Blloku Kulturë

Lufta e Stalinit: Një libër dhe një e dhënë historike që vjen si paralajmërim për Europën

Postuar në 06 Prill, 2021 16:45

Gazeta britanike “The Guardian” shkruan sot për publikimin e një libri të ri me temë nga Lufta e Dytë Botërore me autor historianin amerikan, Sean McMeekin që konsiderohet se jep një perspektivë alternative mbi ato ngjarje.

Versioni sovjetik i “Lord of the Rings” publikohet online 30 vite pas transmetimit

Postuar në 05 Prill, 2021 18:03

Një adaptim televiziv sovjetik i “Lordit të Unazave” që mendohej se kishte humbur, u postua në YouTube javën e kaluar. Filmi me dy pjesë i bërë për TV në vitin 1991, Khraniteli, është adaptimi i vetëm i trilogjisë “Lord of the Rings” që besohet të jetë bërë në Bashkimin Sovjetik. 

Teologjia dhe misticizmi në shekullin e XXI-të

Postuar në 03 Prill, 2021 01:32

 

"Nuk ka ende fonde për projektin e ri të Bibliotekës Kombëtare"

Postuar në 01 Prill, 2021 18:56

Vendi do të ketë një Bibliotekë të re Kombëtare, me gjasë tek zona e ish-Gardës së Republikës, terreni është, por mungojnë fondet.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, thotë në një intervistë për MCN TV se kjo është arsyeja që ka mbetur pa nisur zbatimi, por e sheh me optimizëm hedhjen e një prej hapave, zgjedhjen e vendit të përshtatshëm.

Por në çfarë do të kthehet Biblioteka aktuale Kombëtare? Ai thotë se ideja e kahershme është që të bëhet Biblioteka e Tiranës. Drejtori Misha tregon edhe në fazën ku gjendet projekti i dixhitalizimit të veprave dhe artikujt.

AC / DC: Historia pas realizimit të albumit “Power Up”   

Postuar në 28 Mars, 2021 16:17

Albumi i fundit i AC/DC, “Power Up” i dedikohet të ndjerit Malcolm Young, ish-kitarist i grupit dhe përfshin 12 këngë që ai shkroi vite më parë me vëllain e tij kitarist, Angus. Albumi shënoi edhe rikthimin në grup të këngëtarit Brian Johnson, basistit Cliff Williams dhe bateristit Phil Rudd, ndërsa Stevie Young, nipi i Angus, vijoi performancën si kitarist i ritmit në vend të Malcolm. Poëer Up rezultoi albumi më i madh i vitit 2020.

Dhjetë gjëra që duhen njohur rreth revolucionit grek

Postuar në 24 Mars, 2021 08:32

 

Në shkrimin e saj “Dhjetë gjëra që duhet të njohim rreth Revolucionit Grek”, historiania greke Maria Efthimiu, përmes një përmbledhjeje në formë pyetjesh - përgjigjesh, shpjegon rëndësinë e revolucionit grek, jo vetëm për lexuesin grek, por edhe atë ballkanas e europian. Revolucioni grek është i një rëndësie të veçantë, pasi u priu gjithë kryengritjeve që pasuan më vonë në Ballkanin otoman, me përjashtim të atij serb.

Anthony Hopkins, një jetë në kujtime

Postuar në 22 Mars, 2021 16:44

Michael Schulman

Roli që do ta bënte të famshëm ishte ai i Peter O’Toole, një djalë i etur për pushtet,  në vitin 1968, në filmin "The Lion in Winter". Gjysmë shekulli dhe shumë role më vonë - mes tyre ai i Richard Nixon, Alfred Hitchcock, Papa Benedict XVI, Mbreti Lear (dy herë), John Quincy Adams, Pablo Picasso dhe, natyrisht, ai që e njohim të gjithë, Hannibal Lecter –Anthony  Hopkins është tetëdhjetë e tre vjeç, metaforikisht një luan në stinën e dimrit. Por ai nuk po ulërin.

Gjenden në Izrael fragmente të një Bible të shekullit II

Postuar në 16 Mars, 2021 22:15

Fragmente të Biblës janë gjetur në një shpellë në shkretëtirën e Judës në Izrael. Zbulimi i parë që nga vitet 1950, ato i përkasin rreth 2000 viteve më parë. Një ekip nga Autoriteti Izraelit i Antikiteteve (IAA), i cili që nga viti 2017 ka gërmuar në disa shpella në këtë zonë, thatësia proverbiale e së cilave e favorizon ruajtjen, ka gjetur fragmente në greqisht nga periudha e Bar Kokhba, njeriu që në shekullin e dytë pas Krishtit udhëhoqi revoltën e tretë hebraike kundër Perandorisë Romake.

Franca kthen pikturën e Klimt që u shit gjatë pushtimit nazist të Austrisë

Postuar në 16 Mars, 2021 14:06

Franca do t’u kthejë një pikturë të artistit austriak Gustav Klimt trashëgimtarëve të familjes hebreje që u detyrua t’u shiste atë nazistëve.

Ministrja franceze e kulturës, Roselyne Bachelot, tha se kthimi i pikturës te pronarët e ligjshëm është njohje e krimeve që rënduan mbi ta.

Shteti francez e bleu veprën në vitin 1980 pa e ditur historinë e saj.

Si do ta ndryshojnë tregun e artit ligjet e reja kundër pastrimit të parave

Postuar në 13 Mars, 2021 15:02

Julian Stallabrass, akademik në Institutin e Artit Courtauld, shkruante në “London Review of Books” në 2013 se "sa më shumë arti hyn në punë për investime, mashtrim me taksat, pastrim parash dhe hyrje në elitë", aq më shumë shfaqet padobishmëria e tij parimore” në panaire. Qëndrimi polemik i Stallabrass ndaj tregut të artit pasqyron raste reale të shkeljes së ligjit dhe qëndrimet e disave që e shikojnë artin si mall të luajtshëm me vlerë subjektive.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Kulturë