Nuk ka vetting para parasë. Dyshime serioze mbi prokurorin e Gjykatës së Hagës

Postuar në 06 Tetor, 2017 13:28

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, Luis Moreno Ocampo është përfshirë në një skandal që e vendos atë përballë akuzave për korrupsion, konflikt interesi, mitmarrje etj., duke njollosur rëndë imazhin e këtij institucioni. Ocampo, një ish-avokat nga Argjentina, që nisi karrierën dhe mori emër pas proceseve të viteve ’80 kundër përfaqësuesve të Juntës ushtarake në vemdin e tij, drejtonte një zyrë me 300 punonjës, të cilët kishin për detyrë të kapnin dhe nxirrnin para drejtësisë njerëzit e kërkuar për krime kundër njerëzimit.

Në bazë të dokumenteve të siguruara nga media investigative franceze “Mediapart” dhe analizuar nga një ekip i European Investigative Collaborations, Prokurori që përfaqëson misionin e luftës kundër krimit, rezulton të jetë vetë i zhytur në një aktivitet inkriminues. Revista gjermane “Spiegel” shkruan se Ocampo është paguar 3 milionë dollar për të këshilluar një miliarder të dyshimtë libian, Hassan Tatanaki, mbështetës i dikurshëm i Mohamer Gadhafit dhe që është shumë i përfshirë në Luftën Civile libiane. Sipas reviztës, Ocampo përdori informacione të brendshme të Gjykatës për të ndihmuar Tatanakin që t’i shpëtonte ndjekjes prej saj. Statuti i Gjykatës kërkon që përfaqësuesit e saj të jenë “me karakter të lartë moral” dhe nuk duhet “të angazhohen në ndonjë aktivitet që mund të ndikojë në besimin për pavarësinë e tyre”.

“Por dokumentet e zbuluara…jo vetëm hedhin hije mbi Ocampo, por edhe mbi vetë Gjykatën e Hagës gjithashtu, që u themelua si një triumf i moralitetit mbi krimin”, shkruan revista gjermane, që është pjesë e investigimit.

Pjesa më pikante është reagimi i tij: Ocampo ka disa biznese, mes të cilave një firmë këshilluese në New York, po shkruan një libër për Gjykatën dhe shërben si drejtues në Qendrën Carr për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Harvardit. Atij nuk i pëlqejnë pyetjet kritike. Ai do të flasë për sukseset.

Por duket se nuk është vetëm ambicia e tij që ka sjellë dëme. Janë edhe koniunktruat politike që e kanë ndihmuar. Revista shkruan se Ocampo ka mbajtur krah politik dhe nuk ka qenë i paanshëm.  Ndërhyrja perëndimore në Libi duket se përbën një rast në këtë kuadër. Pasi kishte filluar goditja ajrore, Ocampo bisedoi me shefin e kabinetit të ministrit të Jashtëm të Francës për t’iu thënë se hetimet po ecnin, duke lënë të kuptohet se ai kishte ndërmend të procedonte Ghadafin, “një ose dy nga djemtë e tij dhe 3-4 drejtues të lartë libianë”.

Ky është lloji i informacionit që gjykata nuk duhet ta ndajë me tjetërkënd”, shkruan revista. Sidomos për palët në konflikt. Ndonëse shënimet e përfaqësuesve francezë vënë në dukje se “Ocampo nuk e sheh punën e tij si prokuror i pavarur, por si një zyrë që konkordohet me Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, Ocampo ja doli që të rakordohej me britanikët dhe francezët. Ai kërkoi arrestimin e Gadhafit dhe të vetëve, duke legjitimuar ndërhyrjen e Perëndimit.

Mjaftojnë vetëm këto dyshime që mbi rolin e këtij prokurori dhe vetë institucionin të ngrihen dyshime të mëdha. Besimi të cenohet duke goditur një nga shtyllat e rendit ndërkombëtar të pas Luftës së Ftohtë.

Ky rast është shumë domethënës për Shqipërinë dhe shqiptarët që duhet të mos lejojnë të preken nga magjia e vettingut. Në rastin e Ocampo, ka vepruar media dhe sistemi nuk është korrigjuar me mekanizmat e vet. Le të imagjinojmë se çfarë mund të ndodhë në veendin tonë pas perdes së vettingut, që do të përdoret gjatë si garanci dhe imunitet. Njësoj siç vazhdojnë të jenë politikanët.

http://www.spiegel.de/international/world/ocampo-affair-the-former-icc-c...
https://eic.network/projects/court-secrets

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.