Blloku Në Vëmendje
Edhe policia shqiptare në eskortimin e emigrantëve
Shqipëria nuk hapi dyert për emigrantët, por mund të jetë rrugë kalimi në deportimin e tyre drejt vendeve të origjinës. Policisë shqiptare i është kërkuar të jetë d gatshme për të marrë pjesë në këtë operacion. Kjo u është përcjellë drejtuesve të lartë të Policise në takimin me përfaqësues të FRONTEX.
GFI Albania del në mbështetje të qeverisë
GFI Albania ka reaguar për herë të parë lidhur me përfshirjen e emrit të saj në skandalin financiar të Panama Papers. Në një reagim të kompanisë thuhet se sulmet mediatike ndaj saj janë të papreçedenta, të pakuptimta dhe dashakeqëse, duke nënvizuar se konçesioni i markimit në Shqipëri nuk ka asnjë lidhje me shoqërinë GFI Technologies.
Nxitim i M. së Mbrojtjes për të mbyllur ngjarjen e helikopterit. Pilotët shpallen “Dëshmorë të Atdheut”, ndërkohë që hetimi vazhdon!!!
Ministria e Mbrojtjes po e fut çështjen e rrëzimit të helikopterit në Grizhë të Malësisë së Madhe në një situatë absurde që krijon edhe dyshime. Qëndrimi zyrtar i Mbrojtjes për këtë ngjarje u përcoll nga shefi i Shtabit të Ushtrisë, Jeronim Bazo, i cili ndër të tjera deklaroi se: “...helikopteri ishte brenda trajektores, itinerarit të miratuar gjatë një stërvitjeje fluturimi rutinë, apo siç e quajmë ne, fluturim për njohje, pasi ky helikopter shërbente për operacionet e kërkim – shpëtimit. Ky ishte qëllimi i fluturimit”.
Ministri i Shëndetësisë në overdozë nervash...
Ky është ministri i Shëndetësisë, i mirënjohuri Ilir Beqja. I cili në vitin 2015, u konkurua për habere nga feudi i tij dikasterial, vetëm nga Ilir Meta, të cilit me sa po kuptojmë “i ranë në qafë të tjerë”. Beqja ka qenë në Shkodër ku është përballur me korrespondentin e “Zëri i Amerikës” Pëllumb Sulo, ndaj të cilit hakërrehet me një ton dhe fjalor të padenjë për një intelektual. “Ke filluar trash zonin ti Pëllumb”, i drejtohet ministri që nuk është e qartë se përse bezdiset nga kamerat në një mjedis publik si spitali.
Rrëzimi i helikopterit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm: “Helikopteri nuk doli nga itinerari i paracaktuar. Shkaqet e rrëzimit po hetohen”
Sot një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, u njoftua se u rrëzua në rrethina të Shkodrës. Pati shumë informacione, mes të cilave dhe një deklaratë për shtyp nga Ministria ku thuhej se helikopteri ishte nisur për stërvitje, por pa saktësuar se për çfarë konkretisht. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Jeronim Bazo, ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka përsëritur që në fjalinë e parë se bëhej fjalë për një fluturim stërvitor të miratuar më parë. Më poshtë deklarata e plotë e tij:
Stafeta e shantazhit: “Letrat Panameze” rihapin çështjen “CEZ” bashkë me thagmat e një ministri që firmos për qindra milionë euro
Gazeta “shqiptarja.com” i kthehet sot skandalit të CEZ-it, duke mbajtur në fokus përgjegjësitë e ministrit aktual të Energjetikës, Damian Gjiknuri. Ky i fundit është personi që firmosi marrëveshjen e Mirëkuptimit nën autorizimin e Grupit Negociator që u ngrit për këtë çështje. Por raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit që auditoi atë që kishte ndodhur, erdhi në konkluzion se kompanisë çeke iu falën 479 milionë euro. Një shifër e humbur nga disa praktika negociimi që aktualisht po hetohen nga Prokuroria.
Kostoja e rindërtimit të Sheshit Skëndërbej 6 deri në 7 milionë euro (Foto)
Rindërtimi i Sheshit Skëndërbej do t’i kushtojë Bashkisë së Tiranës 6 deri në 7 milionë euro. Të paktën kaq para ka kërkuar bashkia nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, që është nën administrimin e qeverisë. Kosotoja paraprake është vlerësuar nga specialistë të Bashkisë dhe sipas drejtorit të Urbanistikës Joni Baboçi, shuma finale do të saktësohet nga projekti i zbatimit. Gjithsesi kostoja përfundimtare mund t’i tejkalojë parashikimet.
“Letrat Panameze” , një kronologji dhe pikëpyetja: Pse nuk figuron asnjë amerikan?
“Panama Papers”, apo “Letrat Panameze” është emri mediatik që i është vënë rrjedhjes më të madhe të dokumentacionit financiar në histori. Janë 11.5 milionë dosje, që prekin kompoani, politikanë, apo persona nga 200 vende, të nxjerra nga baza e të dhënave të “Mossack Fonseca”, një nga katër kompanitë më të mëdha në botë offshore, pra nga ato kompani që bëjnë transferimin e pasurisë “jashtë”, në ato vende ku taksat janë shumë të ulëta dhe ku sigurohet sekreti bankar.
Rregullorja e re e AMA-s: Transmetim pa shpërblim i informacioneve me interes të lartë për publikun
Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive miratoi rregulloren e re, e cila ka përcaktuar qartë llojin dhe tipologjinë e informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve që konsiderohen se paraqesin interes të lartë për publikun e gjerë, të cilat duhet të transmetohen nga mediat audiovizive pa pagesë.
Në Gjirokastër nuk bëjnë hilera. Njerëzit largohen nga puna “me letër me vrimë”
Reforma në Drejtësi qenka bërë në Gjirokastër përpara se të nisë në Tiranë. Sot emisioni “Fiks Fare” ka përcjellë atë që ndodh në spitalin e këtij qyteti, ku sanitaret hiqen nga puna, me “letër me vrimë”. “Quhem Ziliha Voco dhe kam telefonuar në emisionin “Fiks Fare” sepse më kanë shkurtuar nga puna. Para 4-5 ditëve, drejtori i spitalit na mblodhi të gjithave në një dhomë dhe mes 30-40 punëtoreve sanitare hodhi shorteun me letra me vrimë. Na tha troç, kujt i bie letra për t’u larguar, do të ikë, të tjerët do të qëndrojnë. Nga frika asnjëri prej nesh nuk foli.