Lajmërohet fshesa në polici

Postuar në 16 Shtator, 2017 13:37

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka firmosur urdhërin për Vettingun në radhët e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Sipas këtij urdhëri brenda vitit duhet të dorëzohet analiza e gjendjes aktuale si dhe hartimi i një pakete të plotë ligjore, për realizimin e këtij procesi dhe të ngrihen  strukturat që do të përgatisin procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës, integritetit dhe aftësive profesionale të punonjësve të Policisë.

Urdhëri thotë se për ta bërë më të besueshëm grupi i punës, i cili kryesohet nga zv.ministri i Brendshëm  do të asistohet nga misionet e asistencës së BE-së (Pameca V) dhe ShBA-së (ICITAP), si dhe ekspertë të mirënjohur ndërkombëtarë.Procesit të Vettingut do t’i nënshtrohen të gjithë punonjësit e strukturave të mësipërme pa përjashtim, në të gjitha nivelet, nga drejtuesi më i lartë deri te specialisti më i thjeshtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.