Gjesti i imamit Kalaja me futbollistët e kombëtares, KMSH dënon sjelljen e klerikut
Komuniteti Shtetëror për Kultet i ka dërguar një letër imamit Ahmed Kalaja ku i tërheq vëmendjen për gjestin tallës ndaj klerikëve ortodoksë, ku protagonistë ishin edhe dy lojtarët të kombëtares. Edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dënuar videon e dy futbollistëve shqiptarë, Andi Lila dhe Armando Sadiku, të cilët denigronin një prift ortodoks dhe flisnin me përçmim dhe tallje ndaj riteve të krishtere.
Duke vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm dhe korrekt me Komitetin Shtetëror të Kulteve, sqarojmë opinionin publik se bashkëndajmë shqetësimin e këtij institucioni, shprehur edhe me shkresën e fundit, në lidhje me ruajtjen dhe moscënimin e traditës së shquar të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, vlerë e vyer kjo e trashëguar ndër vite” – thuhet në reagimin e KMSH-së.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thotë se si një institucion i promovimit të vlerave të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, ka ndjekur me shqetësim publikimin e ndodhur disa ditë më parë, ku gjatë një bashkëbisedimi jo të kujdesshëm të shfaqur në mediat sociale midis dy futbollistëve të kombëtares dhe një imami, u la vend për keqkuptim dhe lëndim të ndjenjave dhe besimeve të tjera fetare. “Rastin në fjalë e dënojmë dhe do trajtohet me seriozitetin maksimal nga Kryesia e Komunitetit Mysliman me synim që raste të tilla të mos përsëriten"-thuhet në reagimin e KMSH.
Comments
me kujdes ju lutem
Me ben pershtypje sa shpejt paska reaguar Komiteti i Kulteve. Videoja eshte publikuar me 23 mars thote, dhe deklarata eshte nxjerre po ashtu me 23 mars. Sikur te kishim reagime te tilla rrufe edhe per ceshtje te tjera serioze qe prekin shoqerine tone.
Tallja me kleriket, edhe kur behet per humor e pa te keq, eshte problematike sidomos duke pasur parasysh historine e vendit tone ku kleriket jane tallur, percmuar, fyer dhe burgosur nga 1967 e ketej. Por me duket se duhet raportuar e plote si histori, edhe pse keshtu e cunget rrezikon te cenoje figuren e imam Kalase me teper se c'duhet. Ne video ai dhe futbollistet kane bere humor edhe me personazhin e nje hoxhe, madje edhe me vete imam Kalane. Duhet permendur gjithashtu edhe fakti se si imam Kalaja edhe Andi Lila kane kerkuar falje per kete shkarje etike.
Add new comment