Blloku Kulturë
Arvanitasit e Athinës dhe emri i Plakës
Burimi: Protothema
Përkthimi: ResPublica
Greqia bashkëkohore është një problem i hapur, me dyer dhe dritare të mbyllura
Në 4 shkurt 2010, ndërroi jetë në Paris, Kostas Akselos, filozof dhe pedagog filozofie, një nga mendimtarët grekë më të rëndësishëm. Më poshtë një intervistë e tij që mund ta quajmë edhe një lloj testamenti të pesimizmit.
Si e shpjegoni faktin që filozofia, pavarësisht “çelësave” që sajoi, që nga koha e filozofëve aziatikë gjer te Platoni e Aristoteli dhe nga krishtërimi te Kartezi, Marksi e filozofët e kohës sonë, nuk ka arritur të hapë “portën” që shpie drejt lirisë së vërtetë të njeriut, lumturisë së tij?
Tradhtia e domosdoshme e Juda Iskariotit
Kokë më kokë më 19 nëntor 1990/Po rishikuam historinë, më mirë të ikim
Më 19 nëntor të vitit 1990 Ramiz Alia, autoriteti kryesor në vend, zhvillon një bisedë me Nexhmije Hoxhën, në cilësinë e drejtueses së Institutit të Studimeve Marksiste – Leniniste. Biseda vjen pak ditë para ngjarjeve të dhjetorit ’90, në kontekstin e një Shqipërie “që zjente” nga kërkesa të shumta për ndryshim, por të cilat ende nuk ishin artikuluar në formë politike.
Komuniteti hebre i Janinës - Rrugëtim në kohë
Hebrenjtë që u vendosën në hapësirën greqishtfolëse gjatë periudhës helenistike (shekulli III p.K.), u quajtën “romanjotë” në kohën e Bizantit dhe përbënin shumicën dërrmuese të elementit hebre gjer në shekullin e XV. Që në fillim, adoptuan gjuhën greke, u frymëzuan nga zakonet e kultura popullore vendase dhe në kombinim me doket e tyre, krijuan një traditë unike greko-hebraike. Mbajtën identitetin e tyre fetar, siç dëshmohet nga sinagogat që ndërtuan dhe mbijetesën e hebraishtes si gjuhë liturgjike.
11 dhjetor, takimi i studentëve me Ramiz Alinë. Kur FLITEJ për pluralizmin politik dhe krijimin e partive të reja
Krijimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë më 12 dhjetor, u parapri nga një lëvizje intensive e studentëve që shpërtheu më 8 dhjeto 1991, për t’u kanalizuar shumë shpejt në kërkesën e pluralizmit politik që gjeti shprehjen e vet më të formuluar nga përfaqësimi që gjeti kjo lëvizje nga profesorati I Universitetit të Tiranës dhe intelektualë me emër.
Ndershmëria e Pornografisë
Lindi si një e vdekshme e thjeshtë me bukuri marramendëse
Një muze për Maria Kallas
Homoseksualiteti dhe Vdekja, të vetmet domene absolute të Zotit
Marguerite Duras hyn tek ata shkrimtarë që kur i lexon njeh Femrën. Jo në stilin e të shkruarit, por në atë që thotë, në pasionin e qetë të ndarjes së përvojës së vet me seksin, Mashkullin. Të cilat i letrarizon jo vetëm në tekste librash, disa prej të cilave tashmë të famshëm, por edhe si rrëfime të atypëratyshme, si të vërteta që tingëllojnë histori të një jete të Përjetuar, përveçse të jetuar.