Blloku Në Vëmendje
2009-2016, plazhi i Semanit humbi 14.2 ha. 700 mijë m3 inerte/vit merren vetëm në Shkumbin
"Klan Plus" raporton sot për prag zhdukjen e plazhit të Semanit si pasojë e erozionit nga deti. Në 3 dekada, objekte që kanë qenë 200 m larg vijës së ujit, tani gjenden në ujë. Të prekur kryesisht nga ky përparim i detit janë kryesisht zonat ranore të Adriatikut dhe për këtë përgjegjësi ka edhe njeriu.
Ligji për pakicat kombëtare. Pikëpyetje të mëdha për identifikimin e shtetasve që vetëidentifikohen
Para disa ditësh qeveria shqiptare përmes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, pezantoi projektligjin “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, i cili “rregullon ushtrimin e të drejtave të personave që u përkasin pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me parimet e parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare…dhe marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut ku Republika e Shqipërisë është palë”.
Anullohet tenderi i uniformave të policisë
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka anulluar tenderin e uniformave të policsë që kapte shifrën e 9.5 milionë eurove. Gazeta “Shqiptarja.com” publikon urdhërin e Xhafës, në të cilin argumentohet se ofertat e paraqitura nuk përputhen me kriteret e kërkuara në dokumentacionin e tenderit. Kjo është një goditje për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, që e prezantoi personalisht projektin për uniforma të reja.
Ministri i Brendshëm jep gjykimin. Flet për krim mjedisor dhe ndërtim pa leje në Këlcyrë
Mjaftuan dy apo tri ditë që disa pak media online të shkruajnë për atë që po ngjet në Këlcyrë dhe qeveria reagoi. Reagoi madje duke marrë edhe rolin e gjykatësit teksa përmes dy ministrave, atij të Mjedisit, Blendi Klosi dhe atij të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka shprehur bindjes se bëhet fjalë për një krim mjedisor.
“SHÇBA e Hetimi Pol Shtetit në luginen e Vjosës. Tolerance 0 ndaj çdo ndërtimi të paligjshëm e krimi mjedisor. Flm medias e shoqërisë civile”, shkruan Xhafaj në Tëitter.
Qazim Sejdini: Për mua do flasë drejtësia (Video)
I përfolur si njeriu që gëzon mbështetjen e grupeve kriminale në Elbasan, kryetari i bashkisë së këtij qyteti Qazim Sejdini i është përgjigjur shkurt dhe pa komente interesit të gazetarëve për lakimin e emrit të tij sidomos pas ngjarjes së 18 Shtatorit në Elbasan ku makina e zv/drejtorit të policisë Gjergj Oshafi u godit nga një mjet ku dyshohet se ishte dhëndri i Sejdinit.
Nuk ka vetting para parasë. Dyshime serioze mbi prokurorin e Gjykatës së Hagës
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, Luis Moreno Ocampo është përfshirë në një skandal që e vendos atë përballë akuzave për korrupsion, konflikt interesi, mitmarrje etj., duke njollosur rëndë imazhin e këtij institucioni. Ocampo, një ish-avokat nga Argjentina, që nisi karrierën dhe mori emër pas proceseve të viteve ’80 kundër përfaqësuesve të Juntës ushtarake në vemdin e tij, drejtonte një zyrë me 300 punonjës, të cilët kishin për detyrë të kapnin dhe nxirrnin para drejtësisë njerëzit e kërkuar për krime kundër njerëzimit.
Lajmshitësi Veliaj, pa skrupuj; inauguron thertoren e 5 viteve më parë (Video)
Zyra për shtyp e Erion Veliajt shpërndau këtë të enjte materiale video mbi hapjen e të parës thertore publike nga Bashkia e Tiranës në zonën e Vaqarrit. Një projekt që sipas Bashkisë, përveçse do të disiplinojë situatën me konsumin e mishit në Tiranë, do të shmangë ndotjen e mbi të gjitha do të ofrojë informacion për mishin e kontrolluar dhe të certifikuar nga Bashkia e Tiranës.
Debat për tekstin e Gjeografisë së Shqipërisë në Parlamentin grek
Në Greqi është kthyer në çështje politike problemi me tekstet mësimore të shkollave në Shqipëri që prekin tema të karakterit historik dhe gjeografik. Dy vendet kanë ngritur prej vitesh një komision të përbashkët për rishikimin e teksteve dhe pastrimin e libra e shkollore nga përcaktimet irredentiste apo përmbajtjet me frymë nacionaliste.
“RD” bën thirrje për arrestimin e personave që ndryshojnë dëshminë në çështjen “Shullazi”
Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike bënte thirrje dje për dënimin e dëshmitarëve që po ndryshojnë dëshminë e tyre në procesin ndaj Emiljano Shullazit. Sipas kësaj gazete, personi në fjalë po shkon drejt lirimit nga burgu dhe kjo pikërisht për shkak se shumë nga personat që thirren si dëshmitarë, po ndryshojnë dëshminë.
Si gjithmonë heq përgjegjësitë nga vetja
Në anën e atyre që janë në luftë frontale me krimin e ka rreshtuar veten kryeministri Rama, teksa iu desh të komentojë deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu për sitatën e rënduar kriminale në vend dhe përgjegjësitë që strukturat shtetërore kanë në të paktën 3 çështje, mosarrestimin e Kelment Balilit, luftën kundër drogës dhe ngjarjen e Elbasanit ku akuzohet se dhëndri i Qazim Sejdinit goditi makinën e policisë.