Blloku Në Vëmendje
Ivanov: Nuk e mandatoj koalicionin Zaev -Ahmeti. Koalicioni VMRO-DPMNE – PDIU u prish nga një telefonatë
Presidenti maqedonas George Ivanov ka përsëritur edhe njëherë se dalja nga kriza politike ku ka hyrë vendi nuk mund të bëhet duket mandatuar Zoran Zaevin. Në një intervistë për gazetën austriake “Wiener Zeitung” Ivanov ka argumentuar me disa akrobaci “kushtetuese” se për cilat arsye nuk është mandatuar Zaev.
Pashkë nën frikën e terrorizmit (Video)
Për herë të parë pashkët në Shqipëri festohen nën frikën e sulmeve terroriste. Katedralja ortodokse Ringjallja e Krishtit dhe ajo e Shën Palit u vunë të premten nën vëzhgim 24 orë nga policia e shtetit, patrullat shqiponja dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Projektligji për pakicat kombëtare i vë kapak “çështjes së pakicës bullgare në Shqipëri”
Projektligji u ri për minoritetet është përshëndetur nga pakica maqedonase, konkretisht shoqata “Ilinden” ,dega e Gollobordës. Agjencia maqedonase “Mia” raporton se shoqata e vlerëosn projektligjin që do të diskutohet së shpejti në Parlament, por ka shtuar edhe një aspket që në fakt ka rëndësi përtej pakicës maqedonase. Shoqatës nuk i ka shpëtuar fakti se projektligji njeh pakicë maqedonase ndër të tjera, por jo pakicë bullgare.
Dalin të palarat e Tahirit,1.5 milionë euro abuzime me tenderat e policisë
Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar shkelje të mëdha në përdorimin e fondeve të buxhetit nga Policia e Shtetit dhe të mënyrës se si janë zhvilluar tenderat gjatë periudhës janar 2014 deri në gusht të 2016-ës. KLSH ka gjetur se në plot 43 prokurime publike, firmosja e kontratës është bërë duke shmangur tenderin. Televizioni Klan raportoi se disponon një pjesë të mirë të dokumentave të auditit, ku rezulton se në 3 kontrata të firmosura drejtpërdrejt me kompanitë, Policia ka shkelur ligjin e prokurimeve publike dhe ka shkaktuar një dëm ekonomik 1.5 milion euro.
Shqipëria zyrtarisht me 8 pakica kombëtare, 3 prej tyre sllave
Qeveria ka propozuar në mbledhjen e fundit projekligjin "Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare", duke i bërë një shtesë minoriteteve që Shqipëria njeh zyrtarisht si pakica kombëtare. Kështu sipas ligjit, pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe. Ajo që bie në sy është se 3 prej minoriteteve që do të njihen si pakica kombëtare janë me popullsi sllave ku perfshihen palicat (maqedonase, malazeze serbe).
Kadare: Mund ta fal Lubonjën për denoncimin ndaj meje dhe të atit, por nuk e fal dot dashakeqësinë e tij*
Shkrimtari Ismail Kadare ka marrë një qëndrim publik për ato që i quan denoncime politike të Fatos Lubonjës ndaj tij në gjyqin e Todi Lubonjës. Përmes një letre drejtuar botuesit të gazetës “Mapo”, Kadare e cilëson sjelljen e Lubonjës të dënueshme dhe shprehet i shqetësuar për një lloj tolerance që sipas tij është shfaqur ndaj akteve të tij. Më poshtë teksti ashtu siç publikohet sot në “Mapo“
Përgjigje për zotin Henri Çili
Dhëndri i 12 vjeçares: Do rritet avash-avash. Kemi bërë marrëveshje me prindërit
U vunë në qendër të vëmendjes mediatike, por sipas një pikëvështrimi çd gjë për ta është normale. Sot në “Pasdite në Top-Channel”, Alfred Karaj, 24 vjeçari nga fshati Kaliveç i Gramshit që është fejuar me një 12 vjeçare nga fshati Polis Sheh në Librazhd ka dhënë disa mendime të vetat. Të thjeshta, ashtu siç i mendon, mendimet e tij pasqyrojnë një Shqipëri që nuk lëviz shumë nga vendi, që na kujton të gjithëve se shumë gjëra, madje me shumë më tepër rëndësi sesa ato që fliten në media, kalojnë pa u vënë re.
Të rënët e luftës italo-greke, Greqia informon Komisionin Europian
Çështja e varrezave të ushtarëve grekë të luftës italo-greke ka mbërritur në Komisionin Europian. Kreu i grupit parlamentar të eurodeputetëve grekë të Demokracisë së Re, Manolis K. Kefalogiannis kërkoi shpjegime nëse Shqipëria e ka trajtuar sipas standardeve europiane çështjen e ushtarëve grekë që janë prej 76 vitesh të pavarrosur në territorin shqiptar.
Reformë me dy standarde
Debati i para disa ditëve, i kufizuar vetëm në shkrime në mediat online dhe nga një koment injorues i kryeministrit, mbi nenin 449 që ndalon rihapjen e çështjeve në dëm të të pandehurit kur është dhënë vendim pafajësie, ka qenë prezent edhe në radhët e ekspertëve. Në një shkrim të vetin “reporter.al” i ka marrë një prononcim autorit të nenit në fjalë, Artan Hoxha, i cili referon praktikat e disa vendeve europiane.
Tahiri merr me vete “dosjen sekrete” të policisë
Prej disa ditësh prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me një referim që është kryer nga një drejtori e posaçme në Ministrinë e Brendshme. Bëhet fjalë për zhdukjen e disa dokumenteve që janë klasifikuar si sekret. Dyshohet se janë 28 dokumente, midis tyre shkresa zyrtare të komunikimeve të Policisë me Shërbimin Informativ Shtetëror, Prokurorinë dhe partnerët ndërkombëtar, janë zhdukur nga kasaforta pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.