Nënë Tereza "pajton" Athinën me Shkupin
Në marrëdheniet mes Athinës dhe Shkupit duket sikur po fryn një erë e re pas ardhjes në pushtet të Zoran Zaev dhe koalicionit të partive shqiptare. Komuniteti ndërkombëtar është investuar që dy vendet të zgjidhin mosmarrëveshjet për emrin në mënyrë që Maqedonia të afrohet sa më shpejt me NATO-n dhe Bashkimin Europian, aq më tepër kur flitet për një kërcënim rus.
Në këtë kontekst priten propozime të reja nga ndërmjetësi ndërkombëtar Nimiç deri në fund të vitit. Gjithsesi duket sikur po investohet për një klimë të re dhe kjo natyrisht është shoqëruar me deklarata në shtyp të përfaqësuesve diplomatikë. E fundit është një një intervistë e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nicolas Dimitrov për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Një nga detyrat më të rëndësishme të tij është të rifillojë bisedimet me Athinën mbi çështjen e emrit dhe shenjat e para të një qasje liberale duken në deklaratën e Dimitrov se “Athina për vite me rradhë është ndjerë e provokuar nga qeveria e Gruevskit, e cila e quajti aeroportin e Shkupit "Aleksandri i Madh "dhe u ktheu qendrën e kryeqytetit në një mauzoleum arkaik"
"Ne nuk kemi nevojë për qindra monumente për t'u ndier krenarë si maqedonas. Ne duam të kapërcejmë nacionalizmin bosh, të mbështetur vetëm në ngritjen e monumenteve apo emërtimin e rrugëve, stadiumeve dhe aeroportit"- thotë Dimitrov.
Megjithatë, Ministri i Jashtëm maqedonas nuk deshi t'i përgjigjej pyetjes nëse qeveria e re synon të heqë emrin "Alekdandri i Madh "nga Aeroporti i Shkupit, siç kërkon Athina. Por burime të mirëinformuara për Frankfurter Allgemeine Zeitung i thanë gazetës se Shkupi nuk e përjashton një hap të tillë pas zgjedhjeve komunale në tetor dhe eventualisht riemërimin e aeroportit nga “Aleksandri i Madh” në "Nënë Tereza", për shkak se bamirësja e madhe ka lindur në Shkup.
Por a do të ketë më shumë sukses në negociata qeveria e Zaev se ajo e mëparshme? Ai nuk merr një qëndrim të qartë sa i përket vetë emrit. Nikola Gruevski e konsideroi heqjen e "Maqedonisë" nga emri zyrtar apo edhe nga Kushtetuta e vendit të panegociueshme. Kjo është akoma e vlefshmepër Dimitrovin, i cili thotë: "Ne maqedonasit nuk u zgjuam një mëngjes dhe ne vendosëm se kush jemi. Ne jemi maqedonas, si pasojë e një procesi historik që nuk është i negociueshëm ". Por më tej shprehet: "Ne nuk pretendojmë të jemi maqedonasit ekskluzivë. Ndihem maqedonas, por s'kam asgjë me një grek nga Selaniku i cili ndihet njësoj maqedonas, si në kuptimin gjeografik dhe atë kulturor ".
Add new comment