Blloku Në Vëmendje

“I gjithë populli ushtar", sipas variantit Qeveri-OSBE

Postuar në 29 Mars, 2017 17:06

Dy struktura të reja do të mbështesin çështjet e sigurisë publike. Zyrat e Mobilizimit të ish-Ushtarakeve dhe  Këshillit Vendor për Siguri Publike. Të parat do të jenë nga një në çdo qark dhe hapen me iniciativë të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa të dytat me mbështetjen e  OSBE-së. Kështu  në vijim të forcimit të nocionit të rezervistit, gjatë kësaj jave, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka marrë pjesë në hapjen e Zyrave të Mobilizimit në Durrës, Berat dhe Lushnjë, duke njoftuar se ky kontribut do të shpërblehet nga Ministria e Mbrojtjes.

Gjesti i imamit Kalaja me futbollistët e kombëtares, KMSH dënon sjelljen e klerikut

Postuar në 29 Mars, 2017 13:12

Komuniteti Shtetëror për Kultet i ka dërguar një letër imamit Ahmed Kalaja ku i tërheq vëmendjen për gjestin tallës ndaj klerikëve ortodoksë, ku protagonistë ishin edhe dy lojtarët të kombëtares.   Edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dënuar videon e dy futbollistëve shqiptarë, Andi Lila dhe Armando Sadiku, të cilët denigronin një prift ortodoks dhe flisnin me përçmim dhe tallje ndaj riteve të krishtere.

As Rusia, as radikalizmi islam/Korrupsioni, sfida kryesore e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 29 Mars, 2017 13:08

 

Problemet kryesore të sigurisë në Ballkanin Perëndimor vijnë nga brenda  dhe jo nga jashtë rajonit. Në ndryshim nga tezat e përhapura së fundmi nga disa qeveria të rajonit, se rreziku rus, apo ai i ekstremizmit islamik, janë kryesorët për stabilitetin rajonal, zv.sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, mendon se korrupsioni është problemi më kërcënues në BP.

Kequshqyerja e fëmijëve shqiptarë/17.4% në varfëri. Nën moshën 5 vjeç: 39.6% obezë, 91% mungesë jodi

Postuar në 28 Mars, 2017 16:29

Organizata Botërore e Ushqimit, FAO, vlerëson se kequshqyerja e fëmijëve në Shqipëri është problem.

Depozitat nuk u hoqën, por bashkia jep alarmin për t’i pastruar

Postuar në 27 Mars, 2017 18:35

Edhe kur nuk është i pranishëm në media ose i angazhuar me çështje të tjera, Erion Veliaj dhe mrekullitë e tij nëse mund t’i quajmë kështu zënë vend në ekrane. Kështu Televizioni Publik ka transmetuar sot një kronikë për pastrimin e depozitave të ujit. Lajmi në vetvete nuk është ky, por dobia që po sjell një nismë e kryetarit të Bashkisë për administratorët e pallateve, të cilët janë rregullatori adapt për të tilla probleme të komunitetit.

Verri/Fier, peticion kundër impiantit të plehrave

Postuar në 27 Mars, 2017 15:05

Banorët e zonës Verri në qytetin e Fierit kanë firmosur një peticion, kundër ndërtimit të një impianti plehrash në zonën e tyre. Protesta e tyre që zgjat prej disa javësh ka marrë dhe mbështetjen opozitës. Këta të fundit kanë bojkotuar mbledhjen e këshillit bashkiak.

"TemaTv"

Braktisin shkollën për t’u martuar. Feja po rikthen zakone të vjetra në provincën shqiptare

Postuar në 26 Mars, 2017 16:29

Diçka po ndodh në provincën shqiptare e cila ka kohë që qëndron jashtë vëmendjes. Ky është roli i fesë në përpunimin dhe kapitalizimin social të shtresave të margjinalizuara të shoqërisë. Kjo ndodh shpesh në shumë vende, por nuk ka sesi të miratohet kur normat që adoptohen vijnë ndesh me kohën, me të drejtën e njeriut për të zgjedhur.

Ballkani Perëndimor, në kryqëzim të tensionit ndërkombëtar. Asnjë garanci për politikën e ShBA

Postuar në 25 Mars, 2017 19:05

Derek Chollet, zv. President Ekzekutiv dhe Këshilltar i Lartë për Sigurinë dhe Politikën e Mbrojtjes në Fondin Marshall të ShBA thotë se politika amerikane ndaj Ballkanit është e paqartë. Chollet ka qenë Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes dhe Ndihmës i posaçëm i Presidentit dhe është njohës i çështjeve të rajonit. Komentet e tij në intervistën për Europeanwesternbalkans.com paraqesin rëndësi pasi politika e vendeve si Shqipëria po luan së fundmi me fiksionet e një mbështetjeje dhe vazhdimësie që nuk rezulton me ndërrimin e administratës amerikane.

Lavrov: Shqiptarët, minoritet në Maqedoni

Postuar në 25 Mars, 2017 16:35

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka bërë disa komente për situatën në Ballkan dhe rritjen e ndikimit rus në rajon, siç cilësohet kjo gjë nga perëndimi. Në një leksion të zhvilluar me oficerët e Akademisë së Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë ai ka cilësuar se “shumë gjak rus është derdhur në Ballkan”, duke nënvizuar se konsideratat për ndikimin rus në fakt injorojnë një histori të vjetër marrëdhënies. 

Paralizohet trafiku në Tiranë nga koncerti i Leonard Bombajt (Video)

Postuar në 25 Mars, 2017 13:10

Një aktivitet i Sirea Film për Rekordet Guinnes është bërë shkak që ndonëse ditë e shtunë trafiku në Tiranë të paralizohet. Me lejen e Bashkisë së Tiranës, koncerti do të mbahet në sheshin mes Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Energjisë për dy ditë. Për këtë arsye Policia e Rrugore të Tiranës është urdhëruar të bllokojë trafikun edhe në disa akse të rëndësishme, duke këshilluar qytetarët të evitojnë qarkullimin në drejtim të “Dëshmorëve të Kombit” dhe rrugët “Çamëria”, “Myslym Shyri”.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje