Blloku Në Vëmendje

Kundërshtitë e “opozitës së re” për konçesionin e pullave për barnat

Postuar në 21 Shtator, 2017 17:39

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së denoncoi përmes facebook-ut futjen në kalendarin e punimeve të kuvendit të rishikimit të kontratës konçesionare për pullën fiskale të barnave. Vasili thotë se kjo është një tjetër taksë që qeveria e Edi Ramës po vendos mbi shëndetin e shqiptarëve dhe i bën thirrje kryeministrit të tërhiqet.

Jo vetëm rusët në zgjedhje - Google në ndihmë të kancelares

Postuar në 21 Shtator, 2017 10:42

Një tjetër botë po depërton realitetin politik dhe social e cila do të mund të rroket mirë në një të ardhme. Akuzat për ndëryrje apo përzierje të rusëve në zgjedhjet amerikane, janë në thelb një skemë konvencionale, pse jo klasike e duelit politik mes dy vendeve antagoniste. Por në zgjedhjet gjermane, akuza po shkon drejt Google, motori i kërkimit kryesor në botën e internetit.

Nënë Tereza "pajton" Athinën me Shkupin

Postuar në 20 Shtator, 2017 18:03

Në marrëdheniet mes Athinës dhe Shkupit duket sikur po fryn një erë e re pas ardhjes në pushtet të Zoran Zaev dhe koalicionit të partive shqiptare. Komuniteti ndërkombëtar është investuar që dy vendet të zgjidhin mosmarrëveshjet për emrin në mënyrë që Maqedonia të afrohet sa më shpejt me NATO-n dhe Bashkimin Europian, aq më tepër kur flitet për një kërcënim rus.

Drejtorët e spitaleve që u bënë qepaze do konkurojnë sërish

Postuar në 19 Shtator, 2017 17:45

Ministrja e re e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shpalli fushatën për pastrimin e territoreve të spitaleve nga objektet që ofrojnë shërbime të cilat nuk kanë lidhje me veprimtarinë e spitaleve. Në parim e njëjta filozofi pune me Ilir Beqajn, i cili po ashtu në 2013-ën e nisi punën si ministër i Shëndetësisë me një aksion të ngjashëm të lirimit të hapësirave në QSUT. http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=178642.

Qeveria ndërhyn në Shkozë (Video)

Postuar në 19 Shtator, 2017 12:16

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka ndërhyrë këtë të marrë në Shkozë për prishjen e banesave që preken nga projekti për rehabilitimin e lumit të Lanës, pavarësisht kundërshtisë së fortë të banorëve. 
Familjeve u është kërkuar zhvendosja e orendive për të vijuar më pas me shembjen e   123 shtëpive. 
Projekti për zgjatimin e bulevardit të Lanës financohet dhe realizohet nga qeveria.

Kat'harsis publiçitar. Ministri i ri i Brendshëm, Xhafaj: Balilin nuk e kapëm vetë

Postuar në 19 Shtator, 2017 11:15

Një nga anët më të errëta të policisë shqiptare është padyshim moskapja e Kelment Balilit, për të cili kishte një urdhër ndërkombëtar arresti. Për mos arrestimin e ish-drejtorit të Transporteve të Sarandës policia dhe prokuroria ia hodhën fajin njëra-tjetrës, ndërsa ish-ministri i shumëdiskutueshëm Sajmir Tahiri mbante fjalime dhe jepte premtime se policia ishte afër kapjes, por iku pa lëvizur asgjë.  

"Survejimi masiv po zëvendësohet me hakerimin masiv"

Postuar në 19 Shtator, 2017 10:51

Edward Snowden, ish- punonjësi i CIA-s që provokoi rrjedhjen më të madhe të informacioneve në historinë e shërbimeve sekrete ka dhënë një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”. Survejimi në masë po shkon drejt fundit, thotë Snoëden, sipas të cilit shërbimet sekrete po orientohen drejt hakerimit masiv si zgjidhje. Po kështu, përvoja e kohës sonë na jep një leksion të hidhur: brezi i sotshëm i ri, është më pak i interesuar për privatësinë sesa brezi më i vjetër.

Marka të njëjta, ushqim inferior drejt Europës Lindore. Konfirmohet dyshimi disa vjeçar

Postuar në 18 Shtator, 2017 08:27

Gazeta “The Guardian” i ka kushtuar një shkrim fjalimit vjetor të presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker mbajtur para Parlamentit Europian. Gazeta është ndalur te tema e ushqimit që është prekur nga Juncker dhe për politikën e diferencimit cilësor që aplikohet nga kompanitë kryesore të cilat paktetimin dhe ambalazhimin e produkteve që tregëtojnë në Europën Lindore e kanë identik me atë në Perëndim, por cilësia është krejt tjetër.

Pabesia e Veliajt, banorët e Shkozës përplasen te ambasadori i SHBA

Postuar në 17 Shtator, 2017 10:59

Historia përsëritet, kur s'ka më asnjë shpresë se shteti shqiptar mund të ofrojë zgjidhje dhe të bëjë drejtësi qytetarët e këtij vendi shkojnë aty ku janë përplasur sa herë halli i tyre nuk është halli i qeverisë apo bashkisë. Ashtu si Filedzja që kërcënohej me jetë nga ish-bashkeshorti i saj dhe nuk ndjeu asnjë mbrojtje nga institucionet, edhe banorët e Shkozës të cilët janë rrethuar nga fadromat iu drejtuan për ndihmë ambasadorit amerikan, Donald Lu.

Lajmërohet fshesa në polici

Postuar në 16 Shtator, 2017 13:37

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka firmosur urdhërin për Vettingun në radhët e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Sipas këtij urdhëri brenda vitit duhet të dorëzohet analiza e gjendjes aktuale si dhe hartimi i një pakete të plotë ligjore, për realizimin e këtij procesi dhe të ngrihen  strukturat që do të përgatisin procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës, integritetit dhe aftësive profesionale të punonjësve të Policisë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje