Versioni sovjetik i “Lord of the Rings” publikohet online 30 vite pas transmetimit
Një adaptim televiziv sovjetik i “Lordit të Unazave” që mendohej se kishte humbur, u postua në YouTube javën e kaluar. Filmi me dy pjesë i bërë për TV në vitin 1991, Khraniteli, është adaptimi i vetëm i trilogjisë “Lord of the Rings” që besohet të jetë bërë në Bashkimin Sovjetik.
I transmetuar 10 vjet para publikimit të pjesës së parë të trilogjisë së filmit të Peter Jackson, filmi me buxhet të ulët vjen nga një epokë tjetër: kostumet dhe setet janë elementare, efektet speciale janë të thjeshta, dhe shumë nga skenat duken më shumë si ato të një teatri dhe jo të një filmi me metrazh të gjatë.
Edhe baza muzikore nga Andrei Romanov i grupit rock Akvarium i jep filmit nuanca dukshëm sovjetike. Filmi është transmetuar vetëm një herë në televizion përpara se të zhdukej në arkivat e Televizionit Leningrad. Pak e dinin ekzistencën e tij deri javën e kaluar, kur u shfaq në Youtube dhe mblodhi mbi 400 mijë klikime në pak ditë. Versioni sovjetik përfshin disa elementë të skenarit të lënë jashtë produksionit të suksesshëm prej 93 milionë dollarësh të Jackson.
Add new comment