Blloku Kulturë
Ndërtimet e reja i kushtojnë shtrenjtë, Liverpuli humb statusin e dhënë nga UNESCO
UNESCO i heq statusin e trashëgimisë botërore Liverpulit, në Britani. Shkak është bërë zhvillimi i zonës, në masë të tillë sa ka shkaktuar një "humbje të pakthyeshme" të vlerave historike të portet viktoriane. Agjencia e trashëgimisë kulturore e Kombeve të Bashkuara e mori këtë vendim sot gjatë një takimi në Kinë, përmes një votimi të fshehtë, raporton The Guardian.
Teknologjia mund të “riformatojë” muzetë dhe galeritë italiane të artit
Muzetë dhe galeritë e Italisë hapën dyert me synimin për të rikuperuar 190 milionë euro (225 milionë dollarë) të ardhura që munguan vitin e kaluar. Por rihapja për vizitorët vjen me një risi: një projekt i ri të dhënash që pritet t’i ndihmojë kuratorët të kuptojnë se cilat piktura dhe skulptura marrin vëmendjen më të madhe. Një ekip kërkimor në agjencinë e teknologjive të reja në Itali, ENEA, ka zhvilluar një sistem të bazuar në pajisje që mund të llogaritin se sa kohë dhe nga sa afër e vëzhgojnë një vepër vizitorët e muzeut.
Ndërron jetë Raffella Carra
Iku në një botë më të mirë, aty ku humaniteti i saj, e qeshura e pangatërrueshme dhe talenti i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë sërish përjetë.
Janë fjalë që i dedikohen Raffaella Carra, këngëtare, aktore, moderatore italiane, e ndarë nga jeta sot në moshën 78 vjeç.
Grua e pazakontë e megjithatë e pajisur me një thjeshtësi të rrallë
Zbulohet rastësisht në Romë një pikturë e Rembrandt-it
Një kryevepër e Rembrandt që mendohej e humbur është gjetur pas disa shekujsh në Romë. Zbulimi u bë krejt rastësisht nga restauruesja Antonella di Francesco, e cila e kuptoi vlerën e pikturës ndërsa po e restauronte.
Piktura e çmuar është një pikturë vaji në letër e aplikuar në kanavacë, që i përket viteve 1632-1633. Me temën “Adhurimi i magjistarëve”, piktura ka mbijetuar deri më sot, vetëm përmes kopjeve, ndër të cilat më të njohurat ruhen në Shën Petersburg dhe Goteborg.
UNESCO paralajmëron Romën: Venecia mund të hyjë në listën e zonave të rrezikuara
Venecia mund të futet në listën e vendeve të rrezikuara nëse autoritetet lokale nuk ndalojnë hyrjen e anijeve të mëdha në lagunë. UNESCO pritet ta shqyrtojë një vendim të tillë në seancat e saj në 16-31 korrik, raporton ANSA. Nëse merret një vendim i tillë, agjencia për mbrojtjen e trashëgimisë mund të kërkojë veprim urgjent nga qeveria italiane deri në shkurtin e ardhshëm.
Letrat e Kafkës botohen online
Një koleksion i pabotuar letrash, dorëshkrimesh dhe vizatimesh të Franc Kafkës janë të aksesueshme online përmes Bibliotekës Kombëtare të Izraelit, e cila arriti t’i merrrte këto dokumente pas një beteje ligjore disavjeçare. Dokumentet që shfaqen për herë të parë për publikun janë 200 letra që Kafka ia ka shkruar mikut të tij, Max Brod, dhe 120 vizatime.
Një Stonehenge i dytë zbulohet në Ukrainë
Gërmimet arkeologjike në rajonin e Dnipropetrovsk të Ukrainës kanë nxjerrë në dritë një strukturë guri që i ngjan asaj të Stonehemge në Britani. Me përmasa më të vogla, struktura është zbuluar krahas varreve dhe fragmenteve të qeramikës në një zonë ku pro kryhen gërmime prej më shumë se një muaji, raporton RT. Sipas shkencëtarëve, Stonehenge-i ukrainas është disa qindra vjet më i vjetër se ai britanik.
Amazon blen kompaninë ikonë të Hollivudit
Amazon do të blejë kompaninë e filmave Metro-Goldwyn-Mayer për 8.45 miliardë dollarë. Në këtë mënyrë, gjiganti i shitjeve online ka në plan të përdorë kompaninë ikonë gati 1-shekullore për të përmbushur kërkesën e madhe për përmbajtje në platformat e transmetimit, raporton "Bloomberg".
Franco Nero rikthen në ekran Kevin Spacey-n
Kevin Spacey rikthehet në ekran. Aktori është pjesë e kastit të filmit të ardhshëm të Franco Neros. Filmi do të jetë shfaqja e parë e aktorit që prej vitit 2017, kur karriera e tij “ngriu” pas akuzave për sjellje të keqe seksuale.
"Jam shumë i lumtur që Kevin pranoi të merrte pjesë në filmin tim", tha Nero për ABC News. "Unë e konsideroj atë një aktor të shkëlqyeshëm dhe mezi pres të filloj filmin," tha ai.
Zbulohet një roman i pabotuar i John Steinbeck
Shumë kohë para se të bëhej një nga autorët më të njohur të Amerikës, John Steinbeck shkroi të paktën tre romane të cilat nuk u botuan kurrë. Dy prej tyre ai i grisi vetë, pa parë dritën e botimit, por një i tretë - një histori misterioze që titullohet “Vrasje me hënë të plotë” - ka mbijetuar në një arkivë, që kur iu refuzua botimi në 1930.