Blloku Në Vëmendje
Ndërtimi i hidrocentralit në Vjosë, grupi i të gjelbërve kërkon nga PE mbrojtjen e standardeve mjedisore
Në mledhjen e djeshme të Parlamentit Europian, grupi i të gjelbërve kërkoi mbështetjen për amendamentin lidhur me hidrocentralin në Parkun e Vjosës. Eurodeputeti, Igor Soltes, tha se edhe pse bëhet fjalë për një projekt të energjisë së gjelbër ai nuk mund të cënojë standardet mjedisore.
« Ka një amendament për mbrojtjen e standarteve mjedisore në lumin Vjosa. Eshtë amendamenti 134 dhe ne duam mbështetjen kolegevë për këtë. Ne e mbështesim energjinë e gjelbër, por jo me çdo çmim"- deklaroi eurodeputeti.
Ka edhe më keq se Kopshti “Zoologjik” i Tiranës
Kopshti Zoologjik në Rripin e Gazës është lajm sot për gjendjen e kafshëve në të. Pronari, 24-vjeçari Mohamed Ewaida, ka nxjerrë në shitje kafshët e mbetura, pasi nuk ka mundësi që të çojë përpara aktivitetin. Nga fotografitë duken disa prej kafshëve të mumifikuara në kafaze dhe sipas Ewaida, çdo gjë ndodhi gjatë ofensivës së fundit izraelite që solli edhe vështirësi ekonomike. Kanë mbetur aktualosht vetëm 15 zogj dhe një tigër që janë vënë në shitje.
Veliaj i shpall luftë obezitetit të fëmijëve. Terrene sportive me partneritet publik privat
Bashkia e Tiranës do të do të ndihmojë çdo investim që bëhet për sportin, duke marr përsipër punimet dhe ndërhyrjet në infrastrukturë, për të siguruar aksesueshmërinë për qytetarët, përfshi rrugët, kanalizimet. Kështu deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj teksa mori pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e një kompleksi sportiv, që do të zbatohet me partneritet publik privat.
Testi Nikolla, "shkëlqejnë" arsimtarët e fshatit
Dy muaj pas testimit për 17 mijë e 613 mësues e drejtues shkollash në rrethe, pjesa dërrmuese kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme, ndërsa vetëm çereku i mësuesve mund të thuhet se janë të plotësuar. Ndërsa 12% e totalit kanë nevoja të domosdoshme për përmirësim.
Një dosje e "re" për Diktaturën: “Qindra shqiptarë të mbyllur në psikiatri për motive politike. Kam parë dosjen kur u bëra President”
Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i Republikës, i ka dhënë dje një intervistë televizionit kosovar, “RTK”. Berisha jep edhe njëherë dëshminë e tij për tranzicionin, nisur nga pyetjet që i janë bërë, jep mendimet për Ibrahim Rugovën, arrestimin e Fatos Nanos etjj. Ka interes një dëshmi e tij për periudhën e Diktaturës së Enver Hoxhës, për të cilën Berisha thotë se ka parë dosjen. Fjala është për mbylljen në psikiatri të njerëzve të ndryshëm, për motive politike, një praktikë kjo e aplikuar gjerësisht ndaj intelektualëve në ish-Bashkimin Sovjetik.
Deklarata të ndryshme të zyrtarëve të Drejtorisë së Tatimeve për ndërhyrjen në server
Gjergj Nestori, përgjegjës i Sketorit të Zhvillimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka dëshmuar sot para Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve. Nestori nuk pranoi të filmohej gjatë dëshmisë, ndaj kamerat morën vjetën pjesën e pasme të tij. Nestori deklaroi se nuk kishte dijeni për ndërhyrje nga jashtë në sistemin IT të Tatimeve, çka u pohua ditë më parë nga ish-shefi i Sektorit të IT-së, në DPT, Renald Rista. “Unë nuk kam qenë ndonjëherë në dijeni se sistemi i vjeter i IT-së të kishte patur ndërhyrje nga jashtë.
Llalla merr në dorë dekriminalizimin: Arrestimet e politikanëve do varen nga hetimet
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka rikonfirmuar edhe njëherë nga Elbasani se procesi i dekriminalizimit të sferave më të larta të shtetit shqiptar do të vazhdojë. I pyetur nëse do të ketë emra konkretë politikanësh, pushtetarësh, apo deputetësh ai u përgjigj. "Tashmë sapo kemi krijuar strukturën e posaçme dhe javën që vjen nis procesi verifikimit. Të tjerat varen nga rezultatet e hetimeve". Lalla u shpreh se ndryshimet u bënë në ato prokurori ku u konstatuan problematika dhe se prokurorët e larguar ishin koshientë ndaj dhe dhanë dorëheqjen.
Dyshime për gjetjen e një varri masiv nga koha e Diktaturës
“Zëri i Amerikës” njoftonte dje për gjetjen e mundshme të një varri masiv nga koha e Diktaturës. Varri është zbuluar në afërsi të Pogradecit, afër një poligoni ushtarak dhe deri më tani kjo është një hipotezë. Mbetjet mortore janë sjellë në Tiranë për verifikime të mëtejshme. Drejtori i përgjithshëm i Institutit për Integrimin e të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, thotë se kanë qenë 32 mijë pikat e ekzekutimeve dhe shumica e tyre janë pranë një lumi dhe një insitucioni të diktaturës.
Ministria e Jashtme greke çon në Bruksel ligjin Tahiri-Bushati për emigrantët
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias i është përgjigjur zyrtarisht, pyetjes së nënkryetarit të Kuvendit grek, njëherësh edhe deputet i Partisë “Demokracia e Re” lidhur me pasojat mbi minoritetin grek të Ligjit për “Për regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. Kotzias në përgjigjen e tij bën të ditur se shqetësimin për këtë ligj qeveria greke ia ka përcjellë edhe qeverisë shqiptare si dhe instancave europiane.
Përgjigjia e Ministrit: