Ndërron jetë Raffella Carra
Iku në një botë më të mirë, aty ku humaniteti i saj, e qeshura e pangatërrueshme dhe talenti i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë sërish përjetë.
Janë fjalë që i dedikohen Raffaella Carra, këngëtare, aktore, moderatore italiane, e ndarë nga jeta sot në moshën 78 vjeç.
Grua e pazakontë e megjithatë e pajisur me një thjeshtësi të rrallë
shkruan agjencia Ansa, që e ilustron këtë cilësi të ikonës televizive italiane me kërkesën e fundit për një arkivol druri të papërpunuar dhe një urne për të mbajtur hirin e saj.
Carra ikën nga kjo botë duke lënë pas shumë nostalgji, shumë kujtime, një pikë reference të vërtetë, por ajo merr me vete edhe një kohë kur televizioni ishte edhe kulturë, model dhe apel shoqëror. Më poshtë një preje performancave të saj më të popullarizuara në televizionin shqiptar:
Add new comment