Mars, 2016 09:50

Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar ndalimin e disa personave, prej të cilëve Kryeinspektorin e Inspektoratin Vendor Urbanistik në detyrë, paraardhësin e tij, inspektorë të INUV, si edhe administratorin e një kompanie ndërtimi, pasi zyrtarët kanë lejuar ndërtimin e një godine 6-11-12 kate pa leje nga ana e firmës “Endriu 008”, në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të dy qytetarëve, të dorëzuar në Janar 2016, sipas të cilëve firma e ndërtimit “Endriu 008” po ndërtonte një pallat të lartë, duke u zënë pronën e tyre.

“Kthim 25 vite mbrapa”

Postuar në 07 Mars, 2016 21:41

“Ajo që i ndodhi Blushit në Elbasan është ajo që i ndodhi Dritëro Agollit në vitin 1991, kur tha në Kongresin e Partisë së Punës: “Ne kemi gabuar dhe duhet të reformohemi”. Dritëroi e mbaroi fjalën, ndërsa Blushin se lanë të fliste, u agresua, e kërcënuan dhe nuk pati ndërhyrje. Të paktën Rama duhet të ndërhynte, ta linte të fliste. Është kthim mbrapa 25 vite, është fatkeqësi”. Kështu është shprehur sot në emisionin “Zululand” në “Tema Tv” Mark Marku, sipas të cilit Blushi po bën një hap pozitiv për politikën në tërësi, pasi po thyen monopolin e kryetarit. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje